Raporti i ngjarjeve, 16.01.2026

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. H., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokaine.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset e huaja V. U dhe A. K pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka fyer e kanosur shtetasin H. T;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Rr., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël kanabisi. Gjatë kontrollit të aparatit celular iu gjetën faqe online të basteve sportive;
-punohet për kapjen e shtetasit M. L, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. J, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka thyer xhamin e fasadës të një godine;
-referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e një të mituri pasi dyshohet se ka vjedhur një motomjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin K. C., 28 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. V, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur kunatën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit N. M dhe E. G, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. Xh dhe M. Xh, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë kanosur shtetasin Ç. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin I. Q., 61 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. M., 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin V. N., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-me datë 15.01.2026, kallëzoi shtetasi E. C, se është goditur me grushte nga persona të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin A. Gj., 20 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 19 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin T. M., 42 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat e rrugës. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasit M. F., 40 vjeç, dhe S. M., 35 vjeç (vëllezër), të dy banues në Patos, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. S., 64 vjeç, dhe shpallën në kërkim djalin e tij, shtetasin K. S., 24 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë kanosur një 58-vjeçare dhe kanë dëmtuar automjetin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 34 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

•Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases V. G., informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja V. G., shtetasit A. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

•Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, mbi aksidentin në rrugën “Martin Camaj”, informojmë se në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Shtetasi E. L., me automjetin që drejtonte, dyshohet se ka përplasur këmbësorin, shtetasin Y. K., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

•Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. M., 58 vjeç dhe R. L., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin e nevojshëm;
-H. C., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

•Në vijim të informacionit të dhënë më datë 14.01.2026, mbi zjarrin e rënë në objektin në pronësi të shtetasit V. D., në fshatin Metallë, ku mbaheshin bagëti dhe ushqim për to, informojmë se nga hetimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e pakujdesisë së shtetasit që kishte në përdorim objektin, M. P., 33 vjeç, për të cilin në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen N. K., 40 vjeçe, banuese në Tetovë, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, fotografi të një 19-vjeçareje, me mbishkrime fyese.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dalë jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

•Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. T., 57 vjeç, banues në Kavajë, pasi u shfaq në një video në rrjet social, duke mbajtur në dorë, një send të ngjashëm me armë. Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve u konstatatua se sendi ishte pistoletë sportive. Ajo u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-I. Ç., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-N. A., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se nuk ka paguar për karburantin me të cilin ka furnizuar automjetin që drejtonte në Rromanat.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-A. M., 46 vjeç dhe Nj. L., 58 vjeç, banues në Kavajë, me detyrë elektricistë të OShEE-së, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar rilidhjen në mënyrë të paligjshme, të energjisë elektrike, në një banesë.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 27 vjeç, sepse iu gjet në banesë, 1 shkop bejsbolli, i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vihet sekuestro mbi 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete dhe llogari bankare.

Asetet, të përfituara nga 3 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit), nëpërmjet mashtrimit kompjuterik dhe krijimit të shoqërive fiktive në Europë dhe Amerikë të Veriut, për shitblerje pronash të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg.

Skema e mashtrimit dyshohet se ka gjeneruar për përfituesit, rreth 30 milionë euro.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ekzekutuan urdhrin për vënien e sekuestros mbi 2 sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 1 automjet tip “Mercedes Benz AMG”, 1 automjet tip “Toyota Land Cruiser” dhe 3 llogari bankare.

Nga hetimet ka rezultuar se asetet ishin përfituar nga shtetasi A. C., babai i tij, shtetasi D. I. dhe nga partnerja e tij, shtetasja M. M., duke mashtruar qytetarë, nëpërmjet një platforme.

Për të kryer transaksione të kundërligjshme me këto para me burime kriminale, shtetasit kishin themeluar shoqëri tregtare fiktive, në Shqipëri, Spanjë, Portugali, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Republikën Dominikane dhe në Estoni. Shoqëritë fiktive, me objekt veprimtari në fushën e turizmit, realizonin shitblerje të pronave të paluajtshme me vlera më të ulëta se ato realet në treg, me qëllim pastrimin e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë i gjetën një sasi të vogël Cannabisi;
-një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj i gjetën një sasi të vogël Cannabisi dhe 1 përforcues grushti.
Sasitë e lëndës narkotike dhe përforcuesi i grushtit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor “Tuneli i Skërficës-Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja A. O., 48 vjeçe, banuese në Gjirokastër, se shtetas të paidentifikuar kanë helmuar disa kafshë endacake, në lagjen “Blloku i Furrave”. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 14.01.2026, në fshatin Kanikol, janë vjedhur disa bagëti të imëta në kasollen e shtetasit J. K.. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Kosan, duke transportuar 420 kg duhan të grirë, që dyshohet se e ka kontrabanduar nga Mali i Zi.
Sasia e duhanit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin T. J., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi iu një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 41 vjeç, banues në Pukë, pasi ka goditur me grushte, shtetasin L. P., 50 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;
-Një 16-vjeçar, banues në njësinë Administrative Kastriot, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
-A.N., 35 vjeç, banues në njësinë Administrative Tomin, pasi u kap duke transportuar me një automjet furgon, një sasi lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Target”, për zbardhjen e vjedhjeve.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve në disa banesa.

29-vjeçari dyshohet se ka vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë spotive që e mbante pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Target”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 29 vjeç, banues në Sukth.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 22 vjeç, banues në Kukës, pasi në qytetin e Kukësit, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 33 vjeç, Sh. O., 31 vjeç, dhe F. Rr., 25 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se shtetasit B. M. dhe Sh. O. kanë përndjekur shtetasin F. Rr., ndërsa ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F. M., me pretendimin se ai po e përndiqte.

Më datë 14.01.2026, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit S. Z., 17 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, për largimin e tij nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.