Raporti i ngjarjeve, 20 janar 2026

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-F. J., 35 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. E., për motive të dobëta;

-B. M., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në dyqanin e një kompanie celulare, ka filmuar punonjësen, shtetasen V. Sh., pa pëlqimin e saj. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet një peshore elektronike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy celularëve të 32-vjeçarit, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari ushtronte aktivitetin në lokal, pa e regjistruar në organet tatimore. Peshorja elektronike dhe 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 57 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, në banesë, shtetasit N. J.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-E. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi N. Ç., i cili pretendon se një javë më parë, 35-vjeçari i ka vjedhur në banesë, në fshatin Kolanec, Maliq, një shumë parash.

-A. O., 50 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Më datë 19.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi L. H., 44 vjeç, banues në Pogradec, se në rrugë është konfliktuar fizikisht tre shtetas të panjohur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, rreth aksidentit rrugor në Laç, me pasojë vdekjen e shtetasit E. T., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të autmojetit në të cilin ishte pasagjer shtetasi E. T., shtetasit G. Xh., 23 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen. 23-vjeçari dhe pasagjeri tjetër në automjetin që drejtonte ai, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 24 vjeç, banues në fshatin Tale, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. Ll., 33 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë u dëmtua 33-vjeçari, i cili pasi mori asistencën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin O. R., 30 vjeç, banues në fshatin Shullaz, pasi dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, një automjet të Policisë.

Dje, kallëzoi shtetasi A. K., se shtetasi turk, S. D., i ka marrë një shumë të konsiderueshme eurosh, nëpërmjet mashtrimit. Punohet për kapjen e autorit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Laç–Sanxhak”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. P.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi P. P., i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Bushnesh–Milot”, automjeti me drejtues shtetasin R. M., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Z., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar 2 pasagjeret në automjetin që drejtonte shtetasi R. Z., shtetaset H. Q. dhe H. Z., të cilat janë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Q., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin K. V., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, me leje drejtimi të dyshuar false. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, K. C alias K. S alias K. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se më datë 02.08.2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin J. A..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. D., drejtues teknik në një subjekt privat, pasi gjatë punimeve të kryera për llogari të këtij subjekti, janë shkaktuar dëme në një banesë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. T. dhe J. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. J., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin I. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin B. M., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. G., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit J. J., G. J., A. U. dhe S. K., pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Dinamo-Vllaznia”, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, të ngarkuar për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin Sh. M;
-shpallën në kërkim shtetasin A. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me send të fortë, shtetasin G. Sh.. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit A. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin M. S..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin B. C..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-arrestuan shtetasin M. D., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Sh., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka shkarkuar materiale në një ambient, veprim për të cilin nuk ishte autorizuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin B. H., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin F. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Më datë 19.01.2026, kallëzoi shtetasi E. A., se ishte fyer në rrjete sociale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, B. M., 19 vjeç, banues në Krujë, të cilit, në muajin nëntor, 2025, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Glaukia”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Ç., e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Sinaballaj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë, shtetasi A. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin që drejtonte ai, shtetasi R. Xh..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. L., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, mbi takimet e ish-bashkëshortit, me fëmijën e tyre;
-L. C., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
-A. V., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-F. R., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-kapën shtetasin A. K., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 14.12.2025, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 40-vjeçar. Pas konsultimit me prokurorin, për 35-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (biçak), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në fshatin Zhavar, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, dhe J. M., 30 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën secilit prej tyre, sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin G. L., 23 vjeç, banues në fshatin Buzmadh, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur kabllo elektrike në serat e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. M., 42 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka dëmtuar 3 varre të familjarëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 69 vjeç, N. V., 54 vjeç, dhe S. Z., 65 vjeç, pasi drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka bërë kallëzim për të, shtetasja F. M.(L).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua duke kryer punime, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. L., pasi u konstatua duke vjedhur produkte ushqimore në një market.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Sh., pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi dje:
-shtetasi E. M., 51 vjeç, ka kallëzuar se shtetasi M. M., 30 vjeç, po kryen punime në një pronë për pronësinë e së cilës janë në proces gjyqësor;
-shtetasi A. T., 63 vjeç, është konfliktuar me shtetasin E. K., 61 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. P., pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-L. B., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin F. T., 61 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi F. T. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në subjektin që ai administron, për ndërtim dhe konstruksione metalike, në fshatin Bradashesh, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje skrapi që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara, grupi i inspektimit vuri masën administrative 3 000 000 lekë.
Po punohet për kapjen e shtetasit E. R..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. X., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer një 42-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Policia Rrugore, brenda 12 orëve, godet dy raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe, për të shmangur testin e alkoolit, u ofruan shuma parash punonjësve të Policisë Rrugore; vihen në pranga dy shtetas.

Në pranga edhe dy drejtues të tjerë automjetesh, njëri për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe tjetri për drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës kanë intensifikuar monitorimet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë monitorimeve intensive, në rrugën “Adria” dhe në Sukth, janë konstatuar dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe janë ndaluar menjëherë.

Në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve kryerjen e testit të alkoolit, dy drejtuesit, shtetasit Sh. D. dhe A. Sh., kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore duke ofruar shuma parash, konkretisht 2000 dhe 5000 lekë të rinj, për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit.

Nga kryerja e testit të alkoolit për drejtuesin e automjetit në rrugën “Adria”, shtetasin Sh. D., rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.13 mg/l.

Ndërsa drejtuesi i automjetit në Sukth rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l.

Gjithashtu, gjatë monitorimeve në rrugën “Vllazërimi”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin A. R., 44 vjeç, i cili nga testi i alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.

Po gjatë monitorimeve në rrugën “Miqësia”, është konstatuar automjeti me drejtues shtetasin H. K., 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.55 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. D., 61 vjeç, A. Sh., 51 vjeç, A. R., 44 vjeç dhe H. K., 22 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.