Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cashline”, zbardhen dhe dokumentohen 3 raste vjedhjesh në qytetin e Vlorës.
Vodhi shuma parash në 3 biznese, kapet dhe ndalohet 36-vjeçari, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:
• E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:
• Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi;
• Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke;
• Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. V., 19 vjeç, F. F., 18 vjeç, M. P., 18 vjeç, dhe për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në ambientin ku u konstatuan, në lagjen “Nënë Tereza”, u gjetën 2 armë të ftohta (shkop metalik, shkop druri) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. K., 49 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-Xh. L., 24 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin B. Ll., 57 vjeç, dhe është larguar. Ajo është paraqitur më pas në Komisariat, bashkë me automjetin;
-një 15-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lozhan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, gjatë 3 viteve, ka përvetësuar 10 000 euro, nga një shtetas grek.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. O., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua faqe për lojëra fati.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi familjarët e shtetases G. N., 49 vjeçe, që humbi jetën në Spitalin Rajonal Korçë, më datë 16.11.2025, kanë kallëzuar për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. I., 65 vjeç, banues në fshatin Çëravë, pasi ka kanosur me mjet prerës, një 75-vjeçar, për motive të dobëta;
-D. K., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar me sende të forta, fasadën e objektit të një biznesi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-T. Zh., 37 vjeç, banues në Maliq, pasi ka kanosur me fjalë një 57 vjeçar, për motive të dobëta;
-I. L., 20 vjeçe dhe N. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Zvirinë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Shërbimet e PKK Qafë Thanë kapën në tentativë për të dalë nga Shqipëria, shtetasin P. K., 39 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për shtetasin P. Z., 68 vjeç, banues në Bullgari, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 4 armë të vjetra, me dokument shoqërues. Po vazhdon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 15 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 1981 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
⛔ 120 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
66 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
16 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
45 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
⚠️ 244 masa përtejkalim të normave të shpejtësisë;
❌ 267 masa për parakalime të gabuara;
724 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
❌ 89 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
⚠ 410 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacion të dhënë dje, mbi humbjen e jetës së shtetasit F. M., 63 vjeç, dyshohet si pasojë e rënies nga lartësia, gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një banesë në lagjen nr. 8, informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim administratorin e subjektit për llogari të të cilit punonte 63-vjeçari, shtetasin G. Z., 57 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin dhe përgjegjësin në këtë subjekt, përkatësisht shtetasit J. S. dhe A. Z. Veprimet procedurale për të tre shtetasit u kryen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Punohet për kapjen e shtetasit G. Z..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18 një mjet elektrik.
-një 17-vjeçar dhe për shtetasin D. B., 56 vjeç, pasi në lokalin e këtij të fundit, në lagjen nr. 18, i mituri u kap duke vënë baste sportive, me celular. Pajisja u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 50-vjeçari u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistet e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka kallëzuar shtetasi E. N., 33 vjeç, banues në Shkodër, se 24-vjeçari nuk i ka dhënë pagesën për blerjen e dy automjeteve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit V. K., 64 vjeç, banues në Stajkë, H. S., banues në fshatin Bardhaj, dhe P. M., 68 vjeç, banues në Torovicë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Gj., 68 vjeç, banues në fshatin Stajkë dhe T. K., 66 vjeç, banues në fshatin Pistull, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Shkodër/Dje, në rrugën “Marije Kraja”, ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi L. U., 85 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në fshatin Dovalan, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. J., 39 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke tërhequr me automjetin e tij një kafshë pune (kalë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. H., Xh. H., N. L. dhe K. L., banues në Martanesh, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 29 vjeç, banues në Burrel, pasi kundrejt bashkëshortes së tij ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e dhënë nga Gjykata.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. Sh., 50 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 17 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 65 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 34 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 36 vjeç, banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e vëllait të tij, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes në fuqi, në favor të këtij të fundit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Q., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. Q., pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit;
-I. M., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-M. B., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi O. M., se 32-vjeçari e ka kanosur dhe fyer nëpërmjet celularit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 38 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin Sh. C., për motive të dobëta;
-L. F., pasi ka ndërtuar një objekt, pa leje nga organet kompetente.
Librazhd/Më datë 16.11.2025, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një objekt në lagjen nr. 1. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht:
-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
PKK Port, Durrës/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Tentuan të kontrabandonin mallra, duke i fshehur në automjetet që drejtonin, vihet në pranga një 48-vjeçar dhe në hetim një shtetas tjetër.
Sekuestrohen pije alkoolike, aparate celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, të gjitha pa fatura blerjeje.
Gjithashtu, sekuestrohen kamioni dhe furgonin, ku këta shtetas fshehën mallrat.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës:
-arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Zhvillohen kontrolle në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.
U kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Arrëz, me armë gjahu dhe qen gjahu, në tentativë për të kryer gjueti të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 armë gjahu që këta shtetas i kishin me leje, dhe fishekë për to.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Arrëz, janë kapur në flagrancë 3 shtetas që tentonin të kryenin gjueti të paligjshme. Në vendin ku u kapën këta shtetas, u konstatuan 4 qen gjahu, 3 armë gjahu, fishekë për to dhe 1 automjet.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Ç. L., 46 vjeç, A. P., 45 vjeç dhe B. P., 41 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.
Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
K. Ç., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
E. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi R. S. se 40-vjeçari i ka marrë borxh një shumë parash që në muajin shkurt 2025 dhe nuk ia ka kthyer.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tij iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 29 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 50-vjeçar.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, sepse më datë 15.11.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Vadardhë, si pasojë e një shkëndije elektrike në banesën e shtetasit B. Xh., e cila është djegur plotësisht, dhe ngjitur me këtë banesë është djegur edhe ambulanca shëndetësore Vadardhë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 39 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata më datë 25.10.2025.
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë duke punuar në një banesë, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës.
Vihet në pranga një shtetas italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një pako me lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës, u finalizua operacioni policor “Next”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, i shtetasit italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali, i punësuar me detyrë marinar në një traget Durrës – Ankona.
Ky shtetas u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të arrestuar në flagrancë S. M., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Verbas, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç me automjetin me drejtues shtetasin F. S., 26 vjeç, u dëmtuan katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e automjeteve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. V., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Y. B., 53 vjeç, pasi në fshatin Mazhaj, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një fëmijë 5 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-Q. I., 58 vjeç, banues në Kryekuq, pasi në fshatin Zharrnec, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me automjetin me drejtues shtetasin I. M., 18 vjeç, dhe për pasojë u dëmtua 58-vjeçari, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 55 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. N., 48 vjeç dhe A. T., 63 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobët, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. K., 37 vjeç, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. V., 19 vjeç, F. F., 18 vjeç,
•M. P., 18 vjeç, si dhe për një të mitur 17 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ku kishin ndezur një zjarr. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin ku po qëndronin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
një shkop shufre metalik si ato të Policisë, një shkop druri basketbolli, dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
• Xh. L., 24 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësorin B. Ll., 57 vjeç. Shtetasja Xh. L. është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes, por pas njoftimit është paraqitur në Komisariat së bashku me automjetin. Shtetasi B. Ll., pas kontrollit mjekësor, është larguar drejt banesës;
• Një të mitur 15 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori për shtetasin T. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Mamurras, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.
Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.
Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:
-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVKM Shkodër / Goditet një rast i kontrabandës së mallrave.
U kap në flagrancë në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari.
Procedohen penalisht 2 doganierë të PKK Muriqan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 5000 euro, dhe automjeti.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
– u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
– u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.
Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/ Vijon operacioni policor “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Laprakë dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Finlandë, një shtetas i akuzuar për vepra penale kundër jetës dhe pronës.
Falë informacionit të siguruar nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda dhe DVP Vlorë, dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë, u bë i mundur arrestimi në Laprakë, me qëllim ekstradimi në Finlandë, i shtetasit finlandez:
L. E., 30 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (mbetur në tentativë) dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.
Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri pistoletë dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga dy vellezër dhe shpallet në kërkim një 34-vjeçar.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin rrugor “Koplik – Shkodër” një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, organizuan punën për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Gj. Gj., 63 vjeç, dhe P. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Bajzë.
Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi më datë 14.11.2025, ka bërë kallëzim shtetasi E. N., 33 vjeç, banues në lagjen Shkodër, se 24-vjeçari nuk ia ka likuiduar një shumë parash për blerjen e dy automjeteve.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., 39 vjeç, banues në Torovicë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Gj., 68 vjeç, banues në fshatin Stajkë, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .
Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli.
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.
Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:
* Rruga “Papa Gjon Pali II”;
* Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
* Rruga “Themistokli Gërmenji”;
* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
* Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
* Rruga “Skerdilajd Llagami”;
* Rruga “Faik Konica”.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.
Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.
Rrogozhinë / Informacion paraprak
Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”
Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, të cilën e mbante në brez; kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”.
Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit
Sh. Ll., 37 vjeç, banues në Durrës, dhe M. T., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Z., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi kallëzon shtetasi Z. D. se në muajin qershor ka shitur banesën para noterit G. K. dhe nuk ka marrë akoma vlerën prej 133 000 euro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap me mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
Q. B., 39 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”;
D. D., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. D., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, vihen në pranga 2 autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 15.11.2025, arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
• D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. P., 46 vjeç, banues në Lezhë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale, ku ka fyer dhe ka publikuar foto të familjarëve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit K. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, pasi u konstatua në tentativë për të kryer gjueti të paligjshme. Armë gjahu dhe fisheku përkatës u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komunitet të DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit Z. T., 66 vjeç, banues në fshatin Torshan, Lezhë, pasi në tokën në pronësi të tij u konstatatuan punime ndërtimi të kryera pa leje përkatëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj:
• L. F., 43 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
• shtetasit të mitur, 17 vjeç, pasi në qytetin e Lezhës u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Lezhë/ Dje, shtetasja L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social. Vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 41 vjeç, banues në fshatin Alarup, pasi në aksin rrugor “Podgorie-Vreshtas”, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe, për pasojë, është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i motomjetit.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 31 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Maliq, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 34 vjeç, E. A., 33 vjeç, D. S., 30 vjeç, banues në Bulgarec, dhe R. P., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dy shtetasit 34 dhe 33 vjeç janë konfliktuar me shtetasin R. P., për motive të dobëta, duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa shtetasi D. S. ka qenë i pranishëm në konflikt dhe nuk ka njoftuar organet kompetente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit N. H., 29 vjeç, banues në Korçë, dhe Xh. Sh., 31 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalet që këta shtetas kishin në administrim, në fshatin Pojan, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje që shërbenin për lojëra fati.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitorja”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike.
Kapet në flagrancë në shëtitore dhe vihet në pranga 43-vjeçari që kishte përshtatur lokalin e marrë me qira, për përdorim të drogës, përpunim e fshehje të saj, me qëllim shitjen në qytetin e Lezhës.
43-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi çantën në lumin Drin, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.
Gjatë kontrollit në çantën që u gjet në lumë, Policia i gjeti doza me lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të operacionit, Policia gjeti dhe një çantë tjetër të fshehur në lokalin e marrë me qira nga 43-vjeçari, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike, gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., alias K. Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me biçikletë dhe ka hedhur çantën e dorës në lumin Drin. Pas disa minutash kërkime, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e çantës dhe kapjen e 43-vjeçarit.
Gjatë kontrollit të çantës së dorës, Policia gjeti doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje.
Në vijim të operacionit, Policia gjeti edhe një çantë tjetër, të fshehur nga ky shtetas në lokalin e marrë me qira, ku brenda saj kishte qindra doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqen dy punonjës policie duke u konfliktuar me një drejtues automjeti, ju informojmë se:
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Lushnjë ka konstatuar në lagjen “Loni Dhamo”, automjetin tip “Opel” të parkuar gabim duke penguar lëvizjen e automjeteve të tjera dhe ka ndaluar për të vendosur masën administrative.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Xh., 50 vjeç, banues në Lushnjë, ka fyer dhe kërcënuar me fjalë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet me automjetin, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë të cilët kanë ndërhyrë për neutralizimin e veprimeve të tij dhe gjatë ndërhyrjes 50-vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë duke i goditur punonjësit e policisë.
Në përfundim të veprimeve, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Fierit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. N., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në celularin e tij u konstatua një faqe aktive për baste sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Roskovec, pasi u konstatua jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një supermarket.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Shkodër / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 3”. Shkon në 6 numeri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura në kuarër të operacionit Neonët.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.
Ndalohen gjithashtu 2 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 5 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të kryer në bashkëpunim.
Sekuestrohen 119 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 7 celularë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze, të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex, 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë vlerash monetare në paund.
Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e specializuara ne DVP Shkoder, ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Shkoder, te mbeshtetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 3”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 27 vjeç, banues në fshatin Torovicë; S. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Mjedë; dhe A. B., 58 vjeç, banues në Shkodër.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. A., 63 vjeç, dhe B. C., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër, dhe nisi procedimi penal për shtetasit G. Z., 36 vjeç; I. Rr., 34 vjeç; D. T., 54 vjeç; D. P., 32 vjeç; D. S., 39 vjeç; të gjithë banues në Shkodër dhe të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në një ambient (magazinë) në lagjen “Mark Lula”, të përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 119 bimë të dyshuara kanabis, 2 kg e 170 gramë të kësaj lënde të tharë, 284 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 7 celularë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit K. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, disa dokumente italiane dhe një palë targa angleze të cilat dyshohen si të falsifikuara, 3 byzylykë, 1 unazë dhe 1 orë dore Rolex , 1 DVR, 1 fenelinë si ato të policisë, 1 këllëf arme dhe rripa për mbajtjen e armës, si dhe një shumë monetare në paund anglez.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”.
Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme.
43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe celulari i tij.
Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. E., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në fshatin Risili, se për motive të dobëta ky shtetas e ka kanosur me një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi A. J., 24 vjeç, se për motive të dobëta, shtetasit A. B., 18 vjeç, dhe një shtetas tjetër i mitur 17 vjeç, e kanë goditur me shkelma.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. Xh., 30 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. Sh., 38 vjeç, se për motive të dobëta, ky shtetas e ka goditur me grushta dhe e ka kanosur me një armë sportive.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin V. Q., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasoja”.
I mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në ShBA, kapet 40-vjeçari i dënuar me 6 vjet burgim për këtë krim.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në vitin 2024, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
Në këtë vit, ai përfitoi nga një shtetas, 21 000 euro, nëpërmjet mashtrimit se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 61 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Madhe, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për një te mitur 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 50 vjeç, banues në fshatin Mjedë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai posedonte rezulton i vjedhur. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset V. G., 62 vjeçe, dhe S. G., 50 vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, pasi mbrëmë, në lagjen “Salo Halil”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. K., 35 vjeçe. Si pasojë, është djegur plotësisht automjeti. Gjithashtu, nga flakët është dëmtuar pjesërisht dhe automjeti në pronësi të shtetasit G. N., 41 vjeç, banues në Shkodër, që ishte i parkuar aty pranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
