Raporti i ngjarjeve, 17 shtator 2024
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Komisariati i Policisë Pogradec ndaloi shteasin V. Ll., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Pogradecit e ka dënuar me 1 vit e 10 ditë burgim, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Gj., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë borxh një shumë parash një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 49 shtetas, konkretisht: 7 shtetas janë vënë në pranga, 40 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste– 3 nga këto në fushën e kultivimit, 1 rast me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa 2 me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve kibernetike, me autorë ende të paidentifikuar.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste- 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-1 rast i veprës penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 shtetas është vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, 1 shtetas është proceduar ne gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, 1 shtetas është proceduar ne gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 4 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. Nga këto, 2 raste janë me autorë të paidentifikuar, ndërsa për 2 rastet e tjera, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.