Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi M. H., 37 vjeç, se më datë 30.09.2025, 30-vjeçari e ka kanosur për motive të dobëta;
-A. P., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-B. S., 57 vjeç, H. M., 58 vjeç dhe Q. Z., të gjithë banues në Durrës, pasi në lokalin në pronësi të 57-vjeçarit, në lagjen nr. 17, u kapën 2 shtetasit e tjerë të proceduar duke vënë baste, me celularë.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për dy 15-vjeçarë, pasi janë konfliktuar me shtetasin A. F., 18 vjeç dhe me një 17-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. D., banuese në Shijak, për veprën penale “Ndertimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Këmbimi”.
Identifikohen 4 autorët e 2 rasteve të kanosjes, me qëllim dhënien e pasurisë.
✅Autori i rastit të parë u kap në flagrancë, teksa i merrte 5000 euro, një shtetasi, për të mos i publikuar video në rrjete sociale.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori.
✅2 autorët e arrestuar të rastit të dytë i hoqën lirinë një të mituri, me pretendimin se kishte vjedhur para në biznesin e tyre.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të indicieve të ardhura te strukturat e Policisë së Tiranës, për raste të kanosjes, për dhënie të shumave të parave:
-specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 18 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 20 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur një 21-vjeçar, për t’iu dhënë 5000 euro, me qëllim mospublikimin në rrjete sociale, të një videoje të tij. 18-vjeçari u kap në flagrancë, teksa i merrte 21-vjeçarit, shumën e eurove, ndërsa për kapjen e 20-vjeçarit, Policia vijon punën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e eurove dhe 3 celularë;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit “Këmbimi”, arrestuan shtetasit S. H., 30 vjeç dhe L. H., 21 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri, duke e mbajtur në automjet, me pretendimin se kishte vjedhur para në subjektin e tyre. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga 2 të arrestuarit, për rastin. Punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për shtetasin A. Rr., 70 vjeç, pasi në pamje filmike të transmetuara në një emision investigativ, shfaqet duke i premtuar një qytetari, dhënien e një certifikate profesionale, kundrejt pagesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., 38 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur shtetasin E. Sh;
-R. M., 31 vjeç, pasi ka dëmtuar derën e banesës me qera të shtetasit J. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. P., pasi me vetëgjyqësi ka bllokuar hyrjen e banesës së shtetasit P. R;
-K. A., pasi me vetëgjyqësi i ka pushtuar tokën shtetasit S. H;
-R. M., pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit T. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3:
-arrestuan shtetasen R. S., 25 vjeçe, pasi u kap jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 26 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset I. H dhe A. Xh, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. K dhe F. Zh., pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit shtetasi F. K ka dëmtuar me një mjet shpues shtetasin F. Zh;
-E. D dhe F. K., pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-për 4 shtetas të mitur, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grusht një 16-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh(C)., pasi për motive të dobëta ka kanosur një 26-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur pasi pas një konflikti verbal ka qëlluar me pëllëmbë bashkëmoshatarin e tij.
-me datë 01.10.2025:
•është dërguar për mjekim në spital shtetasi B. M., 40 vjeç, pasi është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës në një kompani ndërtimi. 40-vjeçari, pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë;
•është konstatua pa shenja jete dhe pa shenje dhune shtetasi R. Z., 51 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka humbur nga shkaqe shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Gorre, shtetasi F. C., duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen L. M., këmbësore.
Shtetasja L. M. është transportuar në Spital, dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.
Kurbin/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, shtetas me rrezikshmëri shoqërore.
Në muajin dhjetor 2024, 22-vjeçari qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale dhe braktisi automjetin, kur pa shërbimet e Policisë.
Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
-A. K., 22 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
DVP Lezhë
Policia Rrugore njofton qytetarët se në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras.
Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin M. Ç., 68 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë teknik i firmës që kryen rikonstruksionin e një shkolle në Memaliaj, pasi gjatë punës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela, shtetasi A. D., 47 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij, u gjetën produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se kishte një punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. J., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. D., 38 vjeç, banues në Korçë dhe D. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Gjithashtu, kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në fshatin Podgorije, me probleme të shëndetit mendor, ka lënë në ambientet e katedrales së Korçës, disa letra me shkrime drejtuar përfaqësuesit të katedrales dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë 6700 euro, një 36-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasit:
-F. M., 66 vjeç, banues në fshatin Mgoliçë, pasi dyshohet se më datë 25.09.2025, ka djegur disa pemë frutore në pronën e një 59-vjeçari;
-A. D., 21 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën disa vegla pune që dyshohet se janë përdorur për gërmimin e tokës.
Korçë/Më datë 01.10.2025, në lagjen nr. 1, një 12-vjeçar, duke luajtur me biçikletë, aksidentalisht është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. G., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi në një automjet në pronësi të tij u konstatuan 15 m3 lëndë drusore e dyshuar e prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 47 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar motomjetin pa targë që po drejtonte.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në fshatin Hot i Ri, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 28 vjeç, banues në fshatin Dobraç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vilzë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi F. L.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. Gj., 47 vjeç, banues në Vlorë, dhe A. J., 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, një motomjet të vjedhur në Itali. Motomjeti u shpall në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. K., 68 vjeçe, banuese në Balldre, pasi ka kallëzuar shtetasja D. P., 49 vjeçe, se shtetasja D. K. e ka goditur me shkop.
Në vijim të kontrolleve që kryhen në zbatim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin konstatuan në një sipërfaqe toke publike në fshatin Gërrnac, 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 50 vjeç, banues në fshatin Ushtelencë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur vëllanë e tij.
Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi, teksa drejtonte një motomjet pa targa dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta trupore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
PKK Kakavijë
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 53 500 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit A. Xh., ku u gjetën 53 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë së vënies së lëndës plasëse në një servis automjetesh, në fshatin Luz, 4 ditë më parë.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.
Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:
-E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet rezultoi se kishte punësuar në subjektin e tij, 4 shtetas, pa i regjistruar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. L., banues në Tiranë dhe A. K., banues në Poliçan, pasi dyshohet se kanë pushtuar 2 sipërfaqe toke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Devoll/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.
U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.
Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.
Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.
Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;
Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Liri”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.