Raporti i ngjarjeve, 19 nëntor 2025

Interpol Tirana

Bashkëpunoi me 2 italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia, 38-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. N., 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. N., në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. M., 25 vjeç, dhe E. K., 31 vjeç, banues të dy në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 13.11.2025, në lagjen “24 Maji”, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente bujqësore, shtetasi A. S., 36 vjeç, banues në fshatin “Sherishtë”, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 34 vjeç, banues në Drizë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë në territorin e këtij fshati, duke qëlluar në ajër, me armën e gjahut që e mbante me leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. D., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar motomjetin, në aksin rrugor “Milot-Bushnesh”, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-Sh. Gj., 73 vjeç, banues në Blinisht, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, një motomjet pa targë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan shtetasin O. B., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. Z., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin që administronte, më datë 16.11.2025, humbi jetën, pasi ra nga lartësia e një banese në ndërtim, shtetasi F. M.. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 57-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 59 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Sh., 45 vjeç dhe L. D., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Nj. K., banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, u konstatua se kishte vjedhur energji elektrike.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin gjerman H. S., 57 vjeç, administrator i një shoqërie në Gjermani, pasi kallëzoi një shtetas shqiptar se më datë 06.03.2025, ka transferuar në llogarinë e shoqërisë, një shumë eurosh, për blerjen e një automjeti, të cilin nuk e ka marrë.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., banues në Durrës, pasi u kap duke lëvizur me një mjet prerës (sëpatë), në dorë;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për një 13-vjeçar, pasi u kap duke lëvizur me një mjet prerës (thikë), me vete. Mjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin H. A., 59 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, vëllanë e tij. Punohet për kapjen e 59-vjeçarit.

•Në lidhje me kallëzimin e bërë nga shtetasi L. D., më datë 17.11.2025, për largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur, bashkë me foshnjën e saj, bëjmë me dije se shtetasi L. D. ka njoftuar sot, Policinë, se vajza është kthyer në banesë, së bashku me foshnjën, dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan

✅ Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 26-vjeçar që shiste kanabis dhe kokainë në qytetin e Elbasanit.

✅ Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për përndjekje.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 26 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan si provë materiale. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytetin e Elbasanit.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë lokalizuar në rrugën “Qemal Stafa” dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. Ll., 48 vjeç. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Endline”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga 1 shtetas që transportonte në automjet lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen lënda narkotike, 3 aparate celularë dhe automjeti me të cilin qarkullonte.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Endline”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, i cili drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”, të fshehur poshtë sediljes së shoferit.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan gjithashtu 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Benz” me të cilin lëvizte shtetasi E. L.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. T., 21 vjeç, Sh. H., 23 vjeç dhe D. K., 18 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me dy shtetas, vëllezër, të moshave 20 vjeç dhe 17 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjet një shkop metalik, i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet për shtetasen E. H., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me fqinjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. B., 18 vjeç, banues në fshatin Ravonik, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. H., 30 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. H., 25 vjeç (vëllezër), sepse dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet mesazheve në celular, një 38-vjeçare, pasi ajo ishte konfliktuar me nënën e tyre, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. G., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi ka goditur me grushte një 18-vjeçar, për motive të dobëta.

Maliq/Më datë 18.11.2025, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. C. Si pasojë janë shkaktuar vëtëm dëme materiale.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi në afërsi të vendit ku po qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar:
•në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi shtetasi E. B. kallëzoi se i ka dhënë një shumë parash dhe se nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas nuk ia kthen;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L. dhe N. M., me detyrat respektive administrator dhe mbikëqyrëse punimesh, pasi në subjektin e tyre është konstatuar një ndërtim shtesë pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•arrestuan shtetasin D. R., 32 vjeç, pasi ka hyrë brenda rrethimit të një biznesi, duke tentuar të vjedhë;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T., A. T., S. R. dhe E. R., pasi dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., pasi ka kanosur një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin T. D.;
•shpallën në kërkim shtetasin G. L., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka marrë xhiron ditore të subjektit ku ishte i punësuar. Punohet për shoqërimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
•4 shtetas të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
•shtetasit K. Xh. dhe A. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
•shtetasin E. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin L. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. G., pasi dyshohet se ka kanosur 2 shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., me detyrë përgjegjës i një firme, pasi brenda ambienteve të firmës, shtetasit S. K., 28 vjeç, A. V., 34 vjeçe dhe M. B., 35 vjeçe, duke shkelur rregulloren, kanë hipur në një mjet (vinç) dhe si pasojë ky i fundit ka rënë nga një lartësi e vogël. Të 3 shtetasit, kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën;
•shpallën në kërkim shtetasin E. L., 45 vjeç, pasi shtetasi F. B. kallëzoi se ky shtetas i ka marrë 2 automjete me qira, të cilat nuk i kthen. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor ekzekutuan urdhrin e Gjykatës për shtetasin në kërkim R. K., 24 vjeç, i dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin S. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në rrugën “Kol Heqimi”, shtetasi M. K., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Y., 54 vjeç, banues në fshatin Dobraç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë drejtuesi i motomjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 operacioni policor i koduar “Darkness”.

Tentoi ti vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira, falë reagimit të shpejtë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

30-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve.

Zbardhet dhe dokumentohet edhe 1 rast tjetër i vjedhjes me dhunë, i kryer më herët nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.

Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar:

Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.

Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.

Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025.

Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane.

Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.

Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese.