Raporti i ngjarjeve, 14,15,16 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 231 shtetas, konkretisht: 60 shtetas janë vënë në pranga, 155 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 30 raste, 5 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 32 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 44 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 13 raste, 8 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 6 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 25 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vetëgjyqësisë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të moskallëzimit të krimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike. 1 shtetas është ndaluar për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, ndërsa 2 rastet e goditura rishtazi rezultojnë njëri me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa tjetri me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shpërdorimit të detyrës. 1 shtetas është ndaluar për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, ndërsa 2 rastet e goditura rishtazi rezultojnë me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhunimit të banesës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 2 shtetas janë arrestuar;

-nga 1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, deklaratës së rremë përpara OPGj-së dhe heqjes së paligjshme të lirisë, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i përndjekjes, ngacmimit seksual, përvetësimit të sendeve të vjedhura, braktisjes së kafshës së shoqërimit dhe kallëzimit të rremë, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për marrje të padrejtë të fëmijës është kapur dhe për të ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 17 aksidente, si pasojë e të cilave 29 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 51 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 17 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin në kërkim L. P., 83 vjeç, banues në fshatin Balldre. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. H., 63 vjeç, banues në Kurbin, pasi është kapur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Z., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasi F. L., me pretendimin se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. M. e ka goditur me grushte në fytyrë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 27 vjeç, J. K., 25 vjeç, dhe E. Z., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.06.2025, në rrugën “Skënderbeu”, janë konfliktuar me njëri- tjetrin, me grushte dhe sende të forta, për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 68 vjeç, banues në Sarandë, familjar i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasit:

-E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. Xh., 33 vjeç, banues në Livadhja, pasi duke drejtuar motomjetin, në rrugën “Livadhja-Shalës”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar rëndë pasagjerja, nëna e tij, shtetasja A. Xh., 59 vjeçe, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 49 vjeç, pasi në rrugën “Babe Rexha” për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 55-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3

-arrestuan shtetasin B. Gj., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. F., 34 vjeçe, pasi në rrugën “Dritan Hoxha” për motive të dobëta, ka thyer xhamin e një automjeti;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 49 vjeç, D. C., 33 vjeç, A. C., 28 vjeç dhe Q. C., 62 vjeç, pasi në rrugën “Rustem Haklaj” për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. V., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin J. B., 19 vjeç,  pasi u konstatua duke drejtuar automjetetin pa leje;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Dibres, automjeti që drejtohej nga ky shtetasi ka përplasur këmbësoren shtetasen A. L., 19 vjeçe. Nga aksidenti është dëmtuar 19-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

-Më datë 15.06.2025, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasja I. B., 32 vjeçe, pasi dyshohet se në banesë, në gjëndje të rënduar psikologjike, ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Aktualisht, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

-Më datë 15.06.2025, në Rrugën “Kastriotët” një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen N. P., 20 vjeçe, e cila mori ndihmë mjekësore në spital. Punohet për identifikimin e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 30 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një shtetasi;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 71  vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. Ll., 55 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, me zjarrin që ka ndezur në sipërfaqen e biznesit të tij, në rrugën “Lushnjë-Rrogozhinë”, për të djegur mbeturina;

-M. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka hyrë në oborrin e banesës së një shtetasi, në fshatin Zgjanë, pa pëlqimin e tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, në vendin e quajtur “NSHN”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar disa bimë dekorative përpara një lokali.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Sh. L., 63 vjeçe, banuese në fshatin Palokastër, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së saj, me qëllim pastrimin e tokës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme;

-F. D., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., 54 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin që drejtonte 29-vjeçari;

-J. I., 30 vjeç, dhe A. M., 54 vjeç, pasi automjeti që drejtonte 30-vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtonte 54-vjeçari, pa leje drejtimi. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit;

-R. M., 71 vjeç, banues në Mborje, pasi automjeti qe drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi V. Sh., 39 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin që drejtohej nga 39-vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan mbetje të dyshuara të lëndëve narkotike, një mjet prerës në formë shpate, sende të tjera të kundërligjshme dhe një shumë parash. Vijon puna për kapjen e shtetasit G. M. dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në Mborje, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. A., 20 vjeç, banues në Berat, pasi te ura e Kozares, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi D. P., 74 vjeç, banues në fshatin Perondi, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

-K. M., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

-F. B., 37 vjeç banues në fshatin Velabisht, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

-A. H., 65 vjeç banues në Berat dhe për një 14-vjeçar, pasi në rrugën “Antipatrea”, automjeti që drejtonte 65-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte i mituri, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:

-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Beratit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 51 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka penguar vëllait të bashkëshortit të saj, hyrjen në banesën e përbashkët;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. T., 30 vjeç, banues në fshatin Goriçan, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 36-vjeçar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T.(M.), 24 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 23-vjeçar, dhe i ka dëmtuar automjetin.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe e ka kanosur me thikë, për motive të dobëta.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit D. M., 48 vjeç dhe A. M., 32 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Xh. C., 32 vjeç dhe A. D.,  18 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

-K. N., 30 vjeç, pasi qeni që ai mbante ka kafshuar në këmbë shtetasin L. K., 54 vjeç, i cili mori mjekim.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Z., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një shtetaseje, në lagjen “Kongresi”. Po punohet për kapjen e shtetasit F. Z..

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 70 vjeçar, banues në të njëjtin vend.

Aktualisht, 70-vjeçari, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi F. M., në ambientet e paraburgimit ka goditur murin me kokë, duke pësuar dëmtime të lehta, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve  dhe shoqërimin e shërbimeve të Policisë.

 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. L., 31 vjeç, banues në Kurbin, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, në qytetin e Kurbinit ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F. R., 55 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Po këta specialistë referuan materialet për shtetasin Xh. B., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor Milot–Lezhë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit M. M., 68 vjeç, banues në Kosovë, dhe E. D., 32 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të lehta dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin M. M. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë ato janë larguar për në banesë.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në aktivitetin e tij u konstatua se e ushtronte aktivitetin pa e regjistruar në organet kompetente.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-Z. A., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një 63-vjeçare.

-B. K., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 5 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur një 47-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-B. A., 56 vjeç, banues në Proptisht, pasi dyshohet se ka kanosur me armë gjahu të cilën e posedonte me leje, një 49-vjeçar. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-V. B., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 58-vjeçare.

-P. XH., 46 vjeç, banues në Gështenjas, pasi dyshohet se për motive të dobëtaka kanosur me fjalë një 52-vjeçare.

-A. B., 54 vjeç, dhe R. B., 25 vjeç, banues në Rrëmenj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushta në fytyrë një 23-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-I. Z., 71 vjeç, N. J., 68 vjeç, dhe Th. J., 65 vjeç, banues në Rehovë, pasi për motive të dobëta kanë goditur njëri-tjetrin.

-H. D., 38 vjeç, dhe E. D., 40 vjeç, banues në Leshnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë një 57-vjeçare.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:

-arrestuan shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që ky shtetas kishte për veprën penale “Vjedhja”;

 

-referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. P., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi T. B., me pretendimin se ky shtetas i ka dëmtuar 2 trarë elektrikë dhe 5 kamera vëzhgimi.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë:

-arrestuan shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Butrinti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 14.06.2025, shtetasi B. R., 40 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar një monopatinë elektrike, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit elektrik dhe është përplasur me këmbësoren, shtetasen S. D., e cila ka marrë dëmtime të lehta.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 30 vjeç, pasi në fshatin “Petrelë”,  për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 36-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 56 vjeç, pasi në rrugën “Vangjush Gambeta” me vetëgjyqësi ka penguar automjetet e një firme ndërtimi me pretendimin se kalojnë nga prona e tij dhe ja dëmtojnë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:

-arrestuan shtetasin P. L., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. Ll., 19 vjeç dhe L. Ll., 27 vjeç, pasi  për motive të dobëta kanë goditur me grushte dy shtetas.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasit D. H., 31 vjeç dhe F. H., 41 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 26 vjeç, pasi në Vorë, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka kaluar në korsinë e kundërt me lëvizjen dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. Th. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

-Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

-V. B., 37 vjeç, banues në fshatin Çukë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

-A. L., 22 vjeç, banues në Londër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

-K. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis. Gjithashtu, rezultoi se në momentin e ndalimit po drejtonte një motomjet pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 47 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi dyshohet se ka transportuar 3 shtetas me origjinë egjiptiane në drejtim të Kosovës. Vijon puna për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. D., 61 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pasi dyshohet se, duke pastruar barin në një sipërfaqe toke, ka shkaktuar zjarr i cili është përhapur duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në vendin e quajtur “Kaful”, në fshatin Qeparo.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

-V. O., 47 vjeçe, banuese në Ksamil, pasi është konstatuar se me veprime vetëgjyqësie i ka spostuar portën e banesës shtetases S. S., në Ksamil.

-R. L., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin A. I., në Ksamil.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin I. G., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi në spitalin e Vlorës ka marrë ndihmë mjekësore shtetasja K. G., 24 vjeçe, paciente në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, pasi dyshohet se ka vetëdëmtuar dorën.

 

Po këta specialistë po kryejnë veprime hetimore, pasi sot në spitalin e Vlorës dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasja M. C., 69 vjeçe, banuese në Florida. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, datë 13.06.2025, për ndalimin e shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit E. M., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. A., 56 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj”, ka goditur me grushte shtetasin A. K., 68 vjeç,  për motive të dobëta;

  1. M., 39 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë, shtetasin M. B., 25 vjeç, për motive të dobëta;
  2. R., 40 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë shtetasin M. B., 25 vjeç, për motive të dobëta.

-A. Xh., 28 vjeç dhe G. Ll., 49 vjeç, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. M., 33 vjeç, pasi të 3 këta shtetas, dyshohen të implikuar në një rast vjedhjeje, të një gjeneratori, në një firmë ndërtimi. Po punohet për kapjen e shtetasit M. M..

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasin E. S., 57 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë dhe më pas ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin K. P., 35 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për shtetasin S. C., 50 vjeç, banues në Ishull-Lezhë.

Procedimi nisi pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një sipërfaqe toke, pa lejen përkatëse, duke bllokuar një kanal kullues.

 

Më datë 13.06.2025, shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në qytetin Laç, Kurbin, ka kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 07.06.2025, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, më datë 13.06.2025, ky shtetas është gjetur në qytetin e Tiranës, në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer në banesë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P .N., 45 vjeç, banues në Velipojë,  pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi vlerash monetare, shtetasit A. N., 32 vjeç, banues në Velipojë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. C., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 20 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-M. M., 34 vjeç dhe E. M., 24 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte, një shtetas 36 vjeç;

-E. Y., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi firma në të cilën është administrator, e cila operon në fushën e përpunimit e bërsisë së ullirit në Golem, krijon ndotje të ajërit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A. dhe D. M., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit për  Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 52 vjeç,  banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 24 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 73 vjeç,  banues në fshatin Otllak, Berat, pasi në qëndër të fshatit, për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta (dru) në kokë komshiun e tij shtetasin A. D., 67 vjeç, banues në fshatin Otllak.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. S., 49 vjeç, banues në fshatin Podgoran, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, dhe për pasojë janë djegur disa mbetje.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pllak”, shtetasi E. P., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 45-vjeçari, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 18 vjeç, pasi në Institut, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 34-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Z., 47 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal ka goditur me një send të fortë një 56-vjeçar, si dhe më pas i ka dëmtuar automjetin. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 47-vjeçarit, iu gjetën 2 mjete prerëse dhe 1 sasi municioni luftarak.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 31-vjeçar.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan shtetasin F. N., 53 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. I., 23 vjeç, pasi motomjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B. Si pasojë, është dëmtuar 23-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. I., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si rrjedhojë, automjeti është përplasur me një kabinë elektrike. Si pasojë, është dëmtuar 32-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-shpallën në kërkim shtetasin P. B., 39 vjeç, pasi në rrugën “Halit Haxhija” dyshohet se, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, automjeti ka dalë nga rruga duke përplasur lehtë 5 shtetas (këmbësorë), të cilët po lëviznin në trotuar, dhe më pas është larguar duke braktisur automjetin. Të dëmtuarit, pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, janë larguar për në banesë. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

-Më datë 13.06.2025, shtetasi K. Ç., 23 vjeç, kallëzon se më datë 05.06.2025 ka humbur kontaktet me babain e tij, shtetasin G. Ç., 56 vjeç, i cili është larguar nga Shqipëria më datë 28.05.2025  dhe nuk i është përgjigjur më në telefon.

 

-Më datë 13.06.2025, shtetasi M. A., 33 vjeç, kallëzon se që nga data 04.06.2025 nuk i përgjigjet në telefon vëllai i tij, shtetasi R. A., 33 vjeç, i cili banon në Zvicër dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.