Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset e huaja, G. G., 32 vjeçe dhe G. S., 32 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në një apartament të marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. P. dhe F. M., pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, mbi pagesën që duhet t’i jepnin për një punë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin R. C., 38 vjeç, pasi në Mullet, dyshohet se duke u prezantuar si punonjës policie, ka mashtruar 2 shtetas, të cilëve iu ka kryer kontrolle fizike dhe iu ka kërkuar para;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. L. dhe A. Z., pasi dyshohet se kanë dëmtuar derën e një institucioni, duke shkruar me spraj, në të;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. I., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin B. I.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 45-vjeçari, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me këtë shtetas. Më tej, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, shtetasi K. B. ka kundërshtuar efektivët dhe ka thyer xhamin e automjetit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. M., 21 vjeç, pasi kishte me vete sasi Cannabisi dhe një armë të ftohtë, të cilat iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. N., 30 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. G., pasi dyshohet se duke goditur dyert e një klinike, për motive të dobëta, ka prishur qetësinë në zonë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. N., pasi shtetasi A. M. ka kanosur shtetasin E. N., ndërsa ky i fundit e ka goditur me grushte, shtetasin A. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., pasi dyshohet se ka shpërdoruar sipërfaqen e tokës që ka patur në posedim;
-shpallën në kërkim shtetasin R. V., pasi dyshohet se ka vjedhur në një dyqan. Punohet për kapjen e këtij shtetasi;
-shpallën në kërkim shtetasin V. R. dhe një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë, shtetasin R. C.Punohet për kapjen e të dy shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin L. T., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin C. S., 37 vjeç, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi S. Gj.. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin Z. C., 53 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-arrestuan shtetasin N. K., 56 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 4 automjete të parkuara në rrugën “Llazi Miho”. Pas përplasjes automjeti është spostuar dhe ka dëmtuar fasadën e një dyqani në këtë rrugë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Mercedes Benz’’ që përplasi në rrugën “Don Bosko”, këmbësoren, shtetasen H. P., 78 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Më datë 15.12.2025, kallëzuan shtetasit:
-D. D., se i kanë ndërhyrë në llogarinë e saj në rrjete sociale dhe në email-in që përdorte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-R. P., se i kanë shpërdarë një video fyese, në rrjete sociale. Autori i rastit është identifikuar nga Policia, e cila po punon për kapjen e tij;
-F. Gj., se ishte larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Berat
Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅ Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.
✅ Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 2 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
✅ Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️ janë ndëshkuar administrativisht 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
✔️ janë ndëshkuar 203 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ janë ndëshkuar 93 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ janë ndëshkuar 107 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ janë ndëshkuar 256 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ janë ndëshkuar 200 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor .
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. J., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe aktive për baste sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. B., banues në Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin H. S., për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 43 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi në muajin shtator 2025, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e automjetit të ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, me qëllim kalimin e automjetit në pronësi të tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. D., 50 vjeç, banues në Ersekë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit që e kishte ndaluar te vijat e bardha, në qytetin e Ersekës.
Korçë/Më datë 15.12.2025, në fshatin Dardhë, në banesë, është konstatuar nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja T. B., 90 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Informacion paraprak/Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;
-shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, për të mos i paguar çmimin e një automjeti;
-për dy 14-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin A. L., 50 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një 13-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 2 celularë dhe një shumë parash. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Gj., 58 vjeç, dhe J. H., 37 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u konstatuan duke gjuajtur shpendë, me armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, 25 fishekë arme gjahu, 1 automjet dhe 3 shpendë të vrarë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke hedhur fishekzjarre;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Qerret, është gjetur nga familjarët, në rrugë, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi N. L., 63 vjeç, i cili është transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën. Nga këqyrja e trupit dhe nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi N. L. e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Lushnjë/Informacion paraprak – Rreth orës 07:45, në fshatin Bubullimë, është gjetur pa shenja jete, pranë banesës së saj, shtetasja K. K., 74 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Berat-Belsh”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 2 automjete dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e përplasjeve pati vetëm dëme materiale. Më tej, në momentin e ndalimit, shtetasi A. D. ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe 17 fishekë, që i mbante pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 18 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 17 vjeç;
-shpallën në kërkim shtetasin F. C., 32 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një banesë në lagjen “Kala”. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. A., 65 vjeç, pasi është konfliktuar dhe ka shtyrë me duar shtetasin S. R., 67 vjeç, për motive të dobëta;
-K. T., 62 vjeç dhe Q. M., 60 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. Sh., 60 vjeç, pasi ka goditur me grushte vëllanë e tij, shtetasin I. Sh., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin L. B., 37 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. T., 32 vjeç, pasi ka goditur me send të fortë shtetasin A. A., 29 vjeç, për motive të dobëta. Vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit.
Dje, në lagjen “Haxhias”, dyshohet se, për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. B., 54 vjeçe. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. P., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasja A. P., 18 vjeçe, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash në banesë;
-N. P., 62 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi P. P., 65 vjeç, se 62-vjeçari e ka kanosur dhe i ka dëmtuar automjetin, pas një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Kurbin/Dje, ka kallëzuar shtetasi S. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, se më datë 15.12.2025, rreth orës 05:00, në Mamurras, një shtetas që nuk e njeh, i ka marrë një shumë parash dhe 2 celularë, duke e kanosur. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohen 3 shtetas, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale.
Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive (njëri prej tyre, i mitur).
Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive, me celularë.
Për këtë veprimtari u arrestuan pronari dhe punonjësi në lokalin në rrugën “Niko Avrami”, shtetasit B. H., 41 vjeç dhe R. K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit në rrugën “Faik Kulla”, shtetasi E. G., 26 vjeç.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokaleve, konkretisht për një 17-vjeçar dhe për shtetasin M. L., 21 vjeç.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Strukturat e DVP Tiranë, kontrolle në subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.
Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave.
Arrestohen 2 shtetas, procedohet penalisht 1.
Sekuestrohen sasi e konsiderueshmmme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.
Në zbatim të planit të masave për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme, të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Tiranë kanë evidentuar tre raste të kësaj veprimtarie dhe kanë kryer veprimet procedurale për autorët e dyshuar, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Z., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike. Gjithashtu, u gjet një sasi e madhe veshjesh të dyshuara të kontrabanduara. Lëndët piroteknike dhe veshjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. Q., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën lëndë të ndryshme piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollin në marketin në pronësi të tij, në rrugën “Frosina Plaku”, u gjet një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj.D., 22 vjeç, banues në fshatin Zdojan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.K., 26 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin B.Xh.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori për shtetasin Q.Q., 59 vjeç, banues në Dibër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Peshkopi– Maqellarë, teksa drejtonte automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin e shtetasit E.M. Si pasojë e përplasjes së mjeteve, mbeti e dëmtuar një pasagjere.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. P., 66 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. M., 67 vjeç, dhe M. M., 62 vjeç, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Prekal, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. G., 64 vjeç, dhe Z. D., 58 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
