Raporti i ngjarjeve, 17, 18, 19 janar 2026

Fier/Vijon operacioni i koduar “New Start 3”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në Fier dhe në Patos.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi H. M., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një pikë karburanti në Himarë, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Dibër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Twins”.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, kapen dhe arrestohen 2 vëllezër.

Gjatë operacionit, sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë etj.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, bazuar në hetimet e kryera për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, ka siguruar prova se dy prej shtetasve të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër.

Bazuar në këtë informacion, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit “Twins”, kanë arrestuar në Gjirokastër shtetasit:
K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër (vëllezër).

Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Dibër vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”.

Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës.

Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. T., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi Cannabisi që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Më tej, gjatë shoqërimit në polici, 24-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët, dhe ka tentuar të largohet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. H., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-E. S. dhe L. S., vëllezër, pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë goditur me grushte, xhaxhanë e tyre.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. H., 37 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Gj., pasi motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, shtetasi A. H., është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi D. Gj.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasin L. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Më datë 18.01.2026:
-kallëzoi shtetasi R. K., se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, me djalin e tyre të mitur. Punohet për gjetjen këtyre shtetasve;
-është gjetur në banesën e tij, në fshatin Zhurje, trupi i pajetë i shtetasit S. B., 65 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (pesticide). Punohet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin I. Gj., 25 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e saj.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 48 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 35-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Zgjanë, pasi ka hedhur inerte në tokën e tij, për ndryshimin e destinacionit të përdorimit, pa leje nga organet kompetente;
-K. P., banuese në Lushnjë, pasi ka dhënë njoftim të rremë tek punonjësit e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi J. B., banues në Fier, i cili kallëzoi se gjatë natës i kanë vjedhur targat e automjetit të tij, që e kishte parkuar pranë banesës. Po punohet për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-F. J., 35 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. E., për motive të dobëta;
-B. M., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në dyqanin e një kompanie celulare, ka filmuar punonjësen, shtetasen V. Sh., pa pëlqimin e saj. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet një peshore elektronike me mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy celularëve të 32-vjeçarit, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari ushtronte aktivitetin në lokal, pa e regjistruar në organet tatimore. Peshorja elektronike dhe 2 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 57 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, në banesë, shtetasit N. J.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi N. Ç., i cili pretendon se një javë më parë, 35-vjeçari i ka vjedhur në banesë, në fshatin Kolanec, Maliq, një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan shtetasin B. B., 41 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Fushë Milot–Lezhë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetet që drejtonin shtetasit G. V. dhe C. Sh.. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan 7 shtetas. 2 prej tyre morën asistencën mjeksore të nevojshme dhe u larguan në banesa, ndërsa të tjerët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasin S. K., 65 vjeç, pasi në aksin rrugor “Laç–Mamurras”, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi A. T.. Si pasojë u dëmtua shtetasi A. T. dhe 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. N., 51 vjeç, banues në fshatin Berzanë, pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe pyjore në territorin e këtij fshati.

Më datë 18.01.2026, kallëzoi shtetasi A. M., 25 vjeç, se një shtetas i kishte vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin M. S., 53 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. Gj., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në kufi, duke transportuar me automjetin e tij, mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Xh. V., 19 vjeç, banues në fshatin Mbjeshovë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën fara të dyshuara të bimës narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-I. D., 26 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dyshohet se ka kontaktuar nëpërmjet celularit, ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. A., banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Gjatë dy fazave, Operacionalja 78 dhe Operacionalja 79, janë kapur dhe vënë në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, dy shtetas.

Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan fazat 78-të dhe 79-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Në kuadër të këtyre fazave, në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë.

Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës.

Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kuadër të operacionit të koduar “Catch 1” kapën e ndaluan shtetasin G. Sh., 22 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B dhe E. F, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe kanosur shtetasin B. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. V, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin G. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L, pasi në anë të mashtrimit nuk i ka paguar një detyrim shtetasit A. K.

Më datë 17.01.2026, shtë dërguar për ndihmë mjekësore në spital një shtetase 65-vjeçare, e cila në banesë ka konsumuar një mbidozë medikamentesh. Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më datë 17.01.2026, është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi i mitur 12 vjeç, pasi në oborrin e banesës, në tentativë për të mbyllur portën e jashtme të oborrit, porta ka dalë nga shina dhe i ka rënë mbi vete. Aktualisht, i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. N., 40 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Dh. G., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi u kap duke kryer punime pa leje;
-R. S., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bllokuar rrugën e banesës së vëllait të tij;
-një shtetase të mitur, 16-vjeçare, pasi është konfliktuar fizikisht me bashkëshorten e xhaxhait të saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. A., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasi A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gradisht, i cili kallëzon se në banesë i kanë vjedhur disa vegla pune. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor
arrestuan në flagrancë shtetasin M. Rr., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi me motomjetin që drejtonte, pa leje drejtimi në rrugën “Martin Camaj”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua 28-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., 47 vjeçe, banuese në Durrës pasi dyshohet se nuk i ka lejuar në takim fëmijën e tyre të mitur bashkëshortit, sipas vendimit të përkohshëm të gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 52-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 58 vjeçe, banuese në Korçë si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. R., 43 vjeçe, banuese në Korçë, pasi këto shtetase, kunata mes tyre, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës. Shtetasja K. R., u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në fshatin Spiten, Lezhë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimore pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasit:

• E. N., alias E. Ll., banues në Kurbin, pasi dyshohet se më datë 17.01.2026, rreth orës 04:01, ka hyrë në një market dhe ka marrë kasën fiskale;

• A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar orenditë e dhomës së hotelit ku qëndronin.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke për përdorimin e disa varreve familjare.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Më datë 17.01.2026 ka kallëzuar shtetasi G. Rr., 38 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, se në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, i janë vjedhur dy targat e automjetit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. G., 67 vjeç, banues në fshatin Barbullush, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithaahtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti pasi më datë 16.01.2025, në fshatin Dajç, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një subjekt lokal në pronësi të shtetasit A. D., 41 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në fshatin Reç, është konstatuar se kishte hapur një kanal në një sipërfaqe toke për të cilën nuk dispononte dokumente pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “PURPOSE”.

Qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri, në shëtitoren e plazhit, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe motomjeti me të cilin qarkullonte.

Procedohet penalisht edhe pasagjeri, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. K., 24 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”.

Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.

Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. D., 33 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasit:
•P. F., 62 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Vlorë–Novoselë u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•E. I., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në kryqëzimin e fshatit Nartë u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 17.01.2026, shtetasi E. O., 23 vjeç, në rrugën “Panorama”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Fier

Goditet një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore.

Finalizohet pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar “Skadenca”.

Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe një pjesë të konsiderueshme të skaduara, të cilat më pas i hidhte në treg duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, 1635 kuti me ilaçe të ndryshme të skaduara, si dhe 2654 kuti pa faturë tatimore, që dyshohet se janë futur kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare, pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skadenca”.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lejimin e kontrollit të banesës në pronësi të shtetasit B. B.

Si rezultat i kontrollit janë gjetur gjithsej 4289 kuti me medikamente të ndryshme, ku një sasi e konsiderueshme e tyre ishte e skaduar dhe pjesa tjetër pa faturë tatimore.

Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 42 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit B. B., për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”.

Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit.

Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit.

Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim më datë 11.01.2026, për veprën penale “Vjedhja”. Ndaj tij ka kallëzuar shtetasi B. D, se i ka vjedhur disa pajisje elektrike në magazinën e tij.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas dyshohet si autor edhe i një vjedhjeje tjetër më datë 16.01.2026, në lagjen nr. 13, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B, se ky shtetas i kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar me vrap.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin O. B., 31 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka dërguar për ekzekutim vendimin penal të datës 23.05.2025, ku i ka mbetur pa vuajtur dënimi prej një viti e dy muajsh për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Durrës. Më datë 16.01.2026 është konstatuar nga shërbimet e DVP Elbasan, në fshatin Karinë, Peqin, se duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, kishte pësuar aksident rrugor.

Nga hetimet e kryera rezulton se 38-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Durrësit më datë 19.01.2024, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.

Ll., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël e dyshuar lënde narkotike, kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka shpërndarë foto intime të një 14-vjeçareje në rrjete sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. B., 37 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi janë konstatuar duke depozituar dy kamionë me rërë në afërsi të detit, në Qerret, pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 16.01.2026, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi N. H., 68 vjeç, banues në Durrës, i cili ka bërë kallëzim për largimin nga banesa të djalit të tij, shtetasit E. H., 38 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasin Z. Gj., 33 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 14 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga automjeti në pronësi të shtetasit J. M., 36 vjeç, banues në Kurbin.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-O. B., 45 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-L. R., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme dhe ka kanosur me thikë në dyqanin e saj, një 31-vjeçare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-D. Xh., 30 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të fshatit Gështenjas, u kap duke transportuar me mjetin tip kamionçinë, një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe mjeti u bllokuan në cilësinë e provës materiale;

-A. Gj., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin e tij, në lagjen nr.5, dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. M.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, për shtetasin A. G., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një pronë të përbashkët me disa shtetas të tjerë, ka prerë disa trungje të llojit lis dhe ka instaluar disa kamera sigurie duke cenuar privatësinë e të tjerëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

Mat

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Matit, për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasin J. K.

Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke e çuar më pas në lumin Mat.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 30-vjeçarit.

Angazhimi i strukturave të Policisë së Dibrës, Polumbarëve të Renea-s, Forcave Kombetare të Sigurisë dhe strukturave të tjera të përfshirë në operaionin e kërkimit për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 30-vjeçarit ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet e në mënyrë të pa ndërprerë.

Qarku Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
• arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E.K, ka përdorur edhe armë zjarri pa shkaktuar pasoja. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K. është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e tyre.

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Bashkiake Shkodër.

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin serb N. C., 34 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, pasi ky shtetas është paraqitur në hyrje të R.SH-së, në PKK Hani i Hotit, me automjet kamion dhe gjatë kontrollit rezultoi se targa e përparme e kamionit ishte e mbivendosur dhe nuk i korrespondonte automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. U., 30 vjeç, dhe V. U., 67 vjeç, të dy banues në fshatin Mali Kolaj, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi në muajin prill të vitit 2024, shtetasja V. U. i ka postuar djalit të saj shtetasit A. U., emigrant në Francë, një pasaportë bullgare të falsifikuar, e cila është kapur nga autoritetet gjermane në aeroportin Leipzig, Gjermani.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin N. M. (N.), 70 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Gj. Gj., 76 vjeç, se ky shtetas i ka ndërtuar një mur rrethues 100 m të gjatë në pronën e tij, të cilën pretendon se e ka me dokumenta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Ll., 57 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

-Më datë 16.01.2026, ka bërë kallëzim shtetësja Gj. A., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gril, Malësi e Madhe, se ka gjetur banesën e saj të hapur dhe sende të shpërndara në tokë. Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ka vetëm zhvendosje të orendive dhe sendeve në mënyrë të çrregullt dhe nuk është konstatuar asgjë e humbur nga ana e saj.

-Më datë 16.01.2026, në fshatin Hajmel, gjatë natës, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit R. B., 39 vjeç. Si pasojë, është djegur plotësisht automjeti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në vijim të operacionit të koduar “Skema”, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, L. M., 35 vjeç, banues në Divjakë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të vënë në pranga më parë, i kanë marrë një 55-vjeçari shumën prej 40 000 eurosh, duke e mashtruar nëpërmjet mesazheve elektronike, se ishin të njohur të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin E. H.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për kryerjen e verifikimeve mbi automjetin që drejtonte;
•referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. S., pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin dhe, në tentativë për t’u larguar, ka përplasur një automjet. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•arrestuan shtetasit A. M., 34 vjeç dhe F. M., 30 vjeç, pasi shtetasi A. M. nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin, të cilin dyshohet se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike. Pas kontrollit të automjetit iu gjet një sasi municioni luftarak. Ndërsa shtetasi F. M. nuk ka kallëzuar në lidhje me rrethanat e rastit;
•arrestuan shtetasin A. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe motrës së tij;
•punohet për kapjen e shtetasit E. L. (M), 24 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur komshien e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasin Q. B.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M., pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin G. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme një 12-vjeçar ka goditur lehtë me një mjet prerës një 13-vjeçar. Gjatë konfliktit ka ndërhyrë shtetasi A. D., i cili ka marrë mjetin prerës dhe e ka çuar në banesën e tij. Për shkak të moshës së miturëve nuk mund të nisë procedimi penal dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprime të mëtejshme. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 5 shtetas të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
•shpallën në kërkim shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka goditur me grusht një të mitur dhe ka kanosur bashkëjetuesen e tij nëpërmjet celularit. Punohet për kapjen e shtetasit K. K., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit I. T., 35 vjeç dhe S. B., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Më datë 16.01.2026, shtetasja F. H. kallëzoi se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi A. Q., 68 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Cargo 1”.

U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nga kontrolli iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin T. M., 72 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. H., 27 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje;
-Sh. Gj., 62 vjeç, L. Gj., 35 vjeç, dhe G. L., 50 vjeç, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Tentoi të fuste duke i fshehur në trup 38 000 dollarë amerikanë, kapet në dalje të PKK-së 67-vjeçari dhe procedohet penalisht.

Gjatë kontrollit në banesën e 67-vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë gjetën dhe sekuestruan edhe 35 000 euro.

Procedohet penalisht poseduesi i shumave të parave në dollarë dhe euro.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin R. H., 33 vjeç, banues në fshatin Kërkove, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•V. K., 27 vjeç, pasi në vendin e quajtur ish-Kombinati, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu konstatua një mjet prerës thikë.
•E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me fjalë dhe fizikisht me shtetasin A. C., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja R. S., 41 vjeçe, e cila pretendon se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.

Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar që ishte në kërkim.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

-B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.