Raporti i ngjarjeve, 16, 17, 18 gusht 2025
Korçë
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, u zbardh dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit, të ndodhur dje, në fshatin Mollaj, nga një 41-vjeçar.
Vihet në pranga 41-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit. Ai ka marrë dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vihen në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes, të ndodhur më datë 15.08.2025, në fshatin Mollaj, Korçë.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë, se në fshatin Mollaj kishte pasur një konflikt për motive të dobëta, ku kishte mbetur i dëmtuar një 28-vjeçar me mjet prerës (thikë), i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit, si autor i dyshuar i ngjarjes, konkretisht shtetasin:
- Q., 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, bazuar dhe në pamjet filmike, u bë zbardhja e plotë e ngjarjes, ku u vendosën në pranga edhe 4 shtetas të tjerë, I. D., 45 vjeç, Th. P., 47 vjeç, Dh. K., 47 vjeç, dhe B. S., 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Rabijak, Berat.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish për të gjithë qytetarët që, në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-I. L., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-O. K., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin B. P., 57 vjeç, banues në fshatin Ashtë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 56 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap duke transportuar 10 m3 lëndë drusore të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. H., 67 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur shtetasin L. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. H., 56 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi më datë 15.08.2025, në lagjen “10 Korriku”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit B. Sh., 52 vjeç, A. Dh., 25 vjeç, M. Dh., 43 vjeç, M. Sh., 61 vjeçe, dhe A. Z., 67 vjeç, pasi janë konstatuar në mënyrë të përsëritur duke ushtruar aktivitet tregtar bar–restorant, në mënyrë të kundërligjshme, pa qenë të pajisur me lejen përkatëse, në plazhin “Gjipe”, hapësirë publike e administruar nga Bashkia Himarë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike në banesën e tyre, ndaj vëllait të tij.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.08.2025, në lagjen “Partizani”, është gjetur pa shenja jete, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi A. T., 68 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor dhe prej disa ditësh ishte larguar nga banesa ku jetonte me bashkëshorten.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 15.08.2025, në fshatin Drashovicë, dyshohet se për shkaqe aksidentale ka rënë zjarr dhe është djegur magazina e shtetasit F. M., 55 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-A. L., 60 vjeç, dhe Sh. R., 38 vjeçe, banues në Sarandë, pasi më datë 14.08.2025, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me shtetasit D. A., 81 vjeç, dhe Ch. K., 74 vjeçe, banues në Sarandë.
-M. R., 33 vjeç, banues në Damthon, Angli, pasi më datë 14.08.2025, ora 04:21, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë se kishte parkuar automjetin e tij tip “Audi”, në mënyrë të gabuar, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Butrinti”, lagjja nr. 1, Sarandë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin V. M., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. N., 43 vjeç, banues në Angli, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja, shtetasja R. K., e cila ka deklaruar se ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj, në prani të fëmijëve të mitur. Gjithashtu, shtetases R. K. iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Në vijim të komunikatës së datës 07.08.2025, ku u bë me dije shpallja në kërkim e shtetasit A. Sh., 26 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kapën dhe shoqëruan në Komisariat shtetasin e lartpërmendur. Në përfundim të veprimeve procedurale dhe pas konsultimit me Prokuroren, u vendos që ai të ndiqet në gjendje të lirë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. Ç., 64 vjeç, banues në Kurbin, i dyshuar për kryerjen e një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 23 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë – Shkodër” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë 3 automjete. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. M., si dhe pasagjerët që udhëtonin në automjetin tjetër me drejtues shtetasin Sh. B., konkretisht shtetasit M. M., 19 vjeç, A. M., 22 vjeçe, F. F., 22 vjeçe dhe G. T., 21 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë ku po marrin ndihmë më të specializuar mjekësore.
Gjithashtu, po këta Specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 48 vjeç, banues në Mal të Zi, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Berat.
✅ Ekzekutohen 5 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e një grupi që shisnin lëndë narkotike dhe kultivonin bimë narkotike.
Gjatë operacionit, në fshatin Jaupas, Skrapar, u gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike cannabis sativa.
Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.
Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:
- Q., 25 vjeç dhe S. H. (Q)., 30 vjeç (vëllezër), banues në Poliçan;
- Z., 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar;
- K., 33 vjeç, banues në Poliçan;
- Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Jaupas, Skrapar.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit Jaupas, Skrapar, shtetasi S. Ç., 46 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. Ç.).
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan 3 krehra arme zjarri automatike, 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi, tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.
Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike cannabis sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se prej katër muajësh, ka përndjekur një shtetase 17 vjeçe.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. T., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. H., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas rus 34 vjeç;
-G. S., 26 vjeç dhe E. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njeri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-M. S., 26 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën doza Cannabisi, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-J. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi Cannabisi dhe 43 fara të bimës narkotike Cannabisi;
-E. P.. 22 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Kokainë;
-V. Ç., 29 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. A., 59 vjeçe, me detyrë magaziniere, pasi gjatë punës në një subjekt është rrëzuar dhe dëmtuar punëtori Y. A, 55 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Q., 43 vjeç, pasi ka kanosur 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. K., Sh. S., R. K., G. S., E. S., I. K., A. K dhe A. K, pasi në fshatin Shëngjergj, dyshohet se me vetëgjyqësi kanë penguar vijimin e punimeve të një firme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur 17 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arresstuan shtetasin A. Xh., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për t’u shoqëruar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin E. B., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasin L. Z., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Ditën e djeshme, automjeti tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin B. Gj., 48 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Aktualisht, 48-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:
-F. C., 41 vjeç.
41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Tentoi të vriste me makinë komshiun e tij, vihet në pranga 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. L., 51 vjeç dhe N. K., 38 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-Sh. H., 54 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. V., 48 vjeç, banues në Fier, pasi në ambientet e PKK Kakavije, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Q., 21 vjeç, banues në Memaliaj, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
SIGURIA DETARE
Vijon monitorimi intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
14 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.
Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar jashtë zonës së perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në zonën e quajtur Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: Mos shkelni perimetrin e sigurisë; lundroni vetëm në zonat e lejuara dhe pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
Rrogozhinë
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.
Rrogozhinë
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.
Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.
Lushnjë
Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Shëngjin / Shkaktonin zhurma shqetësuese dhe drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 shtetas.
Në vijim të masave të ndërmarra për monitorimin e zhurmave të gjeneruara nga muzika, si dhe atyre të shkaktuara nga motomjetet, strukturat e sigurisë publike të DVP Lezhë kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës. Si rezultat, janë kryer 22 matje të nivelit të zhurmës nga muzika, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
Po ashtu, në bazë të ankesave të qytetarëve dhe pushuesve për zhurmat shqetësuese të shkaktuara nga drejtimi i motomjeteve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar 25 drejtues motomjetesh për shkaktim zhurmash shqetësuese në zonën turistike të Shëngjinit.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, dhe F. G., 24 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur.
Gjithashtu, motomjetet e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia e Lezhës do të vijojë praninë e shtuar në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zonat turistike të qarkut, për të garantuar një sezon veror të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe turistët. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, duke u garantuar reagim të menjëhershëm dhe profesional.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. V., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 35 vjeç, pasi në fshatin Këmishtaj, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 74 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., 29 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas 58 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit D. D., 26 vjeç, dhe E. F., 20 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” u gjetën secilit një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
- kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E. B., 40 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 vjet e 2 muaj e 28 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Sh., 47 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 40-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A. N., 36 vjeç, pasi në lokalin në pronësinë e tij dyshohet se ka gjeneruar muzikë me volum të lartë, duke prishur qetësinë publike;
- Q. T., F. T., F. K., dhe T. D., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 24 vjeç, pasi, për motive të dobëta, ka kanosur një 16-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. F., 30 vjeç, pasi ka kanosur një punonjës policie gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
- T. H., 28 vjeç, pasi u kap jashtë banese, duke cenuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
- F. L., 53 vjeç, pasi në brendësi të një kantieri ndërtimi, ku ndodhet një kapanon në proces legalizimi në emër të tij, u konstatuan punime pa leje. Në lidhje me rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., me detyrë administrator;
- E. M., 41 vjeç, pasi u kap jashtë banese, duke cenuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 48 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin E. H., 36 vjeç, i cili po ushtronte detyrën për ekzekutimin e një vendimi për prishjen e tendës së një lokali.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
- kapën dhe ndaluan shtetasin K. N., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
- arrestuan shtetasit L. M., 46 vjeç, dhe A. J., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
- arrestuan shtetasin A. V., 19 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Xh. D., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. G., 27 vjeç, pasi automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D., 29 vjeç. Pas përplasjes, automjeti i 29-vjeçarit është zhvendosur, duke përplasur automjetin me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 37 vjeç, D. C., 29 vjeç, banues në Pogradec, dhe L. A., 44 vjeç, banues në Devoll, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetsin K. P. 41 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-V. L., dhe L. B., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;
-L. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës një 37-vjeçar;
-M. H., 57 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një armë gjahu që posedonte me leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-M. J., 60 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 63 vjeç, banues në Leskovik, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 46-vjeçare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. Xh., 57 vjeç, dhe Xh. B. 66 vjeç, banues në Zvirinë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi 57-vjeçari i ka marrë 3 kafshë(samari), 66-vjeçarit, të cilit i kishin dëmtuar një sipërfaqe toke të mbjellë me bimësi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur një paisje elektronike një 61-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan
materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. A., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për një periudhë prej 2 muajsh ka vjedhur një shumë lekësh, në biznesin ku ishte e punësuar.
Materialet proceduariale iu Referuan Prokurorisë së Koçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan shtetasin D. G., 78 vjeç, banues në Fier, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tyre, të cilat banojnë në Jalë, Vuno.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin K. J., 23 vjeç, banues në Frankfurt, Gjermani, pasi më datë 16.08.2025, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur skuterin elektrik të një shtetasi.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
- A. L., 52 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në rrugën “Bypass, Vlorë-Orikum”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. D., 43 vjeç, dhe pasagjere shtetasen S. D., 39 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
- D. B., 71 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në rrugën nacionale Kotë–Vajzë, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin V. B., 42 vjeç, banues në Vlorë, dhe pasagjere shtetasen B. B., 74 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat.
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. H., 60 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. N., 16 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi ka dëmtuar tubin e ujit të pijshëm të një shtetasi 74-vjeç.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 56 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe i ka thyer xhamin e makinës një shtetasi 74-vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në Dimal, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 49 vjeç, banues në fshatin Sheq Gajdë, Dimal, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me grusht një shtetas 62-vjeç.
—
Informacion paraprak.
Në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, shtetasi O. C., dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-S. D., 35 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë;
-M. K., 26 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. Xh., 44 vjeç, pasi ka vjedhur motomjetin elektrik të një 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Sh., 31 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S., 55 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin J. B;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. L., 48 vjeç pasi për motive të dobëta ka shtyrë komshiun e tij;
-punojnë për shoqërimin e shtetasit E. K., 42 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka kanosur një 26-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. T., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar një 20-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhenie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin Sh. M., 54 vjeç si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 64 vjeç, vëllezër, pasi në rrugën “Bedri Karapici” 54-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij F. M, në banesën e të cilit u gjet një armë gjahu në tejkalim të afatit të lejes. Në vijim të veprimeve u proceduan shtetasit E. M., L. M dhe P. M, familjarë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 57 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një 35-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 52 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 35 vjeç, pasi gjatë kohës që ka hapur derën e automjetit ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja D. H., 25 vjeçe. Aktualisht, 25-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç, dhe E. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë kafshën shtëpiake (qenin) në pronësi të shtetasit I. Ll., ndërsa ky i fundit dhe 41-vjeçari kanë goditur me grushte 62-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin francez H. D., 18 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi G. M., 32 vjeç, përfaqësues i një subjekti për dhënien e automjeteve me qira, se 18-vjeçari ka marrë me qira një automjet dhe nuk ka bërë pagesën, por e ka braktisur në një fshat në Lushnjë, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Lezhë
Vodhën në një tabakino, gjatë natës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga disa orë pas vjedhjes, 2 shtetas kosovarë.
Ata u lokalizuan nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi, me automjetin që kanë përdorur për të kryer vjedhjen.
Sekuestrohet automjeti.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë dje, për vjedhje në një tabakino, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasve:
- S., 18 vjeç dhe T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë natës, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një tabakino në aksin rrugor “Milot-Lezhë” dhe më pas kanë tentuar të largohen me automjet, drejt Malit të Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Shpërdhazë, 59-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Shpërdhazë, njësia administrative Kaçinar, u zbulua një parcelë me 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi F. B., 59 vjeç, banues në Kurbin, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 20 vjeç, banues në Greqi, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Valare-Nokovë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është dërguar në spital, shtetasi Sh. B., 63 vjeç, banues në fshatin Lazarat, i cili dyshohet se dëmtuar nga shpërthimi i gjeneratorit, gjatë kohës që kryente punime në oborr. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Këlcyrë/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Informacon paraprak/Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur aksidentuar shtetasen D. P., 73 vjeçe, banuese në fshatin Taroninë, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. S. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Qarku Korçë
Sherbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit polak R. R., 39 vjeç, kanë gjetur 2 thika, 4 radio marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 39-vjeçarin, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. B., 27 vjeç, banues në fshatin Taç i Poshtëm, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me shkelma dhe grushte, një 15-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja R. N., 35 vjeçe, se në lagjen nr. 1, Pogradec, e ka goditur në trup një shtetas që nuk e njeh. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit S. D., 39 vjeç, banues në Tepelenë dhe Sh. K., 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 17.08.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, gjatë një konflikti për motive pronësie kanë goditur me grushte shtetasin J. H., 25 vjeç, banues në Londër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 17.08.2025, ka bërë kallëzim shtetasi F. B., 42 vjeç, banues në Orikum, se tre shtetas të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta dhe janë larguar.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasit:
- E. T., 21 vjeç, banues në Mallakastër, pasi më datë 17.08.2025, në orën 22:00, në rrugën Ksamil–Pema e Thatë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka përplasur këmbësorin F. A., 23 vjeç, banues në Ksamil, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 23-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
- D. V., 18 vjeç, banues në Turqi, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Butrinti”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë ka marrë dëmtime pasagjeri M. F., 18 vjeç, banues në Turqi, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
- R. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- Q., 53 vjeç dhe R. B., 46 vjeç, të dy banues në Poliçan, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, online;
- Q., 61 vjeç dhe V. I., 37 vjeç, të dy banues në Poliçan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit iu gjet secilit, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 53 vjeç, banues në Dimal, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., 46 vjeç, banues në fshatin Moravë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht ish-bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. A., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. P., 45 vjeç, banues në Pukë, pasi dje, në aksin rrugor “Fushë Arrëz-Kukës”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç. Më pas, shtetasi E. P. është larguar nga vendi i aksidentit, me automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 54 vjeç, se shtetasi L. C. i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. N., 50 vjeçe, banuese në Laç, pasi duke drejtuar automjetin, në Laç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe dy pasagjerët, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. O., 46 vjeç dhe A. I., 30 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. A., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-E. P., 45 vjeç, banues në Pukë, pasi dje, në aksin rrugor “Fushë Arrëz-Kukës”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç. Më pas, shtetasi E. P. është larguar nga vendi i aksidentit, me automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 54 vjeç, se shtetasi L. C. i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 20 vjeç, banues në Greqi, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Valare-Nokovë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është dërguar në spital, shtetasi Sh. B., 63 vjeç, banues në fshatin Lazarat, i cili dyshohet se dëmtuar nga shpërthimi i gjeneratorit, gjatë kohës që kryente punime në oborr. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të shpërthimit të gjeneratorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Këlcyrë/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Informacon paraprak/Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur aksidentuar shtetasen D. P., 73 vjeçe, banuese në fshatin Taroninë, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. S. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Korçë
U konfliktuan fizikisht me 2 shtetas dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 3 shtetas.
Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, pasi kanë kundërshtuar dhe kanë penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 3 shtetasve të arrestuar.
Më datë 18.08.2025, rreth orës 01:00, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 17, Korçë, në vendin ku ishte duke u zhvilluar Festa e Birrës. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Në vijim të veprimeve procedurale, janë shoqëruar në Komisariat, shtetasit A. M., S. M. dhe E. B., të përfshirë në konflikt, të cilët i kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, gjatë shoqërimit të këtyre 3 shtetasve, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar dhe penguar nga 7 shtetas të tjerë, shokë të shtetasve të arrestuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u arrestuan në flagrancë shtetasve A. M., 51 vjeç, S. M., 23 vjeç, dhe E. B., 40 vjeç, banues në Zëmblak, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A. P., 30 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, B. H., 18 vjeç, D. M., 35 vjeç, G. B., 19 vjeç, L. M., 39 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.