Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 46 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., F. K., dhe L. S., banuese në Milot, pasi dyshohet se shtetasit A. Sh. dhe F. K., në vitin 2005, kanë falsifikuar dokumente pronësie në favor të shtetases L. S.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 18 vjeç, banues në fshatin Kuç, dhe A. H., 61 vjeç, banues në fshatin Meselim, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi F. Gj., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti i tij është përfshirë në përplasje me automjetet me drejtues shtetasit M. C., 43 vjeç dhe A. G., 58 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi M. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori,ku nisi procedimi penal për shtetasen D. L., 69 vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja O. F., 22 vjeçe, se shqetësohet nëpërmjet celularit, nga një numër i panjohur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. C., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që kryen parakalim të gabuar në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, bëjmë me dije se:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet dhe kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin F. M.
Në bazë të Kodit Rrugor, ai u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Humelicë, pasi dyshohet se është konfliktuar me shtetasin V. N., për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. I., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se rreth 1 vit më parë, kur ka qenë inspektor i IMT-së, ka shpërdoruar detyrën.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. L., 42 vjeçe, banuese në Përmet, pasi në aksin rrugor “Dragot-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 46 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., F. K., dhe L. S., banuese në Milot, pasi dyshohet se shtetasit A. Sh. dhe F. K., në vitin 2005, kanë falsifikuar dokumente pronësie në favor të shtetases L. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, një shtetase 7 vjeçe, është rrëzuar aksidentalisht në banesë. Ajo është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohet lënda narkotike kanabis, që iu gjet atij, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë.
Gjatë kontrolleve në territor, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar në Shëngjin, një shtetas të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 26 vjeç, banues në Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”.
Goditet një rast i kontrabandimit në Shqipëri, të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.
Zbulohet dhe bllokohet dyqani në Yzberisht, ku shiteshin mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
Vihet në pranga administratorja e dyqanit.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:
-E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. D., 18 vjeç, banues në fshatin Pleshisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur send të fortë një 52-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.
Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
