Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—
Librazhd/Informacion paraprak
Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për bashkëshorten e tij, duke i hyrë në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. M., 30 vjeç dhe M. M., 60 vjeçe, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për lirimin e një sipërfaqeje toke shtetërore që e kishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë vunë në pranga shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit dhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. R., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi më datë 15.02.2026, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në arkën e një objekti kulti në fshat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit B. M., 36 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll dhe K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Poloskë, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapën në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, duke transportuar me automjetet e tyre, dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi aksidentin te kryqëzimi i fshatit Rrilë, informojmë se u identifikua shtetasi që humbi jetën, L. D., 38 vjeç.
Gjithashtu, informojmë se Policia Rrugore bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit që përplasi 38-vjeçarin, me automjet, I. M., 46 vjeç, banues në fshatin Zejmen, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin Gj. L., alias A. L., 40 vjeç, banues në Laç, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. K., se e ka kanosur në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 40-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin Gj. L. alias A. L., 40 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, në oborrin e banesës së shtetasit S. K., 34 vjeç, me qëllim kanosjen për motive të dobëta. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 40-vjeçarit.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi aksidentin te kryqëzimi i fshatit Rrilë, informojmë se u identifikua shtetasi që humbi jetën, L. D., 38 vjeç.
Gjithashtu, informojmë se Policia Rrugore bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit që përplasi 38-vjeçarin, me automjet, I. M., 46 vjeç, banues në fshatin Zejmen, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua duke iu ofruar qytetarëve, shërbimin e transportit me automjetin e tij, pa qenë i pajisur me dokumentacionin përkatës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 18 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. Ç., 18 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-I. L., 70 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur vazhdimisht shtetasen Xh. G., 30 vjeçe, për motive të dobëta;
-E. Sh., 40 vjeç, dhe I. K., 58 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.
-Më datë 17.02.2026, ka kallëzuar shtetasi I. S., 48 vjeç, se janë hapur disa llogari në rrjetin social “TikTok”, me emrin e vajzës së tij. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.
-Më datë 17.02.2026, në Velipojë, shtetasi V. T., 56 vjeç, banues në Velipojë, ka humbur jetën në automjetin e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Po punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. M., 42 vjeç, Sh. M., 59 vjeç., L. A., 55 vjeç, të tre banues në Roskovec, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte 2 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e një automjeti, në lagjen nr. 18, dhe ka vjedhur një pajisje që ishte në automjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 51 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se pushtuar tokën e shtetasit E. H., në fshatin Spille, për të ndërtuar një lokal druri.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr. 5, Kavajë, gjatë natës, në një vendparkim, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit A. P., dyshohet për shkak të një defekti teknik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen N. A, pasi dyshohet se ka përvetësuar një sipërfaqe toke të shtetasit S. A., duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Ç., pasi ka goditur me send të fortë, shtetasin R. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. V., pasi ka goditur me grushte shtetasin H. M., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset A. Sh. dhe B. G., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. D. dhe për një të mitur, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe punojnë për kapjen e shtetasit P. S., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit M. K., 60 vjeç dhe E. H., 60 vjeç, pasi duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur, kanë përplasur secili nga një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. J., pasi dyshohet se me motomjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë 2 këmbësore.
Më datë 17.02.2026:
-shtetasja B. I. kallëzoi se i është larguar nga banesa, djali i saj i mitur. Punohet për gjetjen e tij.
-është dërguar në spital, një shtetase 34 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë në banesë, në Fushë Krujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal.
Në momentin e ndalimit, atij iu gjet një mjet prerës (thikë).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. G., 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
DVKM Korçë
Vijojnë operacionet kundër dhënies së ndihmës emigrantëve për të kaluar kufijtë ilegalisht.
Finalizohet operacioni i koduar “Itinerari 3”.
Vihet në pranga një tjetër shtetas sudanez, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë në Greqi, organizonin dhe ndihmonin emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacioni një nga vendet e BE-së.
Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt pagesës, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 3”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 25 vjeç, banues në Darfur, Sudan.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Greqi, organizonin dhe ndihmonin emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Devollit.
Dy prej emigrantëve të parregullt u kapën nga shërbimet e Sektorit të Hetimit të Krimit të DVKM Korçë, në malin Moravë.
Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
