Raporti i ngjarjeve, 20, 21, 22, 23, 24 mars 2025
Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kurtaj” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Krimet në Volum në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.
Shpallet në kërkim pronari i ambientit.
Në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.
Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.
Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”.
Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:
-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;
-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Finalizohet operacioni policor “Multi games 2”.
Vihet në pranga administratori i një lokali ku organizoheshin lojëra fati. Sekuestrohet 1 njësi kompjuterike dhe 1 celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Multi Games 2”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 25 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, organizoheshin lojëra fati në anë të kompjuterit dhe celularit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Grudë e Re”.
Kapet dhe ndalohet 1 në kërkim, i cili në muajin janar 2026, dyshohet se ka transportuar me automjet, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se përdori armë zjarri.
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grudë e Re”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 16.01.2026, 21-vjeçari ka transportur me automjet, shtetasin E. K., i cili u konfliktua për motive të dobëta, me shtetasin A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” dhe dyshohet se përdori armë zjarri, pa shkaktuar pasoja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., pasi, nëpërmjet mashtrimit, nuk i ka paguar një shumë parash që i detyrohej shtetases O. N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A. K. dhe A. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, shtetasi A. K. ka goditur me grushte shtetasin O. M., ndërsa shtetasi A. D. e ka kanosur;
- F. K., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen F. H., për motive të dobëta;
- F. Sh. dhe A. Sh., me detyrë administrator dhe shofer të një firme, pasi gjatë disa punimeve të brendshme në banesën e shtetasit A. H., janë dëmtuar 2 punëtorë të tyre, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- T. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin E. M.;
- A. D., I. B. dhe M. B., pasi shtetasi A. D., nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë një shumë lekësh shtetasve I. B. dhe M. B. Ndërsa këta të fundit kanë shkuar në klinikën dentare të A. D. dhe, me vetëgjyqësi, kanë marrë një pajisje mjekësore, pa dëshirën e tij, si garanci për borxhin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pajisja mjekësore;
- A. C., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. E., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
- arrestuan shtetasin E. A., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike në një banesë dhe në një subjekt. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., pasi ka përvetësuar një pajisje elektronike;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. H., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen E. Z., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- E. Xh., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin K. Xh.;
- O. I., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen M. B.;
- A. K., F. V. dhe Sh. T., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin M. M.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
- arrestuan shtetasin Xh. L., 60 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. Xh. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. T. dhe P. M., pasi automjeti që drejtonte shtetasi I. T. u përplas me automjetin me drejtues shtetasin E. V. Si pasojë, u dëmtuan shtetasi E. V. dhe pasagjerja e tij, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Në momentin e aksidentit, shtetasi P. M. u ka pohuar punonjësve të policisë se ishte ai drejtuesi i mjetit, por nga veprimet hetimore rezultoi se drejtues ka qenë shtetasi I. T., i cili ishte larguar nga vendi i aksidentit.
- Më datë 19.03.2026, kallëzoi shtetasi M. Gj., se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. A., 31 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
- Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.
Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kruer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. I., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, automjeti që ky shtetas drejtonte është përplasur me dy automjete të tjera, njëri prej të cilëve ishte i parkuar. Për pasojë është lënduar një 17-vjeçare, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. I., e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në qendrën e Hemodializës pranë Spitalit Korçë, ka dëmtuar me vetëgjyqësi tubin e një aparature.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 60 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Shqitas, Maliq, u kap duke transportuar dru zjarri pa leje, me një mjet bujqësor (traktor) të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti dhe lënda drusore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “Braktisja e kafshës të shoqërimit” për shtetasin K. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, kafsha e tij shtëpiake (qen) dyshohet se ka dalë nga rrethimi i oborrit të banesës së 39-vjeçarit dhe ka dëmtuar një 11-vjeçare, e cila pasi mori mjekim ne spital u largua në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Pogradec/Më datë 20.03.2026, në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin argjendarinë e shtetasit L. A., 69 vjeç, në lagjen nr. 5, por nuk kanë mundur të marrin gjë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSH, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. F., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë verifikimit në sistem, ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisariati i Policisë Lezhë, ku në vijim 25-vjeçari do të ndiqet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier / Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.
I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.
Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku u shpallën në kërkim:
-shtetasia M. C., 21 vjeçe, banuese në Laç, Kurbin, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila dyshon se i ka vjedhur një telefon celular;
-shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Lezhë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë, për moskthimin, sipas kontratës, të një automjeti të marrë me qira.
Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. Gj., 42 vjeç, banues në Lezhë, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;
-M. M., 61 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i kapur duke kryer punime pa leje;
-A. F., 23 vjeç dhe E. N., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë dhe penguan kryerjen e detyrës gjatë kontrollit fizik.
Dje ka bërë kallëzim shtetasi E. S., 36 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, se motra e tij, 46 vjeçe, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-E. S., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj ktij shtetasi, iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis.
-A. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili në lagjen nr.13, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis.
Specialistët për qarkullimin rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit N. B., 76 vjeç, banues në Sektor-Rinia, i cili në lagjen nr.15 , duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar. Pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, ky shtetas është larguar në banesë pa probleme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. Gj., 25 vjeç, banues në Ishëm, pasi ka kallëzuar vajza e xhaxhait se, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar me fjalë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Po këto specialistë referun materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-K. Sh., 32 vjeç dhe A. Sh., 37 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, të cilët kanë goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore një 60-vjeçari;
-J. A., 64 vjeç, banues në Golem, pasi dyshohet se, në tokën e tij ka hedhur inerte dhe ka kryer punime pa leje përkatëse;
-Gj. L., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ka kallëzuar shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Durrës, se dje, në lagjen nr.4 , ka konstatuar të humbur targën e motomjetit të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”.
Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të dyshuar (të afërm me njëri-tjetrin), si dhe 2 shtetas të tjerë për “Shpërdorim detyre”.
Sekuestrohen 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Kurtaj”, i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë vijuar veprimet hetimore dhe verifikuese.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se, në këtë ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë konstatuar 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë e fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi
- D., 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, me detyrë faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:
-R. H., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pronar i ambienteve ku u gjetën bimët narkotike;
-E. H., 24 vjeç, banues në Kurtaj (i afërm i shtetasit R. H.), i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-E. M., 36 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
-D. E., 34 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje dhe materiale të përdorura për këtë veprimtari kriminale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.
Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, ku u shpallën në kërkim shtetasit B. H. dhe E. M., sqarojmë se shtetasi B. H, u paraqit vetë pranë strukturave të Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë rezultoi se ambientet ku u konstatua veprimtaria kriminale janë në pronësi dhe në administrim të vëllait të tij, shtetasit R. H.
Në vijim, shtetasi B. H, është lënë i lirë, pasi nuk rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetimet vijojnë me intensitet të lartë, me qëllim grumbullimin dhe dokumentimin e çdo prove që lidhet me këtë veprimtari kriminale, si dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Interpol Tirana
Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti.
Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.
Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.
Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:
Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç;
Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç,
të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.
Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. A., 24 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
-E. N., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. P., 28 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa;
-E. H., 40 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-O. B., 33 vjeç dhe K. S., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar për mbylljen e muzikës në një lokal në lagjen nr. 7, Korçë, ku këta shtetas ndodheshin, për shkak të detyrës, dyshohet se kanë fyer punonjësit e policisë dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre për shoqërim në komisariat;
-I. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale bashkëjetuesen e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-E. Z., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në afërsi të fshatit Leshnjë, Korçë, u kap duke transportuar me automjet, dru zjarri pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti dhe lënda drusore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Sarandë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh.
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve R. M., 51 vjeç dhe I. P., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Durrës.
Në rrugën “Martin Camaj”, ky shtetas u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit R. K., 42 vjeç, banues në Arapaj, i cili dyshohet se në banesë ka kanosur dhe kërcënuar me fjalë nënën e tij 67-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit G. Ç., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një motor uji në një kompleks në Golem. Mjeti ujor u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi Xh. M., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili ka deklaruar se ka rrëshqitur në banesë dhe ka dëmtuar krahun.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
—-
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 21.03.2026, rreth orës 10:35, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtuese shtetasen J. D. është përplasur me një motomjet të Policisë Rrugore, që drejtohej nga efektivi i Policisë, shtetasi E. M.
Si pasojë e përplasjes, efektivi ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Fier/ Arrestime të njëpasnjëshme nga Komisariati i Policisë Fier për veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 52-vjeçar.
Në pranga edhe një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga të ngjashme me ato të Policisë.
Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të ndodhur më datë 21.11.2025, ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-M. M., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë;
-E. P., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, Forca e Posaçme “Shqiponja” i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Lëndët narkotike për të dyja rastet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B, pasi dyshohet se ka goditur një shtetas të mitur, në bazë të kallëzimit të nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. K, E. K dhe M. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit E. K dhe E. K, kanë goditur me grushte shtetasin E. A, ndërsa shtetasja M. K e ka kanosur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S dhe E. S, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin H. P, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin M. B., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin shtetasit B. S, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin D. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin F. V, 30 vjeç, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. V, E. M, E. B, R. Gj, Sh. Gj, A. P, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. V dhe S. P, pasi në Rrugën e Dibrës, janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit A. P dhe R. Gj, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim si dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në konflikt;
-arrestuan shtetasin D. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës kunatin e tij. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M(kunati i 30-vjeçarit) pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. F.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arreatuan shtetasin G. B, 19 vjeç si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B dhe për një të mitur pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit K. M, S. M dhe J. M.
Rinas/ U ekstradua nga Gjermania shtetasi R. A., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit F. Rr., 34 vjeç dhe K. P., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasit M. C, 20 vjeç dhe K. C, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje;
-arrestuan shtetasin A. D., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Më datë 21.03.2026 kallëzoi shtetasi P. B., se ishte larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi D. B., 42 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Berat/Informacion paraprak
Më datë 21.03.2025, rreth orës 12:30, në lagjen “Kala”, Berat, shtetasja L. T. (K)., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, me kombësi holandeze dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një mur.
Si pasojë, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shijak
Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.
Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen “Popullore”, Shijak, ka dëmtuar me mjet prerës (hanxhar) xhamin e automjetit të shtetasit D.Ç, 55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht, si dhe e ka kanosur me mjetin prerës hanxhar për ta vrarë.
Gjatë veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjetet prerëse: një thikë dhe një hanxhar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat
Pas publikimit të një rasti në emisionin investigativ “Piranjat”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q.K., 64 vjeç, banues në Strenec, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, nëpërmjet komunikimit telefonik, me një shtetase të dyshuar të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I.M., 37 vjeç, banues në lagjen “Kala”, Berat, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur një shtetas 28 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen N.S., 59 vjeçe, banuese në Skrevan, pasi dyshohet se ka zënë një hapësirë toke, të cilën nuk e ka në pronësi, duke mbjellë pemë (ullinj).
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.H., 35 vjeç, banues në Drenovicë, pasi dyshohet se ka zënë një hapësirë toke, të cilën nuk e ka në pronësi, duke vendosur një portë metalike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik në tubimin që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht:
-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;
- U.N., 51 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Sh.M.
- L.Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur barishte, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe, për pasojë, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A.D., 42 vjeç dhe S.D., 35 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte shtetasin H.O.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M.D., 33 vjeç, banues në fshatin Frankth, pasi për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasin A.A., 26 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 56 vjeç, banues në fshatin Spathar, pasi dyshohet se dje, ka ndezur një zjarr duke djegur një sasi mbeturinash, por zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe me kallamishte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe:
- shpallën në kërkim shtetasin E. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se në zonën e mbrojtur të fshatit Bogë, ka kryer punime ndërtimi pa lejet përkatëse;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. U., 36 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi dje, ka shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasja L. Z., 37 vjeçe, banuese në fshatin Rrenc, pasi dyshohet se para tre ditësh ka konsumuar mbi dozën e lejuar një sasi medikamentesh mjekësore që përdorte për kurim prej disa vitesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Goditet një rast i mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë goditën një rast të mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 158 fishekë luftarakë dhe 1 kallëp lënde plasëse, të dyshuar si tritol.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin O. T., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.03.2026, në aksin rrugor Lezhë–Shëngjin, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një shtetas i mitur që ndodhej në automjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Gocaj, Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.
Gjithashtu, këto shërbime plotësuan kërkesën për pajisjen me urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm për shtetasin K. M., 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se babai i tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Lezhë/Më datë 22.03.2026, rreth orës 09:30, në fshatin Treshë, Lezhë, në oborrin e banesës, në një pemë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi P. P., 55 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme
Lushnjë/ Lëvizte i armatosur në qytet, shpallet në kërkim një 21-vjeçar.
Arrestohen 5 të rinj, shokë të 21 vjeçarit, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri në qytet, dhe se ndodhej në një lokal bashkë me disa shokë të tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar lokalin, një bar-kafeje në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin tij.
Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë gjetur në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi i personit që posedonte xhupin dhe armën e zjarrit , konkretisht shtetasi M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte larguar pak minuta më parë për në një berberhane dhe do kthehej përsëri.
Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. K., 20 vjeç, S. Sh., 24 vjeç, G. M., 21 vjeç, H. T., 20 vjeç dhe L. S., 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin M. S, dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj.
Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. S , u gjet municion luftarak (fishekë).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë, municioni luftarak, 1 automjet dhe 5 aparate celularë.
Vijon puna për kapjen e 21 vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të 5 shtetasve të arrestuar, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit M. S., të shpallur në kërkim.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një aksident të ndodhur në unazën e qytetit të Pogradecit, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. Z., 27 vjeç dhe E. Sh., 58 vjeç, banues në Pogradec. Automjeti me drejtues 27-vjeçarin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. Sh., ku për pasojë u dëmtuan 58-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në motomjet. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi E. Sh., drejtonte motomjetin në gjendje të dehur. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. Ç., 45 vjeç, banues në Pogradec dhe D. P., 56 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi këta shtetas u konstatuan në fshatin Slabinjë, duke transportuar me mjete tip kamionë, dru zjarri pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet dhe sasitë e lëndëve drusore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 33 vjeç, dhe A. T., 58 vjeç, të dy banues në Fier, pasi kanë kryer punime pa leje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. L., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi ka marrë një automjet me qira, nuk ka kryer pagesën dhe e ka dëmtuar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 22 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, pasi ka goditur me grushte një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi:
Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.
Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 31-vjeçares.
-Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi në lagjen nr. 13 u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi vajza e tij 17-vjeçare kallëzon se ky shtetas, në prezencë të nënës së saj, ushtron dhunë psikologjike.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Vorë, pasi kallëzon shtetasja E. M. se është kafshuar nga qeni i tij, ndërsa ndodhej në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 46 vjeçe, banuese në Golem, pasi kallëzon shtetasi M. K., 76 vjeç, se kjo shtetase nuk e lejon të hyjë në banesën që ai e ka në posedim, e cila ndodhet në një rezidencë në Golem, për shkak të një konflikti pronësie ndërmjet tyre.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak vunë në pranga shtetasin në kërkim A. M., 20 vjeç, banues në Bathore, i cili dyshohet se ka vjedhur një pajisje elektroshtëpiake në banesën e nënës së tij. Pas komunikimit me Prokurorin, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-A. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, Forca e Posaçme “Shqiponja” i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike Kanabisi;
-G. Gj., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, Forca e Posaçme “Shqiponja” i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Lëndët narkotike për të dyja rastet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. F, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasen O. P.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 29 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– Xh. T, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte 2 shtetas;
-M. H, V. H, B. D dhe G. D, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin K. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur sende/produkte të ndryshme në 5 subjekte. Në vijim u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit O. D, R. C, A. S, pasi dyshohet se kanë përvetësuar disa nga mallrat e vjedhura nga 24-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. J dhe I. J, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin M. K, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin K. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe është rrëzuar. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin D. C, 46 vjeç, pasi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B;
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së Policisë për të kryer testin e përdorimit të lëndëve narkotike gjatë drejtimit të automjetit.
-me datë 21.03.2026, kallëzoi shtetasi G. M, se pasi ka kryer një ndërhyrje dentare në një klinikë dentare, ka patur shqetësime. Në lidhje me rastin janë marrë kryer veprimet proceduriale përkatëse dhe materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, i cili u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit, u lënduan 6 punonjës policie.
Të dëmtuarit, përkatësisht efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në QSUT. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Shtetit, gatë tubimit u bëri thirrje, nëpërmjet Qendrës së Zërit, pjesëmarrësve në tubim të mos ushtronin akte dhune dhe të mos sulmonin punonjësit e Policisë me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, por një pjesë e pjesëmarrësve sulmuan punonjësit e Policisë.
Policia e Shtetit kishte marrë masa për ruajtjen e institucioneve, rendit dhe sigurisë publike dhe mbetet tërësisht e angazhuar, me të gjitha forcat dhe mjetet, për të garantuar ushtrimin e së drejtës qytetare për të protestuar.
Njëkohësisht, dënon me forcë aktet e dhunës së përsëritur ndaj punonjësve të saj në krye të detyrës, si dhe ndaj institucioneve shtetërore.
Kavajë
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se rreth orës 20:30, të datës 22.03.2026, në lagjen nr. 6, Kavajë, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe, pas rreth tre orësh, lokalizimi i tij në lagjen 17/1, Durrës.
Shërbimet operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë veprimeve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.
Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi J. M. ka pësuar dëmtime të lehta.
Dje, në Spitalin Rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi B. H., 62 vjeç, pasi gjatë prerjes së druve me motorrsharrë, në banesën e tij, aksidentalisht ka dëmtuar dorën. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dje, në aksin rrugor “Fier–Levan”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin P. B., banues në fshatin Kreshpan, Fier, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
—
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., 66 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
- referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në fshatin Mazrek, ka rënë zjarr në tokën në pronësi të shtetasit T. N., 58 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë pasi fijet e përcjellësit të energjisë elektrike, nga era, kanë rënë në tokë dhe kanë shkaktuar rënien e zjarrit në një pjesë toke pranë banesës së tij, ku është djegur një sipërfaqe toke me barishte të thata.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, në protestën e zhvilluar në fshatin Rrjoll, nuk iu është bindur punonjësve të policisë në detyrë, duke bllokuar rrugën për disa orë në kantierin e makinerive dhe ka bërë thirrje për veprime të dhunshme. Ai ka tentuar, së bashku me një grup personash, të futet me forcë në ambientet e kantierit, me qëllim bllokimin e punimeve, si dhe shkatërrimin e makinerive të firmës “Gener 2”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Xh., 68 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se dje, në fshatin Kosmaç, ka ndezur një zjarr në pronën e tij, por zjarri është përhapur, duke djegur një sipërfaqe me kallamishte dhe shkurre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, në një lulishte në lagjen “1 Maji”, iu gjet një sasi e vogël e dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin E. L., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase, e cila pretendon se prej disa muajsh përndiqet nga ky shtetas.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, i cili u konstatua në rrugën “Panaja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 22.03.2026, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit A. A., 28 vjeç dhe E. B., 51 vjeç, të dy banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën në vendngjarje, ndërsa më vonë ndërroi jetë në Spital edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. S., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor dytësor Lezhë–Shkodër, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Sh., 65 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetaseje 59 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi në lagjen nr.10, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. I., 33 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në fshatin Dvoran, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 69-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. B., 49 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi në lagjen nr.14, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin J. T., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
-S. H., 23 vjeç, banues në Fier, i cili në lagjen nr.14 , duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me trafik ndarësen e rrugës. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-A. A., 66 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Ky shtetas është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar.
-J. B., 41 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr.1, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit G. Ç., 31 vjeç dhe Rr. T., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 , në një dyqan shtetasi G. Ç., ka vjedhur një celular dhe ia ka shitur shtetasit Rr. T., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi G. Ç., është autor i vjedhjes së mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të marrë një automjet në pronësi të vjehrrit të tij.
Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-L. Sh., 43 vjeç, Y. D., 50 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi në gjendje të dehur, për motive të dobëta, kan goditur me grushte njëri-tjetrin.
-S. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17 , dyshohet se ka gërvishtur një automjet në pronësi të shtetasit E. Ç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases:
-M. B., 39 vjeçe, banuese në Synej, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj shtetases G. B., 39 vjeçe.
Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi kallëzon shtetasi I. B., 49 vjeç, banues në Rrashbull, se i kanë vjedhur në banesën e tij, në Golem disa pajijse elektroshtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi:
-Dje, është gjendur në banesë pa shenja jete, nga urgjenca, shtetasja B. V., 60 vjeçe, banuese në Katund-Sukth. Nga veprimet e kryera dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin N. T., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-ndaluan shtetasin në kërkim Ervin Pambuku, 45 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen E. S. dhe i ka hapur profil fals, në rrjete sociale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. H., pasi ka goditur me grushte shtetasin T. G.;
-referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetases S. Sh. dhe të nipit të saj të mitur, pasi i mituri ka dalë nga instuticioni i përkujdesjes ku qëndronte dhe dyshohet se është larguar me gjyshen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një market;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi është konfliktuar me një shtetas të mitur, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. H., 30 vjeç dhe A. H., 32 vjeçe, të dy me detyrë mjek, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. M. se këta dy mjekë kanë vonuar në trajtimin mjekësor të vajzës së tij të mitur dhe se gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale i kanë dëmtuar shëndetin e saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. N., L. B. dhe I. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur shtetasin B. H. dhe i kanë dëmtuar automjetin. Gjithashtu, shtetasit L. B dhe I. B. janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. N.;
-shpallën në kërkim shtetasin R. K., pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me babanë e tij dhe i ka dëmtuar disa pajisje në lokal. Punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. U.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një shtetas të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. T.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur shtetasen F. C.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas të mitur;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. V., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. K., pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur me grushte kushëririn e tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. H., pasi dyshohet se gjatë drejtimit të motomjetit, ka humbur kontrollin dhe motomjeti është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Q. H. dhe pasagjeri, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
-Më datë 22.03.2026, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. S, 50 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur me benzinë, brenda automjetit të tij. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-Më datë 22.03.2026, kallëzoi shtetasi I. D., se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. D., 24 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;
-Më datë 23.03.2026, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një objekti, dyshohet se nga pakujdesia, është rrëzuar nga skela, shtetasi F. Sh., 62 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari nuk ka pretendime për rastin;
-Më datë 23.03.2026, shtetasja H. D. kallëzoi se është larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja M. D., 48 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
-Më datë 23.03.2026, në Vorë, shtetasi K. A., duke pastruar tokën, ka gjetur mes shkurreve, një kuti me fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka ndërtuar një kapanon me strukturë metalike, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Sh., 76 vjeç, banues në Shkodër dhe një 17-vjeçar, pasi dje, janë konstatuar në fshatin Kuç, duke kryer gjueti të paligjshme, me armë gjahu, të cilat shtetasi A. Sh. i posedonte me leje;
-F. P., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronë publike.
-2 shtetas të mitur, 16 dhe 17 vjeç, pasi kanë kanosur njëri-tjetrin nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 37 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit R. Y., 68 vjeç, në qytetin e Koplikut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. B. për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. M., 68 vjeç, banues në fshatin Selcë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Vojo Kushi”, një 17-vjeçare, duke lëvizur monopatinë, së bashku me shtetasen Xh. S., 20 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë rrëzuar të dyja. Ato morën ndihmë mjekësore në spital dhe u larguan në banesa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Tuç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore dhe si pasojë janë djegur dy dynymë nga kjo sipërfaqe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R.K., 57 vjeç, banues në Dibër, pasi, për motive të dobëta, dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me mjet prerës shtetasin A.M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se i dëmtuari, gjatë dhënies së deklarimit për këtë rast, ka dhënë të dhëna të rreme për ngjarjen, për të cilin ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.
Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 57-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A.I., banues në Martanesh, pasi ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe, për pasojë, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi;
- një 13-vjeçar, banues në Bulqizë, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin I.A., 21 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në Komisariatin e Policisë Mat ka bërë kallëzim shtetasja N.M., 36 vjeçe, banuese në Klos, se vjehrri i saj, shtetasi E.M., 82 vjeç, është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin “Divjakë-Lushnjë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi R. D., 76 vjeç, pasi motomjeti që ai drejtonte u përplas me një mjet bujqësor, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., 67 vjeç, banues në fshatin Zhamec, Divjakë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. F., 63 vjeç, banues në fshatin Peshtan i vogël, pasi u konstatua duke kryer punime, pa leje;
-R. B., 45 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi ka kanosur një shtetas dhe i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta;
-E. K., 28 vjeç dhe R. S.(K)., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Fier, pas kanë goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. E., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 29 vjeç, banues në Tropojë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit M. M., 48 vjeç, në fshatin Fratar.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë kallëzoi shtetasi A. Ç., 56 vjeç, pronar i një subjekti, se është larguar nga puna, shtetasi indian N. A., 32 vjeç, të cilin e kishte punësuar në subjektin e tij, me gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. R., 46 vjeç, E. R., 41 vjeç, K. F., 23 vjeç dhe M. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin turk A. K., 39 vjeç, kapiten i një anijeje, pasi dyshohet se është larguar me anijen, nga portit i Durrësit, pa njoftuar autoritetet portuale dhe pa kryer procedurat ligjore për nisjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, pasi kallëzoi shtetasi Rr. K., 72 vjeç, banues në Kavajë, se në banesën e tij janë vjedhur pajisje elektroshtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, kallëzuan shtetasit:
-Sh. A., administrator i një kompanie peshkimi, se më datë 20.03.2026, është larguar nga puna, shtetasi egjiptian A. Sh., 37 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;
-N. A., 41 vjeç, banues në Kavajë, se e ka fyer shtetasi A. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin H. B., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Çamëria”, ka aksidentuar një 73-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. 73-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-një 16-vjeçar, banues në fshatin Bishan, pasi u kap në rrugën nacionale “Vlorë-Novoselë” duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 48 orëve
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë, pasi i ka marrë një shumë parash një 65-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. G., banues në Përmet, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 20.03.2026, në vendin e quajtur “Devojka”, në fshatin Petran, janë vjedhur disa koshere me bletë në pronësi të shtetasit M. M., 31 vjeç, banues në Përmet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ç. dhe M. Ç., 40 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Toç, pasi janë konfliktuar me shtetasin G. K. dhe bashkëshorten e tij, për motive pronësie.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. J., 41 vjeç, banues në fshatin Stërmbec, pasi në aksin rrugor “Çarshovë-Përmet”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet. Nga përplasja u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. V., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 52 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Korçë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar jashtë banese, shtetasin B. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në momentin e kapjes, ky shtetas ishte i shoqëruar me një 22-vjeçar, të cilin dyshohet se do ta ndihmonte për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë, kundrejt shumës 100 euro. Shtetasi Gj. P. dyshohet se ka kryer ndërmjetësimin mes këtyre dy shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. T., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën një shkop bejsbolli, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në fshatin Gorë, Maliq, pasi u konstatua në fshatin Symiz, duke transportuar me automjet, dru të prera pa leje. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Fier/ Informacion paraprak
Më datë 24.03.2025, rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
