Raporti i ngjarjeve, 18 dhjetor 2024

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste. Janë vënë në pranga 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për krime ekonomike janë vënë në pranga 8 shtetas. Janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas.

Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të vetëgjyqësisë, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilat vijojnë hetimet, me qëllim përcaktimin e autorësive;

-1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 1 shtetase të vëna në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Dhunimi i banesës” dhe “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Është arrestuar 1 shtetas, janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetase, të implikuar në prostitucion.

2 shtetas të kërkuar përkatësisht për kalim të kundërligjshëm të kufirit ose për ngacmim seksual, janë ndaluar.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.