Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 37 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste. 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të krimeve kibernetike. Për 2 raste autor dyshohet të jetë 1 shtetas, aktualisht në një IEVP jashtë shtetit, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të dhënies ndihmë, për kalim të paligjshëm të kufijve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të heqjes së paligjshme të lirisë dhe ngacmimit seksual, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të arrestuar;
-1 rast i moskallëzimit të krimit, me 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, trafikimit të mjeteve motorike, shpërdorimit të detyrës dhe vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, është ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve publike”, është ndaluar.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 5 shtetas kanë humbur jetën dhe 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 15 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.