Raporti i ngjarjeve, 18 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 111 shtetas, konkretisht: 28 shtetas janë vënë në pranga, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 3 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 18 raste, njëri prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë arerstuar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë ndaluar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kanosjes për shkak të detyrës. 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i kërkuar për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është ndaluar;

-1 rast i moskallëzimit të krimeve, me 8 shtetas të arrestuar;

-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, është arrestuar. 1 shtetas i kërkuar për 1 rast të veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, është ndaluar;

-nga 1 rast i përndjekjes, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë dhe goditjeve për shkak të detyrës, me nga 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i kanosjes për shkak të detyrës, me 3 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, me 1 shtetase të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i falsifikimit, vetëgjyqësisë, largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, shpërdorimit të detyrës, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklaratës së rremë përpara OPGj-së, keqtrajtimit të të miturit, keqtrajtimit të kafshës dhe trafikimit të mjeteve motorike, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.