Raporti i ngjarjeve, 13,14,15 shtator 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në lidhje me 3 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 6 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë kryer veprimet verifikuese dhe kanë ndëshkuar me masa administrative drejtuesit e automjeteve, si më poshtë:

✅Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin “Elbasan- Librazhd”;

✅Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, bazuar në pikat 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

✅Për sa i përket 4 drejtuesve të automjeteve që kanë kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në autostradën “Tiranë-Elbasan”:

– janë ndëshkuar secili me masë admninistrative 80 000 lekë dhe me zbritje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, bazuar në pikën 3 të nenit 175 të Kodit Rrugor, 3 shtetasit që kanë ndjekur nga pas me automjetet e tyre, ambulancën, e cila është ka përdorur mjetet e sinjalizimit pamor dhe zanor, për të shfrytëzuar përparësinë e lëvizjes;

– është ndëshkuar me masë administrative 5 000 lekë, bazuar në pikën 2 të nenit 144 dhe në pikën 15 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore dhe ka kryer parakalim të gabuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe sipas ligjit.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 2”.

Zbulohet një lokal në rrugën “5 Maji”, që ishte përshtatur për lojëra fati të kundërligjshme. Sekuestrohen 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë që shërbenin për këtë veprimtari.

Vihen në pranga pronari dhe punonjësi i lokalit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 2”.

Gjatë operacionit, në rrugën “5 Maji”, u zbulua një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati të kundërligjshme. Në lokal u gjetën 3 pajisje kompjuterike dhe 2 celularë që shërbenin për këtë veprimtari dhe shuma parash të dyshuara të përfituara prej saj.

Në përfundim të veprimeve hetimore për rastin, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara, shtetasit: O. B., 31 vjeç, pronar i lokalit dhe U. D., 51 vjeç, punonjës i lokalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin S. K., 47 vjeç, ndaj të cilit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., 28 vjeç, pasi për shkak të një mosmarrëveshje për motive të dobëta ka kanosur shtetasin R. H;
-S. T., 28 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, pasi nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, për të qëndruar brenda në automjet, gjatë kohës që po merrej një masë administrative ndaj 28-vjeçarit, pasi u konstatua duke vazhduar lëvizjen me automjet, pavarësisht se semafori e ndalonte atë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. T., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, duke thyer urdhërin e mbrojtjes;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 80 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. J., 21 vjeç dhe për vëllain e tij të mitur 16 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin M. P, 22 vjeç;
-shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V, 56 vjeç, pasi dyshohet se për arsyje pronësie është konfliktuar fizikisht me nipërit e tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-B. B., 21 vjeç, pasi automjeti të cilën dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. D. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
– B. K., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë motomjetin me të cilën lëvizste, duke tentuar të largohej. Në momentin e ndalimit 33-vjeçari nuk ka pranuar të kryej testin e alkoolit, për këtë arsyje iu mor një kampion gjaku për ekzaminim toksilogjik.

me datë 14.09.2025:
-shtetasja L. M., kallëzoi se i është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi R. A., 58 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;
-është paraqitur për mjekim në spital shtetasi R. L., 73 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëplagosur me një mjet prerës. Aktualisht 73-vjeçari, gjendet në spital, në gjendje të stabilizuar;
-shtetasi F. Q., 30 vjeç, kallëzoi se i kanë marrë një shumë parash, në biznesin që administron. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. H., 33 vjeç, banues në Fier dhe E. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. M., 41 vjeç, banues në fshatin Çlirim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzave të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “Clirimi”, është gjetur dyshohet i vetëvarur në një pemë, shtetasi F. Gj., 44 vjeç, i shpallur në kërkim në datë 21.08.2025, pas kallëzimit të bërë nga motra e tij për largim nga banesa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Belishovë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

 

Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 9317 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa.

 

U shpall në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar  bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.

 

Po ashtu, u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj.

 

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.

 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Në territorin e njësive administrative Shosh e Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4403 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Ndrejaj, shtetasin N. V.

 

Në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, gjetën dhe asgjësuan 347 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa. Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. H., 52 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar 46 bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë.

 

Në territorin e njësive administrative Shllak e Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 4547 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa.

 

Në territorin e njësisë administrative Fierzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan 20 bimë të dyshuara narkotike, Cannabis Sativa.

 

 

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

#denonconë112

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që parakalon në mënyrë të gabuar, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ju informojmë se:

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 16 të nenit 146 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi B. L., 73 vjeç, i cili dyshohet se ka varur veten në banesën e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në minierën e bakrit në Munellë, në fshatin Kimez, është dëmtuar lehtë, gjatë riparimit të mjetit të punës, shtetasi F. Z., 38 vjeç. Ky shtetas pasi mori mjekim në ambientet e spitalit Pukë, është larguar për në banesë, pa probleme shëndetësore.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. Q. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

L. D., 33 vjeç, dhe S. P., 40 vjeçe, banues në Korçë, pasi në ambientet e lokaleve që kanë në administrim, kanë krijuar zhurma duke u bërë shqetësim për banorët;

 

A. D., 67 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një 55-vjeçareje;

 

M. P., 65 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur nga pakujdesia disa medikamente një 44-vjeçareje;

 

K. K., 50 vjeç, dhe E. L., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e një lokali u kap një kompjuter që shërbente për të vendosur baste sportive.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në automjetin që drejtonte u konstatuan 4 goma automjeti pa faturë shoqëruese.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 20 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” është konstatuar duke kryer manorvra të rrezikshme në rrugë. 20-vjeçarit në momentin që i është bërë shenjë ndalimi ka rritur shpejtësinë e automjetit dhe ka përplasur automjetin e policisë duke rezikuar jetën e punonjësve të policisë në detyrë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i  është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan dy shtetas të mitur 16 vjeç, pasi janë konstatuar jashtë banese, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. 2 të miturit nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë si dhe njëri prej tyre i ka kundërshtuar me qëllim shmangien e shoqërimit në Komisariat;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin R. B. Gjatë shoqërimit, njëri prej të mitur ka goditur punonjësen e policisë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Th. E, B. H dhe R. H, sepse në rrugën “Karl Gega” para pallatit te tyre janë konfliktuar me njëri- tjetrin, per motive te dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-referuan materialet në Prokurori, për 3 të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte 2 bashkëmoshatarët e tyre;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se sëbashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar kanë goditur me grushte një 25-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. M., 29 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llazi Miho”, kanë goditur për shkak të detyrës Punonjësin e Policisë Bashkiake.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin I. D., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin M. D., 58 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-arrestuan shtetasin E. Z., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje;

-arrestuan shtetasin M. B., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 31 vjeç, pasi me motomjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. K., 43 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

-Më datë 13.09.2025, shtetasi I.Sh, kallëzon se më datë 12.09.2025, është kanosur nga celulari nga një shtetas që nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

-Më datë 12.09.2025, rreth orës 23:45, në fshatin Derven, Krujë, ka rënë zjarr në një parkim automjetesh, duke shkaktuar dëme materiale në disa automjete. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 24 vjeç, banues në Çermë Sektor, Divjakë, pasi ditën e djeshme, në PKK Kakavijë, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 celularë dhe një shumë parash. Gjithashtu rezulton se ky shtetas kishte kaluar ilegalisht kufirin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 12.09.2025, rreth orës 19:00, në lagjen “Grehot”, është gjetur në trotuar, pa shenja jete, shtetasja Gj. A., 86 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Granicë”, shtetasi F. P., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 20-vjeçari dhe pasagjeria në automjetin e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Durrës

 

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

 

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.

 

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin N. G., alias N. M., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte.

 

Gjithashtu, po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin Gj. M., 64 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi N. V., 76 vjeç, banues në të njëjtin vend, i cili pretendon se ky shtetas i ka prerë degët e ullinjve, pa dijeninë e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PKK Qafë Thanë

 

Tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

 

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.

 

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.

Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.

 

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.

✅ Në pranga u vunë shtetasit:

 

– Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.

35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.

 

– K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.

31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.

 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë️

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve️

Vlorë/Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Duo”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

 

Arrestohen në flagrancë babë e bir që posedonin armë zjarri dhe municion në banesë.

 

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.

 

Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

  • B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;
  • ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre,  në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Durrës/ Informacione paraprake

 

-Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

-Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

 

Për të dyja rastet, grupet hetimore po kryejnë veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Tiranë

 

Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 

Zbardhen dhe dokumentohen 9 vjedhje. Vihen në pranga 3 shtetas.

 

✅ Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.

 

✅ Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.

 

Punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online.

 

Përshëndetje, jemi sot këtu përpara jush, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Deparatamentin e Policsië Kriminale Drejtuese e Parë Ervina Gjana dhe Prokuroren pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Jonida Allushi,  për të bërë me dije rezultet e operacionit policor të koduar “XUEX”,  për goditjen e veprimtarisë kriminale online të skemave piramidale, operacion i cili u fillua dhe u finalizua në qarkun Fier.

 

Ky operacion u zhvillua në shkallë të gjerë, me kontrolle personash dhe banesash në disa qytete dhe u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve  dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Fillimisht po ja kaloj fjalën Drejtoreshë Ervinës dhe më pas do bëj me dije rezultatet e finalizmit të operacionit.

 

Nga ana e strukturave të specializuara të Polcisië së Shtetit, nisur nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët për mashtrime online me pretendimin e investimeve duke përfituar, por në të vërtetë ishin skema piramidale  duke mashtuar qytetarët dhe përfituar paratë e tyre të investuara në këto skema piramidale, menjëherë filloi puna për investigimin, sigurimin e informacionit dhe goditjen e tyre, krahas kësaj nga Policia e Shtetit u njoftuan qytetarët që të mos kryenin asnjë veprim në të tilla skema pridamidale.

 

Në vijim të punës voluminoze, hetimore dhe profesionale, nga strukturat e   Policisë së Shtetit u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “XUEX”,, operacion i cili u zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

 

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor i mbështetur mbi informacione të verifikuara dhe punë të specializuar hetimore, që synonte goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese piramidale, e cila funksiononte online përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave. Operacioni u shtri në qytetet Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh dhe u ushtruan gjithsej 83 kontrolle persoansh dhe banesash.

 

Hetimi ka dokumentuar aktivitetin e një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi nëpërmjet të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, të pozicionuar në nivelet e para të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe në orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty ata udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe  TRON me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

 

Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ishte rastësor – përkundrazi, ato u zgjodhën pikërisht për vështirësinë që ofrojnë në gjurmim dhe për perceptimin e gabuar që kanë tek shumë qytetarë si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

 

Falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) dhe metodave speciale hetimore, u bë e mundur identifikimi i disa prej aktorëve kyç që operonin në terren, të cilët kanë shërbyer si hallka lidhëse mes qytetarëve dhe organizatorëve të skemës. Organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt hetimi, dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, po ndjek të gjitha gjurmët për të zbardhur tërësisht strukturën e këtij rrjeti dhe për të vendosur para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

 

Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësimin e qytetarëve: mos besoni në “investime të sigurta” që premtojnë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni nga persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e strukturave të tilla. Ato nuk janë mundësi investimi – janë mashtrime të strukturuara, të sofistikuara dhe të rrezikshme, ku në fund gjithmonë humbin më të pambrojturit.

 

Policia e Shtetit do të vazhdojë punën me përkushtim për të goditur çdo formë të krimit kibernetik dhe ekonomik, dhe njëkohësisht fton qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes strukturave tona ose platformave zyrtare të komunikimit. Faleminderit dhe tani Drejtori i qarkut do bëjë me dije rezultate e operacionit në qarkun Fier.

 

Sic bëra me dije në fillim të konferencës, për finalizimin e operacionit te koduar “XUEX”, u angazhuan të gjitha strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku në zbatim të vendimit të Gjykatës Fier, u ushtruan 83 kontrolle personash, banesash dhe subjektesh lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Ç.,  38 vjeç,  E. T., 21 vjeç, F. M., 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë, M. K. 28 vjeç, banues në Tiranë, B. T., 38 vjeçe dhe B.N., 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe A. Sh. 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë, të dyshuar për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim Kompjuterik”.

 

Nga hetimet rezulton se këta shtetas kanë vepruar si agjentë kyç të kësaj skeme mashtruese.

Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.

 

Po gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

50 aparate celularë,

11 njësi kompjuterike,

1 DVR, 2 hardisk,

1 automjet,

4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1750 dollarë dhe 340 franga.

Gjithashtu, u  ngrinë gjashtë llogari të kriptomonedhave, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Duke përfituar nga rasti dua të siguroj qytetarët e qarkut Fier se strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë së nxënësve në shkolla.

Në këtë kuadër ftoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e professional nga ana e strukturave të policisë.

 

Faleminderit dhe jemi të hapur për pyetje .

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan shtetasin A. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Vuno, është konstatuar se ka ndërtuar një shtëpi druri si dhe ka vendosur 4 kontenierë pa lejen e organeve kompetente.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit I. B., 63 vjeç, dhe J. H., 49 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi P. M., se këta shtetas i kanë prerë pemët frutore dhe ullinjtë, në pronën e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin G. L., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke shkuar në banesën e babait të tij dhe e kanosur me mjet prerës (thikë).

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. K., 72 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga arka e kishës në fshatin Zvërnec.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasit:

  • V. G., 64 vjeç, banues në Fier, pasi në rrugën “Nartë-Vlorë”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
  • S. F., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me 2 automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar shtetasja R. H., 60 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhej si pasagjere në njërin prej mjeteve të parkuara. Shtetasja R. H. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin I.C., 63 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Marrdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 64-vjeçare.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D.T., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një shtetas 24- vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

 

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut ️

 

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”, u konstatuan shumë drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme.

 

Drejtuesit e automjeteve u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 5.000 deri në 12.000 lekë.

 

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

 

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

 

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.T., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij elektrik, është përplasur me shtetasin Z. K., 66 vjeç, banues në Shkodër, i cili po lëvizte me biçiklete. Si pasojë është dëmtuar lehtë 66-vjeçari, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndodhet në banesë, jashtë rrezikut për jetën;

 

-referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në aksin “Shkodër- Koplik”, automjeti me drejtues shtetasi N. P., 60 vjeç, si pasojë e një manovre të gabuar është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin Z. H., 52 vjeç. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasja V. H.,  pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Z. H.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 47 vjeç, se 63-vjeçari, ka hyrë në pronën private dhe e  ka konstatuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesës së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin E. K.,  42 vjeç, banues në fshatin Iliras, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. A., 77 vjeç dhe L. Sh., 61 vjeçe, të dy banues në Gjirokastër, pasi shtetasi Sh. A., u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse, ndërsa shtetasja L. Sh., me vetëgjyqësi, ka bllokuar tubat kullues të ujrave të banesës së shtetasit Sh. A..

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Z., F. R., dhe M. R., pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
  • shpallën në kërkim shtetasin R. V., 30 vjeç, pasi në zonën e “Liqenit të Thatë” ka goditur me grushte shtetasin S. P. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit;
  • shpallën në kërkim shtetasin F. L., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • A. P. dhe K. P., pasi dyshohet se në rrugën “Muhamed Gjollesha” kanë kundërshtuar punonjësit e IMT-së, gjatë një ekzekutim vendimi për lirimin e hapësirave publike;
  • I. C., 32 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar automjetin;
  • M. J., 31 vjeç, pasi në rrugën “Ismail Qemali” dyshohet se ka zaptuar hapësirë publike, duke e përdorur si parkim për automjete.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

  • arrestuan shtetasin F. S., 36 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën;
  • arrestuan shtetasin R. P., 59 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur kushëririn e tij;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. C., 22 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

  • arrestuan shtetasin G. K., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit në gjendje të lirë për djalin e tij të mitur, pasi kanë goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë;
  • arrestuan shtetasin I. N., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
  • referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. V., 50 vjeç, pasi në bazë të kallëzimit të inxhinierit të një kantieri, 50-vjeçarit dyshohet se për motive të dobëta ka bllokuar rrugën e kantierit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. V., 29 vjeç, R. A., 28 vjeç, dhe A. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, shtetasit E. V. dhe R. A. kanë goditur me grushte shtetasin A. M., ndërsa ky i fundit ka kanosur shtetasin E. V.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin T. A(N)., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

 

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij elektrik, është përplasur me shtetasin Z. K., 66 vjeç, banues në Shkodër, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë 66-vjeçari, i cili, pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndodhet në banesë, jashtë rrezikut për jetën;

 

Referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në aksin “Shkodër – Koplik”, automjeti me drejtues shtetasi N. P., 60 vjeç, si pasojë e një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Z. H., 52 vjeç. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasja V. H., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Z. H.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 63 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 47 vjeç, se 63-vjeçari ka hyrë në pronën private, dhe këtë e ka konstatuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesës së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. R.,  56 vjeç, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë është përplasur me një motomjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Q. R., 56 vjeç dhe si pasojë e përplasjes ka ngelur i dëmtuar lehtë shtetasi  G. R.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., 50 vjeç, banues në Ersekë, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje, dhe ka kanosur me fjalë një  punonjës  IMT-të.

 

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. R., 56 vjeç, pasi në aksin rrugor “Korçë – Ersekë”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, është përplasur me një motomjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Q. R., 56 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë shtetasi G. R.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. P., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., 50 vjeç, banues në Ersekë, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje dhe ka kanosur me fjalë një punonjës të IMT-së.

 

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. D., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

 

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

 

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, u konstatuan shumë drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme.

 

Drejtuesit e automjeteve u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5.000 deri në 12.000 lekë.

 

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

 

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lezhë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe. Të dyja ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 25 vjeç, banues në fshatin Blinisht, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Dje, ka kallëzuar shtetasi N. J., 63 vjeç, se në banesën e tij, në Mamurras, është vjedhur një shumë parash. Vijojnë hetimet rreth këtij kallëzimi.

 

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

 

✅Ekstradohet nga Italia, një 29-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për dhënie ndihmë për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

 

✅Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës dhe të Interpol Wiesbaden, u finalizuan procedurat e ekstradimit nga Italia dhe nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasve:

 

-A. L., 29 vjeç, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi A. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-së dhe Kanadasë.

 

-F. B., 20 vjeç, të lindur në Tiranë, pasi në vitet 2021 dhe 2024, Gjykata e Tiranës e ka dënuar përkatësisht me 8 dhe 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-M. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në aksin rrugor “Bexhisten-Ura e Bunës”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar;

-Rr. P., 69 vjeç, banues në fshatin Shirq, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

-Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

 

-Më datë 14.09.2025, ka kallëzuar shtetasi Z. K., 63 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi E. K., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë

 

Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari.

 

I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë.

 

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit.

 

Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

 

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policise Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në zonën e Kakomesë, në Himarë, janë përplasur aksidentalisht dy mjete lundruese (skafe), me drejtues shtetasit A. I., 30 vjeç dhe M. K., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë shtetas të huaj që udhëtonin me skafin e shtetasit A. I.

 

Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”,  Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Dibër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M.K., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar një motomjet në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi A.C.

 

Si pasojë e përplasjes, mbeti i lënduar shtetasi M.K., si dhe një pasagjer që udhëtonte me shtetasin A.C., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Port Durrës/Kontrolle intensive për goditjen e krimeve kufitare.

 

Tentoi të fuste në territorin e RSh-së, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

 

Sekuestrohen fishekët, shuma e eurove dhe kamioni ku ato ishin fshehur.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të municionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

 

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin pakistanez Z. A., 26 vjeç, pasi dje, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçare, pasi dje, automjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i kryer nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. P., 69 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. Rr., 31 vjeç dhe F. Rr., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi në fshatin Varibob, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 32 vjeç;

-D. R., 33 vjeç, banues në Roskovec, pasi iu gjetën në automjet, 8 celularë të dyshuar të vjedhur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-R. V., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 52-vjeçar, për motive të dobëta;

-K. M., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje;

-E. A., 40 vjeç, dhe H. H., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po qarkullonin, iu gjetën 2 pako me lëndë piroteknike (fishekzjarre).

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Strelcë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll refruan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit N. H., 35 vjeç, dhe D. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Pogradec/Më datë 14.09.2025, në lagjen nr. 2, shtetasi G. L., 63 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.

Durrës

 

Policia Rrugore godet 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.

 

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të mos kryente testin e alkoolit, pasi po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, vihet në pranga 24-vjeçari.

 

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të shmangte ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer, procedohet penalisht 36-vjeçari.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit penal dhe administrativ për shkeljet e kryera.

 

Për këto raste:

 

-u arrestua shtetasi A. Ç., 24 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi në momentin që është ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, iu ka ofuar atyre 50 euro, pasi po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

 

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Drejtoria Vendore e Policise Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi ditën e djeshme, jashtë perimetrit të sigurisë, në një largësi të konsiderueshme nga bregu, në zonën e Kakomesë, në Himarë, janë përplasur aksidentalisht dy mjete lundruese (skafe), me drejtues shtetasit A. I., 30 vjeç dhe M. K., 28 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë 4 pasagjerë shtetas të huaj që udhëtonin me skafin e shtetasit A. I.

 

Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”,  Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

 

Në lidhje me 2 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 2 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

 

Nga verifikimet e kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasve:

 

E. M., banues në Fier. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe me heqje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, pasi ka qarkullluar me automjet, në sens të kundërt, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”;

B. Sh., banues në Durrës. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë, pasi ka kryer parakalim të rrezikshëm, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe garanton reagim të menjëhershëm, konform ligjit dhe me paanshmëri.