Raporti i ngjarjeve, 17,18,19 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 229 shtetas, konkretisht: 68 shtetas janë vënë në pranga, 146 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste, 8 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 25 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 27 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 10 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 10 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 33 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 35 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 25 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-8 raste të vetëgjyqësisë. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është ndaluar 1 shtetas i dënuar për këtë vepër penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të shpërdorimit të detyrës, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të krimeve kibernetike, me autorë të paidentifikuar;

-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 3 shtetas janë arrestuar;

-2 raste të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i ngacmimit seksual, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i mashtrimit, moskallëzimit të krimit, dhunimit të varreve, keqtrajtimit të të miturit, braktisjes së fëmijës së mitur, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, prishjes së qetësisë publike, njoftimit të rremë në organet e rendit, kanosjes për shkak të detyrës dhe kallëzimit të rremë, me 13 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 2 shtetas, të kërkuar përkatësisht për mashtrim dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Për 2 raste të mëparshme të veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 25 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 46 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 22 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.