Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset e huaja, L. R., I. U dhe S. T., pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në një apartament të marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin N. M., 28 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar me një send të fortë xhamin e automjetit të një shtetaseje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. I dhe Q. Ç, pasi për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. C;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. I dhe O. F, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. I dhe R. P, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur pasi janë konfliktuar me shtetasin J. J.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë gjatë vendosjes së një mase administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. E, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një 21-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasit I. Gj, 21 vjeç dhe S. T, 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë tentuar të vjedhin biçikletat e 2 shtetasve. Gjithashtu, këta shtetas kanë vjedhur 2 biçikleta të tjera me datë 14.12.2025;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D, pasi dyshohet për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin K. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K, pasi me vetëgjyqësi ka bllokuar hyrjen e një servisi me prentendimin se është pronë e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”, rezultoi se drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. L., 19 vjeç, ka qenë shtetasi F. M. dhe jo vëllai i tij, shtetasi B. M., i cili u arrestua në flagrancë pas aksidentit, si autor i dyshuar. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin F. D., 67 vjeç, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi E. S. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. S, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin M. K., 32 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin A. T., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Me qëllim shmangien e përgjegjesisë ligjore dhe masës administrative i ka ofruar 2 kartëmonedha punonjësit të policisë;
-ndaluan shtetasin S. K., 21 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim, të cilit i ka mbetur për të vuajtur 17 ditë për të vuajtur, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 18 vjeçe, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte pa leje dhe për pasojë automjeti ka dalë jashtë rruge. 18-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 17.12.2025, kallëzoi shtetasja E. B, se i kanë ndërhyrë në rrjetin e saj social duke i hapur një profil fals. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”.
Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë në lokal.
Sekuestrohen 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati, një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, një shumë parash dhe 1 armë sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se zhvillohen lojëra fati të paligjshme dhe, si rezultat, kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over 2”, u arrestuan shtetasit:
E. Ç., 34 vjeç dhe I. T., 31 vjeç, të dy banues në Ndroq.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë sportive që e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Tiranë/Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizon operacionin policor të koduar “Reputacioni”.
Blinte produkte dentare, duke mashtruar furnitorë, se ishte përfaqësues i një kompanie në këtë fushë (në të cilën kishte punuar më parë), arrestohet 27-vjeçari.
Dokumentohet se nga shitja në klinika dentare, e produkteve të blera nëpërmjet mashtrimit, 27-vjeçari ka përfituar rreth 12 000 euro.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të përfaqësuesve të një kompanie dentare, se një shtetas i paautorizuar prej tyre, ish punonjës në këtë subjekt, vijonte të blinte dhe të shiste produkte në emër të kompanisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Reputacioni”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare, duke u prezantuar si përfaqësues i kompanisë në këtë fushë, në të cilën kishte punuar më parë, për të blerë produkte, të cilat më pas i shiste në klinika. Nga kjo veprimtari e kundërligjshme, 27-vjeçari dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash (të dokumentuara deri tani, rreth 12 000 euro).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë/Vijon plani i posaçëm operacional i koduar “Fireworks”, për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike, nga subjekte të paautorizuara, në prag të festave të fundvitit.
Konstatohet se në 2 markete, në Kamzë dhe në Krujë, mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi fishekzjarresh dhe kapsollash, me qëllim shitjen.
Gjatë kontrolleve, u konstatua gjithashtu një automjet, brenda të cilit u gjetën sasi fishekzjarresh; procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, si dhe shpallet në kërkim porositësi i tyre.
Arrestohen 2 pronarët e subjekteve dhe sekuestrohen kuti me lëndë piroteknike.
✅ Shkon në 6 numri i rasteve të kësaj paligjshmërie, të goditura që prej inicimit të planit të posaçëm operacional.
Si rezultat i kontrolleve intensive që po kryhen përditë, në kuadër të planit operacional “Fireworks”, në subjekte që mund të tregtojnë pa autorizim lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Policisë së Tiranës evidentuan 2 markete në këtë paligjshmëri.
Për këto 2 raste u arrestuan shtetasit A. B. dhe F. Sh., pasi në marketet e tyre, përkatësisht në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, dhe në fshatin Hasan, Krujë, u gjetën kuti me lëndë piroteknike, që mbaheshin me qëllim shitjen.
Ndërkohë, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u procedua penalisht shtetasi E. B., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. P., 20 vjeç. Në rrugën “Aleksandër Moisiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. B., u konstatua një sasi e konsiderueshme fishekzjarresh. Shtetasi E. B. ka deklaruar se porosia i ishte dhënë nga shtetasi E. P.
Punohet për kapjen e 20-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës apelon sërish për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, me rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit.
DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 30 vjeç dhe M. B., 32 vjeç, banues në fshatin Burimas, pasi gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe pasagjer shtetasin tjetër, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. L., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, Korçë, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin L. C., për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. M., 53 vjeç dhe S. T., 48 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi i kanë marrë me qira dy automjete, shtetasit D. Y., dhe nuk ia kanë kthyer atij, sipas kontratës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. J., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 9 granata dore, nga të cilat 3 ofensife dhe 6 difensive, si dhe 8 copë ndezës të unifikuar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e shtetasit D. J.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. B., në një lokal në Bilisht.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Ll., banues në fshatin Tërovë, Maliq, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje në një tokë që e kishte pushtuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 16 dhe 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, 16-vjeçari drejtonte pa leje drejtimi, një motomjet, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasin T. H., 71 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, automjeti me drejtuese shtetasen L. V. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Z. Pas kryerjes së veprimeve administrative, shtetasja L. V. dhe dy pasagjerët në automjetin e saj kryen kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal Shkodër dhe u larguan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. P., 55 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-S. P., 35 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke transportuar 11 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua si provë materiale;
-P. Z., 53 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi është konstatuar se kishte gërmuar në një sipërfaqe toke pranë banesës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P. N., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 59 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Savër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 28 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësor, i cili po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. G., 59 vjeç, dhe për djalin e tij, shtetasin Q. G., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 24-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 40-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. Ç., 43 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka bllokuar një pjesë të rrugëkalimit të këmbësorëve në fshatin Klos, si dhe i ka dëmtuar banesën një shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Ditën e djeshme, rreth orës 18:00 në fshatin Sheq Marinas, është konstatuar pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi V. F., 61 vjeç, i cili vuante nga shëndeti mendor dhe paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61 vjeçarit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në rrugën “Kastriot Muço”, automjeti me drejtues shtetasin F. R. është përplasur me motomjetin me shtetasin R. S., 26 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi R. S., i cili po merr ndihmë mjeksore në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia Kufitare Rinas
Goditet një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas turq.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin në këtë pikë kalimi kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm, me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. K., 23 vjeç, C. S., 23 vjeç dhe A. S., 43 vjeç, të tre me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, në dalje, shtetasi B. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin “Tiranë-Barcelonë”, ka paraqitur pasaportë turke dhe një leje qëndrimi polake, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar dhe, për këtë arsye, e kaluan në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar. Nga ekzaminimi në laborator, dokumenti (leja e qëndrimit polake) rezultoi i falsifikuar.
Si rezultat i veprimeve të kryera nga Policia e Rinasit, për verifikimin e plotë të këtij rasti, u identifikuan edhe 2 shtetasit e tjerë turq, të cilët kishin ardhur së bashku dhe e kishin mbajtur në vëzhgim shtetasin B. K.
Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën shtetasit C. S., një leje qëndrimi çeke, e cila pas ekzaminimit në laborator rezultoi e falsifikuar.
Ndërsa shtetasi A. S. ishte me leje qëndrimi franceze të rregullt, por në vijim të veprimeve të tjera hetimore, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjetën foto të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara të disa shtetasve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin R. H., 48 vjeç, banues në Sarandë. Pasi më datë 17.12.2025, në afërsi të vendit të quajtur “15-katëshi”, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një bordurë trotuari është gjetur nga kalimtarë të rastit një çantë me ngjyrë të zezë, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri pistoletë e llojit “TT”. Nga verifikimet e para hetimore dyshohet se arma e zjarrit i përket shtetasit R. H., për të cilin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori, pas përfundimit të veprimeve në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Sarandë, midis dy shtetasve të mitur, ku një 13-vjeçar goditi me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili pas marrjes së mjekimit në spital, u largua për në banesë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. L., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. K., 42 vjeç, banues në fshatin Novoselë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dy prindërve të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorise se Vlores, per veprime te metejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-vunë në pranga shtetasin K. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, të shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se më datë 14.12.2025, ka vjedhur një motomjet, në rrugën “Pjeter Budi”;
-vunë në pranga shtetasin R. K., 44 vjeç, banues në Durrës, të shpallur në kërkim nga Policia e Beratit, për veprën penale “Dhunimi i varreve”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 30-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit, gjatë kryerjes së detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. B., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”;
-L. Ç., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, në dorë, një 60-vjeçar;
-D. B., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 60 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. S., 18 vjeç, R. M., 19 vjeçe, M. V., 21 vjeç dhe E. B., 19 vjeçe. Në fshatin Labinot, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi M. V., me pasagjerë shtetasit S. S., R. M. dhe E. B., dhe nga kontrolli fizik, shtetasve S. S. dhe R. M. iu gjet sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis sativa, ndërsa shtetasit M. V. dhe E. B. dyshohet se kanë pasur dijeni për këtë lëndë, por nuk e kanë kallëzuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. H., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-A. P., 34 vjeçe, pasi në vendin e quajtur “Ura e Zaranikës”, automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar një 14-vjeçar, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 42 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një 45-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin H. T., 63 vjeç, për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër/Punë intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni i koduar “Lakeside”. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë në Shirokë, duke qarkulluar me automjet, për të shitur lëndë narkotike.
Sekuestrohen automjeti, doza kanabisi, një armë e ftohtë dhe 2 celularë.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. Gj., 21 vjeç, dhe A. V., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Këta shtetas u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas shitnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.
Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.
—
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 24 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 54 vjeç, banues në Lezhë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen D. P., 74 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 të mitur që u kapën duke drejtuar mjete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M.N., 33 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 39-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Night”.
Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar që siguronte Kokainë, e ndante në doza dhe e shiste në lokale në zona me frekuentim të lartë në kryeqytet.
Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike Kokainë që iu gjet me vete të riut, në momentin e arrestimit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë, në doza, kryesisht në lokale nate, në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Night”.
Në kuadër të operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
