Vorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Gjirokastër
Vetëdorëzohet shtetasi K. S., autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.
Shtetasi K. S. gjithashtu dorëzoi armën e gjahut (me vjaska), me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, në mungesë, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. S. ka qëlluar me armë gjahu me vjaska, në drejtim të shtetasit E. S., shtetasve që shoqëronin këtë të fundit dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi E. S..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të metejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
•Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, për një shoqëri tregtare të huaj, pasi dyshohet se në muajin mars 2020, ka shitur dhe ka transportuar për llogari të shtetasit E. S., 45 vjeç, banues në Durrës, një automjet që rezulton i shpallur në kërkim në Belgjikë. Vijojnë verifikimet në lidhje me këtë rast.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. K., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, për kryerjen e një shërbimi (mobilim banese), për të cilin është paguar nga ai.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin M. C., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për largimin e automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt;
-L. H., 38 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe për vëllanë e këtij të fundit, shtetasin A. B., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për parkimin e parregullt të automjetit me të cilin lëviznin;
-E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, 2 shtetas.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-shpallën në kërkim shtetasin L. V. alias P. L., 61 vjeç, pasi dyshohet se nuk ka kthyer automjetin e marrë me qira, për të cilin gjithashtu nuk ka kryer pagesën. Punohet për kapjen e 61-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. R., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi iu gjet në celular, faqe online aktive për vënie të basteve sportive;
-F. M., banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
•Më datë 15.10.2025, kallëzoi shtetasi K. J., 27 vjeç, banues në Kavajë, se i kanë vjedhur automjetin e parkuar në afërsi të banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga verifikimi i kryer nga një grup i përbashkët i përbërë nga shërbimet e Policisë dhe të OSHEE-së, u konstatua se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në punishten e duraluminit në pronësi të tij, si dhe në një objekt 4-katësh, të cilin e mban me vetëgjyqësi, duke mos e liruar për pronarin e saj, shtetasin A. B.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 15.10.2025, në një kantier ndërtimi në lagjen “11 Janari”, shoferi i betonierës, shtetasi P. M., 62 vjeç, duke pastruar automjetin, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin C. E., 47 vjeç, banues në Greqi, pasi në rrugën “Murat Tërbaçi” u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Plan masash për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.
U kapën në flagrancë gjatë natës, në Ishull Lezhë, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas. Në automjetin e tyre u gjetën 20 shpendë të vrarë me armë gjahu.
Bllokohen për shkak të shkeljes së Moratoriumit të Gjuetisë, 2 armë gjahu që këta shtetas i kishin me leje. Sekuestrohen automjeti dhe fishekë arme gjahu.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Lezhë.
Gjatë kontrolleve, në Ishull Lezhë, janë kapur në flagrancë 2 shtetas që po kryenin gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u konstatua dhe automjeti i tyre, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 20 shpendë të vrarë me armë gjahu, si dhe disa fishekë për armë gjahu.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Divjakë, dhe M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër.”
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. I., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (14, 15 dhe 16 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Çlirimi”, me një 15-vjeçar, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. H., 52 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në shtratin e lumit Devoll, në fshatin Lumas, janë konstatuar 2 kamionë me inerte, pa autorizim, dhe 1 ekskavator, të firmës që administron shtetasi B. H., të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e 52-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Rr., 41 vjeç, banues në Fier, pasi posedonte doza Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. K., 48 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur veshje, në një dyqan;
-O. K , 42 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Verbas, në zonën ku kujdesej për bagëtitë, dyshohet se për shkaqe natyrale, ka humbur jetën shtetasi A. P., 47 vjeç, banues në fshatin Marinëz.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Krumë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen H. H., 62 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. C., rreth 27 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin D. C., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Qarku Shkodër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Linaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., 71 vjeç, dhe për djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Viçidol, pasi janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin A. M., banues në fshatin Viçidol.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. B., pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt dykatësh, pa leje nga organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. Gj., 30 vjeçe, banuese në Maqellarë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende dhe një shumë parash në banesën e shtetases F. N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. P., 50 vjeç, banues në fshatin Suç, pasi bashkëshortja e tij, ka kallzuar, se nëpërmjet një bisede telefonike ka kërcënuar vajzën e tyre të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Ç., 20 vjeç, A. K., 21 vjeç dhe E. M., 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, pasi 20-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi e vogël Cannabisi, 21-vjeçarit iu gjetën në banesë, disa fishekë, ndërsa në celularët e të treve, u gjetën faqe online aktive për vënie bastesh sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, fishekët dhe 3 celularët.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 29 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje, disa celularë, në një dyqan.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. T.(M.), 25 vjeç dhe S. V.(B.), 26 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas, dhe iu kanë dëmtuar automjetet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi Sh. P., 46 vjeç, banues në Laç, dyshohet se duke ecur në gjendje të dehur, në qytetin e Laçit, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.
–
Laç/Informacion paraprak
Rreth orës 06:40, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesë, shtetasi B. Z., 41 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 41-vjeçari ka humbur jetën pasi është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale.
Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit.
Sekuestrohen 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje. Punohet për gjetjen e armës së zjarrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Devoll
Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll.
Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë.
Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
PKK Morinë/Goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në pikën e kalimit kufitar.
Vihen në hetim 2 shtetas kosovarë që tentuan të futnin në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar, 27 550 euro.
Sekuestrohet shuma e eurove.
Në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë konstatuan 2 raste të tentativës për të futur në Republikën e Shqipërisë, shuma parash, pa i deklaruar konform ligjit. Konkretisht, për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit kosovarë:
-A. G., 51 vjeç, banues në Suedi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 12 550 euro;
-A. G., 44 vjeç, banues në Suharekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 15 000 euro.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Vijon operacioni i koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, shtetas kolumbian, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Ky shtetas dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
Sekuestrohen 3 celularë që ai dyshohet se i përdorte për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, u bë e munduar kapja në PKK Muriqan dhe ndalimi i shtetasit kolumbian të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:
D. G., 28 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.