Raporti i ngjarjeve, 19 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 66 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, 6 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është ndaluar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të keqtrajtimit të të miturit dhe 2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, të gjitha me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i braktisjes së fëmijës së mitur, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i shpërdorimit të detyrës dhe prishjes së qetësisë publike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i vetëgjyqësisë dhe shkatërrimit të ndërtesës, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, përndjekjes, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjëses së Policisë, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, ngacmimit seksual, moskallëzimit të krimit dhe neglizhencës së trajtimit mjekësor, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

4 shtetas të kërkuar përkatësisht për kalim të kundërligjshëm të kufirit, dhënie ndihmë për kalim të kundërligjshëm të kufirit, dhunimi i varreve ose goditjet për shkak të detyrës, janë kapur.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z., 72 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., 21 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. K., 22 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës që kryen punimet në segmentin rrugor “Harku i Bërdicës – Ura e Bunës”, për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, pasi më datë 17.06.2025, gjatë punimeve, janë dëmtuar dy shtylla betoni të tensionit të ulët, një kabllo elektike dhe disa aksesorë të këtij rrjeti, që administrohet nga OSHEE Shkodër;

-Z. S., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka goditur dhe ka kanosur me një armë trofe, shtetasin  E. N., 26 vjeç, për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë trofe.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në tre kontenierë për banim. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. H., 30 vjeç, banues në Gostivar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në Patos dhe S. D., 55 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, foto intime të një shtetaseje 26 vjeçe.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 64 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 43 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. G., 47 vjeç, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit, në fshatin Bradashesh, pasi dje, është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës, një punonjëse, shtetasja I. Ç., 67 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. Z., 65 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen S. M., 39 vjeçe. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në këto dy automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije në rrjetin elektrik, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit A. Z., në fshatin Kuqan. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H.Gj., 39 vjeç, banues në Maqellarë, pasi nën efektin e alkoolit është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me send të fortë shtetasin E.Gj., 27 vjeç, i cili pasi mori ndihmë mjekësore, është larguar për në banesë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S.C., 61 vjeç, banues në Klos, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R.M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit, në ambientet e Komisariatit, ka dëmtuar tavolinën.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. B., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa automjetin e Policisë, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin H. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset R. J., 46 vjeçe dhe G. J., 22 vjeçe, të dyja banuese në Durrës, pasi janë konfliktuar me shtetasen A. Ç., për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasit:

-A. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa herë, produkte të ndryshme në një market në lagjen nr. 6;

-B. M., 47 vjeç, banues në Vloçisht, pasi dyshohet se ka vjedhur pllakat e mermerit të disa varreve, në varrezat e reja të qytetit të Korçës. Pllakat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:

-ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin B. L., 33 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e shkallës së Parë Pogradec e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirir shtetëror”;

-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen F. Sh., 49 vjeçe, pasi ka goditur me send të fortë një 59-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin F. R., 73 vjeç, banues në Symis, pasi dyshohet se ka vjedhur bicikletën e një 75-vjeçari, në Maliq.

 

Në Komisariatin e Policisë Maliq ka kallëzuar shtetasi S. M., se më datë 16.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e tij, shtetasja A. H., 49 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. A., 52 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën me vete, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-A. K., 33 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën në automjet, sasi lëndësh të dyshuar narkotike Cannabis dhe Ekstazi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. C., 29 vjeçe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë, gjatë kryerjes së detyrës në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Tiranës;

-D. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 33-vjeçar, dhe e ka goditur atë, me grushte.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin M. H., 38 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23 vjeçe dhe K. I., 23 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 68-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 51 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë të ftohtë, një 22-vjeçare. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë;

-shpallën në kërkim shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi ka kallëzuar daja i tij, se 37-vjeçari i ka ndezur një zjarr në afërsi të banesës. Punohet për kapjen e shtetasit A. K., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 20 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tij, u gjetën disa gota plastike, në të cilat ishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-J. Gj., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-E. B., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

 

Është paraqitur për mjekim, në spital, një 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte konsumuar pije alkoolike, në lokal. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm të rastit.

 

Në rrugën “Dritan Hoxha”, një 12-vjeçar ka përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte, këmbësoren, shtetasen V. Sh., 72 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

 

Shtetasi A. B., 19 vjeç, kallëzoi se ka gjetur të dëmtuar xhamin e automjetit të tij. Nga automjeti nuk është marrë asgjë. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e autorit/ëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. H., 28 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi gjatë kontrollit në një butik dhe një magazinë në pronësi të saj u gjetën dhe sekuestruan 1 150 veshje me etiketa të dyshuara të falsifikuara, me vlerë tregu rreth 75 000 euro.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:

-arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 22 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Z., 52 vjeç, banues në Lezhë, pasi po tentonte të zinte një hapësirë në bregdet, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, duke vënë çadra dhe shezlongë, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. P., 56 vjeç, banues në Selitë, Mirditë, pasi ka kallëzuar shtetasja M. P., se ky shtetas ka kanosur atë dhe bashkëshortin e saj, për motive të dobëta.

 

Më datë 18.06.2025, ka kallëzuar shtetasja V. J., banuese në Lezhë, se është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e djalit të saj, shtetasja D. I. Punohet për gjetjen e saj.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe:

-shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.

-nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., banues në Dhërmi, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja T. H., se ky shtetas i ka prishur murin rrethues në pronën e saj, në fshatin Dhërmi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. A., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.