Raporti i ngjarjeve, 17 mars 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Treblovë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. K., 38 vjeç, banues në fshatin Murriz, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet pa targa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan shtetasin O. T., 43 vjeç, banues në fshatin Libofshë (i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-kapën shtetasin K. O., 40 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Durrës. Ky shtetas dyshohet se dje, në Durrës, ka kanosur me mjet prerës (thikë), motrën e tij. Në vijim të veprimeve procedurale shtetasi K. O, u procedua në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 54 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, pasi dyshohet se qeni i tij ka kafshuar në dorë, shtetasin F. Z., 58 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe u largua në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Dje, kallëzuan shtetasit:
-A. H., 54 vjeç, se i kishin vjedhur një vegël pune, në oborrin e banesës, në Fier;
-A. M., 47 vjeç, banues në Ballsh, se në marketin e tij, i kishin vjedhur një shumë parash.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj, S. Y., pasi dyshohet se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, 8 shtetas turq, për të ofruar nëpërmjet thirrjeve telefonike, shërbim ndaj klientëve, në një apartament të përshtatur për këtë aktivitet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., K. M. dhe M. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin italian, A. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin G. B., i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. S.(F.), 37 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. K., pasi dyshohet se gjatë punës në subjektin që administron, ka rënë aksidentalisht, nga lartësia, shtetasi E. K., 58 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-shpallën në kërkim shtetasen K. Z., pasi dyshohet se ka vjedhur xhiron ditore të subjektit ku punonte. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të mitur, si dhe shpallën në kërkim shtetasin K. L., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas. Punohet për kapjen e shtetasit K. L.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. S., pasi në zonën “Astir”, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin E. Z.. Punohet për kapjen e shtetasit G. S;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç, pasi dje, në Yzberisht, ka goditur me grushte 2 shtetas(vëllezër). Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. H..

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. M., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeri në automjet, shtetasi B. H., të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Më datë 16.03.2026:
-është çuar në spital, shtetasi R. L., pasi dyshohet se gjatë punës në një karburant, është djegur në duar. Shtetasi R. L. është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq, punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-është çuar në spital, një 18-vjeçare, e cila dyshohet se ka tentuar të dëmtojë duart e saj, në banesë. Shtetasja është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-kallëzoi shtetasi O. M., se disa të mitur ishin futur në ambientet e një instutucioni, me qëllim vjedhjen. Ata janë larguar pa marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit.

-Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Martin Camaj”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. M. Nga aksidenti u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. Ç., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 2, ka kanosur një 42-vjeçar, për motive të dobëta;
-H. M., 72 vjeç, banues në Arapaj, pasi ka kallëzuar një 24-vjeçar se ai i ka goditur automjetin, me send të fortë, dhe i ka bllokuar rrugën përpara banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. B., 30 vjeç, banues në Fermë Sukth, pasi ka kallëzuar shtetasi M. C. se ai ka dëmtuar aparatin matës të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Gj. D. (i afërm i shtetasit M. C.), i cili aktualisht është jashtë vendit;
-D. A., 25 vjeç, banues në Fermë Sukth, pasi në Fermë Sukth, është konfliktuar fizikisht me një 22-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, shtetasi H. M., rreth 70 vjeç, gjatë qëndrimit në një farmaci, për të blerë medikamente, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës dhe të rrethanave të rastit.

Komisariati i Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të këtyre rasteve:

-mbrëmjen e djeshme, është çuar për të marrë mjekim, në spital, shtetasi F. I., 62 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në shkallët e pallatit ku banonte, në lagjen “Partizani”. 62-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.;

-dje, në akset rrugore “Kaninë–Orikum” dhe “Fier–Vlorë”, dyshohet se si pasojë e defekteve teknike, kanë marrë flakë gjatë lëvizjes, 2 automjete. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rasteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. P., 50 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të saj, 17 vjeç, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Më datë 16.03.2026, shtetasi E. B., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor që drejtonte në fshatin Grekan, dhe si pasojë mjeti është përmbysur. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi E. B.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftuar se dyshohej se në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit shtetasit K. Ç. (objekt aktualisht i pabanuar), është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Dibrës

Monitorim intensiv me dronë, radarë dhe mjete inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.

Në mbështetje të patrullave të Policisë Rrugore të Dibrës edhe grupe nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve të para të muajit mars, është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht 954 drejtues mjetesh, konkretisht:

●400 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
●179 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
●49 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
●14 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
●64 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
●4 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
●5 drejtues kamionësh, për tejkalim të peshës së lejuar;
●6 drejtues mjetesh, për xhama të errët të pahomologuar dhe pa dokumentacionin përkatës;
●233 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

✅ Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje për shetasin G. Ll., 45 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se administronte një postë, i papajisur me dokumentet e nevojshme. Qindra pako dhe automjeti me të cilin shpërndaheshin ato, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:
-për shtetasin A. Ll., 41 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi L. H., 52 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer në automjetin që drejtonte i proceduari. Tre të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën;
-për një 16-vjeçar, pasi drejtonte automjet dhe me të, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi Gj. Ç., 44 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A.C., 30 vjeç, banues në Klos, pasi, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin e shtetasit R.A. Si pasojë, shtetasi R.A. ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A.A., 18 vjeç, banues në Dibër, pasi, në qytetin e Peshkopisë, u kap duke drejtuar automjetin tip “Audi”, pa u pajisur me leje drejtimi.
-E.K., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi, në fshatin Suç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin e shtetases D.S. Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar 26-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J.H., 40 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti pa u pajisur me lejen përkatëse.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi F.Sh., 67 vjeç, banues në Maqellarë, pasi, në fshatin Okshatinë, u kap duke transportuar me një furgon një sasi lënde drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Z., banues në fshatin Beltojë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetasja J. B., 65 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, dyshohet se ka humbur ekuilibrin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasja E. R., 31 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, dyshohet se në gjendje depresive, ka konsumuar fostoksinë, në banesë. Ajo po merr mjekim në spital dhe aktualisht është në gjendje të stabilizuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. G., 37 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në oborrin e banesës së shtetasit E. B., 40 vjeç, në fshatin Gradec.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasja A. D., 44 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz, se gjatë kohës që ajo ka qenë me dy fëmijët e saj, në parkun e lojërave, shtetasja D. P., 58 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, ka gjuajtur me gurë në park.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Malësi e Madhe

✅Zbardhen 2 raste të vjedhjes së automjeteve, në fshatin Selcë, vihet në pranga 22-vjeçari.
Ai u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin që e kishte vjedhur 2 ditë më parë.

✅Posedonin 1 kg e 150 gramë kanabis dhe 2 armë gjahu, në banesë, vihen në pranga 2 shtetas (xhaxhallarët e 22-vjeçarit).

Sekuestrohen 2 automjetet e vjedhura, 2 armët e gjahut dhe lënda narkotike.

Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:

-M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.

-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për shtetasit:

-I. R., 34 vjeç, banues në fshatin Lashovë, Kolonjë, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçar dhe e ka kanosur atë, për motive të dobëta;

-A. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash në banesë, ish-bashkëjetuesit të saj. Në banesën e shtetases A. M. u gjet dhe u sekuestruan një pjesë e shumës së parave që dyshohet se ka vjedhur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Më datë 16.03.2026, në spitalin e Korçës, është dërguar nga familjarët e saj, shtetasja S. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Moçan, Maliq, e cila është dëmtuar pasi dyshohet se është rrëzuar në oborrin e banesës, duke zhvendosur një gomë automjeti. 60-vjeçarja vijon të marrë mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Synimi”. Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë.

Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PKK Morinë/Arrestohet një shtetas kosovar që tentoi të trafikonte lëndë narkotike, në Shqipëri.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe automjeti që drejtonte i arrestuari.

Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri.

Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren.

Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit

Finalizohet, pas 2 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Storm 16”.

Zbulohet në lagjen nr. 13, Durrës, një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion.

Procedohen penalisht 2 shtetase braziliane që ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel.

Procedohet penalisht, për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.

Shpallen në kërkim dy shtetase, njëra që kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient.

Procedohen penalisht edhe 8 shtetas.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.

Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, të kryera gjatë 2 javëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”.

Në vijim të veprimeve procedurale, në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.

Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. N., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet në automjet, një sasi Cannabisi;
-V. B., 32 vjeçe, banuese në ShBA, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet gjatë kontrollit fizik, një sasi Cannabisi.
Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.03.2026:
-dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij, në fshatin Ballaban, shtetasi K. A., 63 vjeç;
-dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, në banesën e tij, në lagjen “Granicë”, shtetasi A. Gj., 54 vjeç.
Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar rrethanat e të dyja rasteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Zoomed In”.

Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit.
I arrestuari, shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë.

Ai u kap duke lëvizur me ciklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 15 mars 2026, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse, automjeti i punonjësit të Policisë, shtetasit Gj. Gj., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Zoomed In”.

Gjatë operacionit, u identifikua si rezultat i vëzhgimit të hollësishëm të një sërë pamjesh filmike të siguruara në akse të ndryshme, autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. Rr., 32 vjeç.

32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit F. Rr., shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.

Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

PKK Muriqan

Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare

Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 38 000 euro, procedohet penalisht një 49-vjeçar që i posedonte dhe nuk i deklaroi në kufi.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste.

1.Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin polak W. C., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në hyrje, iu gjetën 30 000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit, ndërsa në çantën e dorës iu gjetën edhe 8 000 euro.

2.Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.