Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 45 shtetas, konkretisht: 2 janë shpallur në kërkim, 16 janë arrestuar në flagrancë dhe 26 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 4 autorë të ndaluar/arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar penalisht.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 2 raste, me 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 raste me 2 autorë të arrestuar dhe 2 raste me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste: 2 prej tyre me autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e kontrabandës me mallra janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 rast me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.