Raporti i ngjarjeve, 14 nëntor 2025

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.
Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas.
Në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe i Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.
Gjatë operacionit, u kap në kryqëzimin e Shëngjinit dhe u vu në pranga shtetasi:
E. Sh. alias E. N., 30 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili ka humbur jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan shtetasin R. R., 29 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•I. I., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. Sh., banuese në Sarandë, se ky shtetas e ka fyer dhe ka kryer veprime vetëgjyqësie, duke bllokuar një linjë uji të cilën ajo e përdorte;
•P. Z., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. D., 18 vjeç, F. A., 18 vjeç O. L., 19 vjeç dhe një te mitur 17-vjec, banues në fshatin Shëndelli, Konispol, pasi më datë 13.11.2025, në Konispol, kanë goditur me mjete të forta dhe kanë dëmtuar shtetasin E. K., 18 vjeç, si dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin H.Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Brest, Dibër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilin lëvizte ky shtetas, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Gjithashtu, gjatë testit të alkoolit me drager, rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan/Vijojnë kontrolle dhe punë informative, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan:
✅arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Rr., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje.
Ai u arrestua nga Policia, më datë 05.11.2025, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. B., vodhën pajisje në një lokal;
✅ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, shtetasin e shpallur në kërkim, S. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur.
-Ndërkaq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. V., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 43-vjecar;
-L. Gj., 35 vjeç, pasi dyshohet ka dëmtuar rrethimin e një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit me të cilin ka konflikt për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. T., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi H. B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, për shkak të një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e lënë të plagosur në këmbë shtetasin A. T., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas që ishte në kërkim.
Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1600 bimë narkotike, afër banesës  së tyre, në fshatin Aliaj, arrestohet 50-vjeçari.
Bimët narkotike janë gjetur dhe  asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1600 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve ndaluan shtetasin E. Sh., 41 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar më 1 vit, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen G. M., 40 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit G. M., 46 vjeç, dhe A. H., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë këqyrjes së celularëve, u konstatuan faqe për baste sportive. Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 39 vjec, dhe B. H., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 34-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit F. C., 55 vjeç, dhe N. Q., 48 vjeç, pasi dyshohet se kanë shqetësuar disa herë nëpërmjet thirjeve telefonike, një 49-vjeçare.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe R. M., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. F., 58 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për dy raste:
-dje, një shtetase 14 vjeçe, ka fyer një 15-vjeçare, në një rrjet social, dhe ka përhapur informacione të rreme për të;
-dje, në fshatin Alimetaj, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak, shtetasi L. O., 56 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 63 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Pukë-Fushë-Arrëz”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. P. Si pasojë është djegur plotësisht automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Trun, Fushë Arrëz, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. D. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Oficerët e Policisë Gjyqësore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve, rezultoi se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu, 52-vjeçari ka goditur me grusht, punonjësin e Policisë Rrugore që ka qenë duke kryer veprimet procedurale, në vendngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen G. E., 41 vjeçe, banuese në Shijak, pasi u konstatua se ushtron profesionin e stomatologes, pa qenë e regjistruar te Urdhri i Stomatologut i Shqipërisë, siç parashikon ligji i fushës. Gjithashtu, në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bllokua klinika private ku kjo shtetase ushtronte profesionin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me pagesën për një automjet të marrë me qira. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. H., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. K., 37 vjeç, banues në Durrës,, pasi dyshohet se ka përndjekur dy 19-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me send të fortë, 2 të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ll. K., banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Lezhës, për konfiskimin e 207 celularëve, të cilët kanë qenë sekuestruar gjatë një operacioni të zhvilluar në muajin tetor të vitit 2023, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale, të DVP Lezhë. Celularët iu dorëzuan për administrim, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, pasi në rrugën interurbane kryesore “Mabë-Lezhë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin qe drejtonte në mënyrë të parregullt. Pas ndalimit, iu krye testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur.
Kurbin/Dje, rreth orës 18:00, në Mamurras, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit M. S., 61 vjeç. Si pasojë janë djegur një pjesë e magazinës dhe disa vegla pune.
Materialet procedurale iu referuan pranë Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan
Finalizohet operacioni policor “Threat”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.
Arrestohen 2 shtetas që dyshohet se jepnin para me fajde. Ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që t’iu kthenin shumën e parave të dhënë me fajde.
Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 21 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetë një sasi e vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin I. Ll., 39 vjeç, banues në Fier, pasi me automjetin që kishte parkuar në kundështim me rregullat, kishte penguar lëvizjen në fshatin Mbrostar Ura;
-një 17-vjeçar, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”;
-shtetasen B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç;
-shtetasin E. K., 52 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ll., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.
Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 46 vjeç, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., banues në Krumë, pasi në lokalin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. C., punonjës i OShEE-së, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle në këtë lokal.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 13 vjeç, pasi duke drejtuar një automjet, ka humbur kontrollin, ka përplasur një automjet të parkuar dhe është larguar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Xh. M., pasi ka kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Hallka e parë”.
Sekuestrohen 2 kg e 235 g lëndë narkotike Kokainë.
Furnizonin me lëndë narkotike Kokainë, shtetas dhe grupe, për ta ndarë në doza dhe shitur në 2 zona të kryeqytetit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (kushërinj me njëri-tjetrin).
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për 2 shtetas që transportonin lënde narkotike Kokainë, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Hallka e parë”.
Në kuadër të operacionit, është konstatuar në lëvizje automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lënda narkotike. Automjeti, me të cilin lëviznin shtetasit A. N., 34 vjeç dhe S. N., 31 vjeç, është ndjekur nga shërbimet e Policisë, deri në vendin e quajtur “Treshi”, ku është ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në këtë automjet u gjetën 2 pako me 2 kg e 235 g lëndë të dyshuar narkotike Kokainë dhe 1 pistoletë e dyshuar lodër.
Në vijim të veprimeve procedurale shtetasit A. N. dhe S. N. u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 shtetasit furnizonin me Kokainë, shtetas dhe grupe, të cilat e ndanin lëndën në doza, me qëllim shitjen në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Triple”.
Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Vihen në pranga tre shtetas që transportonin lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, finalizuan një tjetër operacion në këtë fushë, të koduar “Triple”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
• A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.
Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”.
Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.
Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre.
6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.
Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj Cannabisi, sasi Cannabisi;
1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë, qindra fishekzjarrë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 5 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, për goditjen e një rrjeti të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:
-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200  euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.
Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.
13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 43-vjeçarja.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Korçë, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në lagjen nr. 1, në qytetin e Korçës, 1 automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, që ishte bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesen e automjetit, shtetasen F. P., 43 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
️Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të ndëshkohen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.