Raporti i ngjarjeve, 18 korrik 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 129 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 95 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, 5 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 10 rast, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 27 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-10 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes nga urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i kallëzimit të rremë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, veprimeve që pengojnë ekzekutimin e vendimit të gjykatës, veprimeve në kundërshtim me vendimine  gjykatës dhe shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për falsifikim, është ndaluar.

Kanë ndodhur 9 aksidente rrugore, me 17 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. L., 43 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi dje, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kontroll, dhe është larguar me automjetin që drejtonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B., 32 vjeç, se në Mamurras, shtetasi F. R. e ka kanosur për motive të dobëta.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. J., 58 vjeç, banues në Shullaz, se shtetasi Gj. Gj., 61 vjeç, banues në Laç, hidraulik, e ka kanosur me fjalë për shkak të mosmarrëveshjeve për vendosjen e një tubi uji, ndërsa shtetasi Gj. Gj. ka kallëzuar se shtetasi Sh. J. e ka penguar në kryerjen e detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. L., 29 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka hyrë në banesën e vëllait të tij dhe ka dëmtuar disa pajisje shtëpiake.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Zh., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në tokën e shtetases V. Ç.

Më datë 18.07.2025, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ka kallëzuar shtetasi I. M., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, se dje, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi M. M., 82 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. D., 48 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për verifikimin e dokumenteve të taksisë që drejtonte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 78 vjeç dhe Y. L., 80 vjeç, pasi në zonën e quajtur “Rruga e Ullishtes”, 78-vjeçari, dyshohet se nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke, ndërsa 80-vjeçari u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 21 vjeç, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. Ll., i ka dëmtuar atij, automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. M., 30 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar, në ambientet e një lokali në fshatin Priskë. I dëmtuari është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërkaq punohet për kapjen e shtetasit E. H.;
-shpallën në kërkim shtetasin A. D., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 20-vjeçare. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. O., 40 vjeçe dhe Xh. C., 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. S., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. L., 47 vjeç, pasi në tokën në pronësi të tij, u gjet një sasi intertesh e dyshuar e hedhur në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar ulëset për qytetarët, në një hapësirë publike në qytet.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin N. Xh., 46 vjeç, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. H., 67 vjeç, drejtues i një automjeti për transport publik, pasi dyshohet se nga pakujdesia, gjatë mbylljes së dyerve të automjetit, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja Q. V., 89 vjeçe, e cila aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

Dje, shtetasi P. M., 60 vjeç, kallëzoi se është shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, nga një shtetas i paidentifikuar prej tij. Punohet për përcaktimin e autorësisë dhe për verifikimin e kallëzimit.

Fushë Krujë/Informacion paraprak:
Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
-I. M., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. Gj., 74 vjeç, banues në Durrës, që lëvizte me biçiklistë. Shtetasi S. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-B. U., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi B. U., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. S., 57 vjeç, E. S., 26 vjeç, A. M., 51 vjeç dhe A. M., 22 vjeç, banues në Kavajë, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi i ka marrë një automjet shtetasit D. Sh., 36 vjeç, banues në Golem, me anë të mashtrimit, dhe nuk ia ka kthyer më.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:
-arrestuan shtetasin Sh. M., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-shpallën në kërkim shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 17.07.2025, në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, përplasi dhe më pas u largua nga vendngjarja, një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin M. N., duke shkaktuar dëme materiale;
-proceduan penalisht shtetasin J. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 17.07.2025, në rrugën Vlorë-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, ka aksidentuar shtetasin Ç. S., 45 vjeç, këmbësor që po kalonte rrugën automobilistike. 45-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 25 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, ka prishur qetësinë publike, duke xhiruar gomat e automjetit, në zonë të banuar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O. J., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Ç., pasi dyshohet se ka goditur me shkop druri (bastum), shtetasin Sh. V., për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. A., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi dje, në aksin rrugor “Librazhd-Qaf thanë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. D., 37 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi Sh. A. dhe 4 pasagjerët në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
-I. B., 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Sotirë-Gramsh”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi I. B. dhe 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. B., 72 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga përplasja e biçikletës me të cilën lëvizte shtetasi Sh. B. me automjetin me drejtues shtetasin Y. D., u dëmtua shtetasi Sh. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 34 vjeç, banues në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj 3 fëmijëve të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. Rr., 33 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasen F. K., 28 vjeçe;
-M. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja” dhe për shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. B. ka kanosur me fjalë shtetasin A. H., ndërsa ky i fundit e ka goditur me grushte shtetasin M. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. S., 38 vjeç, F. M., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, dhe I . P., 44 vjeç, banues në fshatin Lëpushë, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.

-Më datë 17.07.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP/DVKM Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. GJ., 19 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin K. H., 32 vjeç, banues në fshatin Mesmal, pasi u kap duke transportuar 6m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 50 vjeç, banues në fshatin Menkulas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 55-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Lumalsa, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë.

Kolonjë/Më datë 17.07.2025, në fshatin Radenj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: A. M., 55 vjeç, banues në Korçë, I. V., 39 vjeç, banues në Krujë, R. L., 63 vjeç, banues në Durrës, dhe S. M., 29 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror“.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. M., 62 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë“, pasi u kap në aksin rrugor“Pojan-Zvezdë“, duke transportuar 8 viça për të cilët nuk dispononte certefikatë veterinarie.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në lagjen nr. 15, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. I. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.