Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, konkretisht: 29 shtetas janë vënë në pranga, 77 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. Njëri prej tyre rezulton me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 2 shtetas janë ndaluar dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar, 5 shtetas janë arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të goditjeve për shkak të detyrës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të deklaratës së rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të krimeve kibernetike. Njëri me autor/ë të paidentifikuar, rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, falsifikimit të kartëmonedhave, ngacmimit seksual, marrëdhënies homoseksuale me të mitur dhe mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, me 7 shtetas në total, të arrestuar.
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufijve, vetëgjyqësisë, trafikimit të mjeteve motorike, pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, përvetësimit të sendeve të vjedhura dhe kanosjes për shkak të detyrës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.