Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Berat/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., 50 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe ka dëmtuar lehtë, me një mjet prerës prej qelqi, një 30-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 58 vjeç, banues në Berat, pasi në dyqanin që administronte, u gjetën disa fishekzjarrë që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Lënda piroteknike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Fier/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale që janë fokusi i megaoperacionit “Tempulli”.
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët shitnin doza kokaine dhe cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit.
Njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe një kartëmonedhë false.
Sekuestrohen dozat e kokainës, dozat e cannabisit, një peshore elektronike dhe kartëmonedha false.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Fierit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
-vunë në pranga shtetasin R. L., 29 vjeç, banues në Fier, pasi kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike;
-vunë në pranga shtetasin M. S., 31 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 33 vjeç, pasi në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Gjithashtu, 31-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Himarë/Ndërtoi pa leje në tokë publike, në vijën bregdetare në Dhërmi, vihet në pranga 56-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi K. S. kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 56 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 35 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste– 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është konstatuar një tentativë për vrasje, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 4 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste, njëri prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar, si dhe është plotësuar 1 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mashtrimit kompjuterik, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 7 të tjerë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përndjekja”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe marrëdhënie seksuale me dhunë, me 11 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, është kapur dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 9 aksidente rrugore, me 10 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.