Raporti i ngjarjeve, 18 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 103 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 73 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, 4 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 14 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 11 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 13 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe ngacmimit seksual, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i dhunimit të varreve, për të cilin po punohet për të identifikuar autorin/ët;

-nga 1 rast i falsifikimit, vjedhjes së energjisë elektrike, vetëgjyqësisë dhe fyerjes, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

3 shtetas të kërkuar përkatësisht për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe keqtrajtimit të të miturit, janë kapur.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin I. S., 28 vjeç, që ia ka caktuar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve luftarake”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në aksin rrugor “Shkodër-Theth”, shtetasi polak J. S., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. M., 54 vjeç, banues në fshatin Belaj, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje;

-A. M., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

-H. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasi Gj. L., 72 vjeç, banues në Velipojë, se shtetasi H. M. i ka vjedhur një shumë parash.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.

 

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 62 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  1. F., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet të dyshuar të vjedhur. Gjatë kontrollit iu gjet një çantë me vegla pune, gjithashtu e dyshuar e vjedhur;

 

  1. K., 39 vjeç, banues në Leshnicë, Pogadec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

 

-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen R. M., 37 vjeçe, banuese në Pustec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës të saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale ”Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

 

Në Komisariatin e Policisë Korçë janë paraqitur:

-shtetasja O. B., 25 vjeçe, e cila ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë lekësh në banesën e saj, gjatë kohës që aty nuk ka patur njeri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;

-shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Korçë, se shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur pllakat e një varri, te varrezat e reja të qytetit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. Ç., 41 vjeç, banues në Gurishtë, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin që e kishte lënë të hapur, në afërsi të banesës së tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasin M. H., 33 vjeç, banues në Berat, pasi më datë 16.06.2025, dyshohet se ka vjedhur 1 biçikletë, në lagjen “30-vjetori”.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. Sh., 54 vjeç, banues në Berat, pasi kishte punësuar në subjektin që administronte, 1 shtetas, pa e siguruar;

-A. M., 53 vjeç, banues në Berat, pasi vijonte aktivitetin ekonomik në dyqanin e tij, edhe pse nga verifikimet rezultoi se e kishte çregjistruar subjektin. Nga verifikimet e mëtejshme, u konstatua gjithashtu se kishte punësuar 1 shtetas të mitur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 23 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën me vete, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetases S. Xh., 27 vjeçe, të cilës i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. S., 21 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin që e kishte parkuar në mënyrë të gabuar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin L. Xh., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur fqinjen e tij;

-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë një konflikti në bulevardin “Bajram Curri”, ka shtyrë një 54-vjeçar, i cili është rrëzuar. Ky shtetas është aktualisht në kujdesin e mjekëve;

-shtetasit M. S., 36 vjeç dhe A. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin M. R., 34 vjeç, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., 22 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, për të lëvizur automjetin e tij, që ishte bërë pengesë për qarkullimin;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 48 vjeç, E. A., 30 vjeç dhe A. Zh., 26 vjeç. pasi 48-vjeçari dyshohet se dëmtoi automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetasit e tjerë, të cilët për këtë shkak e kanë goditur me grushte;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. C., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 47-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. M., 30 vjeç, pasi ka kanosur fqinjen e tij, e cila dyshohet se e kishte filmuar teksa dhunonte nënën e tij;

-A. T., 61 vjeç dhe A. T., 30 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur në kundërshtim me ligjin, një sasi inertesh, në një sipërfaqe toke në afërsi të lumit Tërkuzë;

-S. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur babanë e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. A., 25 vjeç, pasi iu gjet në automjet, 1 shufër hekuri.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin Rr. S., 41 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M.. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. R., 28 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit u gjet një sasi Cannabisi që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. N., 44 vjeç, banues në Rubik, pasi u kap në flagrancë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen K. Sh., 66 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi drejton një shkollë private, ku nga verifikimet rezultoi se jepej arsim 9-vjeçar, pa patur licencë për kë cikël. Gjithashtu, dyshohet se 66-vjeçarja bënte punësime sezonale të stafit pedagogjik, me periudha 3-4 mujore dhe nuk i deklaron si punësime të ligjshme duke shmangur detyrimet tatimore.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. M., 41 vjeç (alias L. S.), banues në Vlorë, pasi më datë 17.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në fytyrë, me një send të fortë të dyshuar armë zjarri (pistoletë), shtetasin E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

-A. K., 48 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi gjatë një konflikti të çastit në shëtitoren e qytetit, ka kërcënuar dhe fyer shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Sarandë.

-A. H., 42 vjeç, G. T., 38 vjeç, G. H., 32 vjeç dhe E. Sh., 25 vjeç, pasi më datë 16.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Blerimas.

-C. K., 74 vjeçe, banuese në Athinë, Greqi dhe M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 16.06.2025, janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive pronësie.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur produkte të ndryshme në një supermarket;

-F. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në Manzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;

-L. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-G. P., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.