Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 142 shtetas, konkretisht: 37 shtetas janë vënë në pranga, 90 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-6 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-5 raste të krimeve kibernetike, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa 3 rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, me 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i kallëzimit të rremë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, shpërdorimit të detyrës, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, moskallëzimit të krimit, marrjes së padrejtë të fëmijës, vetëgjyqësisë dhe kanosjes për shkak të detyrës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të kërkuar për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve, janë ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për shkatërrim të pronës me zjarr, vjedhje, posedim të armëve të ftohta dhe mbajtje pa leje të uniformës, është ndaluar.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.