Raporti i ngjarjeve, 17 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 127 shtetas, konkretisht: 33 shtetas janë vënë në pranga, 83 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 6 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste. 2 shtetas janë arrestuar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-6 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale mosbindjes/kundërshtimit me dhunë, të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të ngacmimit seksual, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i moskallëzimit të krimit, me 2 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, veprave të turpshme, përvetësimit të sendeve të vjedhura, dhunimit të banesës dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për mashtrim dhe për ngacmim seksual, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për largim të të burgosurit nga vendi i qendrimit, është ndaluar.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.