Elbasan
Goditi me thikë, vëllanë e tij, për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohen mjeti prerës thikë dhe disa fishekë arme gjahu, që u gjetën në banesën e 35-vjeçarit.
Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. N., banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi B. N. dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja V. K., 65 vjeçe, banuese në Fier, është rrëzuar aksidentalisht në banesë dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. J., 72 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasin E. Ll., 25 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Rranxë, se 25-vjeçari i ka marrë disa automjete, duke e mashtruar se do t’i shiste dhe do t’i jepte paratë e përfituara nga shitja e tyre. Punohet për kapjen e shtetasit E. Ll. dhe për gjetjen e automjeteve.
Pukë/Dje, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. A., 75 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe M. T., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur më datë 12.12.2025, në rrugën “Petrit Llaftiu”, informojmë se është identifikuar drejtuesi i motomjetit elektrik që përplasi këmbësoren, konkretisht një 17-vjeçar, për të cilin në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ndërkaq, këmbësorja, shtetasja D. B. është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. D., 21 vjeç, banues në Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 12 155 euro dhe disa shishe me verë, të padeklaruara në organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta ,ka goditur me grushte, një 51-vjeçar;
-G. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-D. C., banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin V. Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka vjedhur në një banesë në lagjen nr. 13. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-shpallën në kërkim shtetasin A. K., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 40-vjeçar. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. P., banuese në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. E., banues në Durrës, pasi dyshohet se me zjarrin që ka ndezur për të pastruar tokën e tij, ka ndotur mjedisin përreth.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. H., 34 vjeç dhe F. D., 22 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
–
Reagim
Pas publikimit të një videoje në të cilën shfaqet një automjet që bënte lëvizje të pakontrolluara në aksin rrugor “Ersekë-Leskovik”, specialistët e qarkullimit rrugor kanë kryer verifikimet dhe kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. I.
Bazuar në pikën 10 të nenit 141 dhe pikën 3 të nenit 127, ky shtetas është ndëshkuar me masën administrative 12 000 lekë, si dhe i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. I., 26 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe fara cannabisi, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H, 32 vjeç, pasi ka përvetësuar një telefon i cili dyshohet se është i vjedhur;
-shpallën në kërkim shtetasin K. M, pasi dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit E. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-një shtetas të mitur pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin D. C;
-shtetasen S. Sh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. F, 33 vjeç, pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash në anë të mashtrimit;
-arrestuan shtetasin M. A., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D dhe 2 të mitur pasi dyshohet se kanë kanosur një të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. L, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin A. M;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L, pasi ka kanosur shtetasin L. J.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin P. P, 59 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 portofola pasagjerëve brenda në autobusin e linjës së brendshme të Tiranës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. F, 45 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin F. J;
-shpallën në kërkim shtetasin E. A, 23 vjeç dhe E. M, 19 vjeçe, pasi në ambientet e një lokali janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Më pas shtetas këta 2 shtetas në bashkëpunim me tre shtetas të tjetër ende të paidentifikuar, kanë goditur, shtetasin A. A, i cili ka ndërhyrë për të ndarë konfliktin. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P, 36 vjeç, pasi duke punuar në një subjekt është dëmtuar lehtë aksidentalisht punëtori shtetasi A. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin E. F, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. J, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin A. Xh;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. F dhe R. F, pasi për motive pronësie janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-arrestuan shtetasin P. Gj, 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë shtetasin Xh. M, i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. M dhe A. Gj, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tyre.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit A. F., 41 vjeçe, F. A, 48 vjeç dhe F. B, 63 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë/Kontrolle intensive, me shërbime të shtuara dhe pajisje bashkëkohore, në akset kryesore dhe në ato dytësore të kryeqytetit.
Objektivi kryesor, mbrojtja e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, nga ngjarjet rrugore.
Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, gjatë 48 orëve të fundit:
-u konstatuan 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me masa administrative;
-u arrestuan ose proceduan penalisht 12 shtetas, të cilët nëpërmjet manovrave me mjete, rrezikuan rëndë shëndetin/jetën e përdoruesve të rrugës.
Ndër masat e vëna:
-85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera;
-179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit;
-260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.
Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Përmet, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë që i ka vënë masë administrative për parkim të gabuar të automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. V., 67 vjeç dhe I. M., 42 vjeç, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar një sipërfaqe toke dhe kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Në lidhje me tubimin e njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme, nme qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit. Konkretisht:
-Nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.
Tiranë/Kontrolle dhe verifikime intensive, me objektiv goditjen e krimeve kundër mjedisit.
✅Shkarkonin ujëra të toksikuar me solucione për pastrim mjetesh, në rrugë, dhe si pasojë ndotej mjedisi dhe shqetësoheshin qytetarët, procedohen penalisht 13 administratorë lavazhesh në territorin e Komisariatit Nr. 2.
Bllokohen deri në marrjen e lejes mjedisore, 13 aktivitetet.
Sekuestrohen mjetet që përdoreshin në këto subjekte.
Gjithashtu, merren me qëllim ekzaminimin kimik, mostra të solucioneve të përdorura për pastrimin e automjeteve.
✅Vijoi punimet pa leje, për ndërtimin e objektit që administronte për qëllime biznesi, veprimtari për të cilën ishte proceduar penalisht më parë, arrestohet 24-vjeçari.
Gjatë verifikimeve të kryera me objektiv parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër mjedisit, që gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 konstatuan se 13 lavazhe në territorin në juridiksion të këtij komisariati keqmenaxhonin shkarkimin e ujërave të toksikuar nga solucionet e pastrimit, duke i derdhur ato në rrugë dhe në hapësira publike.
Për këtë paligjshmëri, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 13 administratorët e këtyre subjekteve, konkretisht shtetasit: G. C., S. P., P. K., A. T., N. S., A. M., A. D., S. F., Sh. R., A. D., M. H., B. Sh. dhe K. Xh., për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë iu kanë dërguar shkresa institucioneve kompetente, për marrjen e masave administrative të nevojshme.
-Më tej, gjatë patrullimeve me këtë fokus, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar se vazhdonin punime për ndërtimin e një objekti (për biznes) në zonën “Don Bosko”, punime të cilat ishin ndërprerë më parë, për shkak se ishte evidentuar se kryheshin pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, admnistratori i aktivitetit, shtetasi B. Ll., 24 vjeç, i cili ishte proceduar më parë, për të njëjtën vepër dhe për të njëjtin rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet me ndikim në mjedis, që të pajisen me autorizimet e kërkuara nga ligji, si dhe të respektojnë rregullat për mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet konform parashikimeve të Kodit Penal.
Kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijojnë në mënyrë të pandërprerë.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin P. K., 59 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar pa leje, një motomjet pa targa;
-një shtetas 15 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjet;
-një shtetas 14 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të kallëzimit të një 22-vjeçareje, se është shqetësuar nga shtetasi A. Gj., 44 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “STORM”
Gjatë fazës së 12-të, vihen në pranga dy shtetase kolumbiane, të cilat u kapën në zonën e Vollgës, Durrës.
Dy shtetaset kolumbiane kishin marrë një apartament me qira në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, dhe e shfrytëzonin për prostitucion.
Procedohen penalisht edhe 6 shtetas shqiptarë për prostitucion.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 12-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi.
Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kukës
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, kapet në fshatin Borje dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 24-vjeçari.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:
S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.
Shkodër
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces”
Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”.
Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.
Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.
Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 18 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, për shkak të një parakalimi të gabuar me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet me drejtuese shtetasen M. S. Nga aksidenti u dëmtuan shtetasja M. S. dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. T., të cilat u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit F. Ll., 31 vjeç, dhe E. H., 24 vjeç, banues në Durrës. Këta shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. K. Punohet për kapjen e dy shtetasve dhe sqarimin e rrethanave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi nuk ka dhënë kontributin prej 3 vitesh për rritjen e fëmijëve, sipas vendimit të gjykatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. S., 34 vjeç, A. A., 33 vjeç dhe S. D., 21 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin e Laçit, këta shtetas kanë hedhur sende të ndryshme në fushë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P. P., 75 vjeç dhe M. P., 67 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, shtetasi P. P. i ka bllokuar rrugën shtetasit M. P. dhe ky i fundit e ka goditur me grusht.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin malazez M. C., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje në aksin rrugor “Shkodër–Mjedë”, motomjeti me drejtues shtetasin K. T., 72 vjeç, ka goditur nga pas automjetin me drejtues shtetasin G. T., 58 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. T.;
-në aksin rrugor “Shelqet–Pistull”, shtetasi P. Gj., 73 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, është vetërrëzuar. Si pasojë, shtetasi P. Gj. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 40 vjeç, pasi, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh., 31 vjeç, dhe më pas është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. H., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë shtetasit G. Sh. dhe F. H., të cilët morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 40 vjeç, pasi në hyrje të R.Sh.-së, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në çantën e dorës iu gjet një sasi monetare euro të padeklaruara.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. M., 54 vjeç, G. M., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Porodinë, Korçë, dhe K. O., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit S. M. dhe K. O., të cilët, pas mjekimit në spital, janë larguar për në banesë.
Xh. N., 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një shtetaseje. Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan portofolin që kishte vjedhur 45 vjeçarja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Xh. M., 41 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe Dh. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhunimi i varreve” dhe “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, pasi në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të vendit të quajtur “Varret Ilire”, me një pajisje të dyshuar si detektor për kërkimin e thesareve, të cilët po kryenin gërmime në gropa të vogla me një vegël pune. Sendet e përdorura prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe për baste sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP ELBASAN
Finalizohet operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, bazuar në nenin 3 të ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës.
Shpallen në kërkim 8 shtetas, aksionerë.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale kundër mjedisit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disamujor të ndjekur me metoda speciale, finalizuan operacionin policor të koduar “Metalurgjiku”.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga 16 shtetas, konkretisht:
J. C., 64 vjeç, shtetas korean, E. F., 48 vjeç, banues në Elbasan, administratorë;
B. A., 62 vjeç, E. B., 48 vjeç, të dy banues në Elbasan, drejtorë prodhimi;
E. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, A. R., 31 vjeç, shtetas indian, inxhinierë/drejtues teknik;
R. P., 24 vjeç, S. P., 27 vjeç, D. K., 32 vjeç, R. Y., 38 vjeç, M. S., 43 vjeç, R. P., 24 vjeç, gjithë shtetas indianë, P. K., 32 vjeç, shtetas nepalez, J. K., 63 vjeç, D. Xh., 45 vjeç, të dy banues në Elbasan, përgjegjës turni/operator furre/punëtor;
I. D., 60 vjeç, shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Z., 43 vjeç, D. K., 54 vjeç, F. M., 55 vjeç, Gj. B., 48 vjeç, A. Sh., 72 vjeç, S. O., 67 vjeç, I. L., 53 vjeç, A. K., 38 vjeç, aksionerë të subjekteve tregtare, për veprat penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Po punohet për kapjen e tyre.
Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve, gjatë inspektimeve u vendosën masat administrative si më poshtë:
3.000.000 lekë për një nga subjektet dhe 10.000.000 lekë për subjektin tjetër, si dhe u pezulluan aktivitetet e të dy subjekteve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.
U sekuestruan celularë dhe DVR.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Reaction”.
Zbardhet një rast vjedhjeje me dhunë, ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Ushtruan dhunë ndaj shitësit të një biznesi dhe vodhën 100 000 lekë të rinj, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore nga Policia identifikohen 3 autorët e dyshuar.
Kapet dhe vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve. Të tre autorët me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 pas njoftimit të marrë se tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, në një biznes (tabachino), në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 33 vjeç, i cili gjatë operacionit policor për kapjen e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 35 vjeç dhe G. L., 34 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë 100 000 lekë të rinj shitësit të një biznesi duke e dhunuar fizikisht.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Korçë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes së bizneseve në qytet, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.
Arrestohet edhe një shtetas tjetër, i cili mbante në banesën e tij, ku ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, sende të vjedhura nga 28-vjeçari.
Sekuestrohet një televizor i vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
V. I., 28 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer më shumë se një herë”, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.
Si dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. Z., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. I., 28 vjeç, është autor i vjedhjes së 3 televizorëve në lokalin e një shtetasi dhe i një shume parash në një furrë buke, në lagjen nr. 7, Korçë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z. (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), iu gjet njëri prej televizorëve të vjedhur nga shtetasi V. I., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, ngjarje në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Fier/Informacion paraprak
Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin F. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., si dhe me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 18 vjeç, banues në Durrës.
18 vjeçari me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me murin rrethues të një objekti. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi, me automjetin që drejtonte në aksin rrugor Gose–Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Y. B., 57 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua 57-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 12.12.2025, rreth orës 13:40, në rrugën “Petrit Llaftiu”, një motomjet elektrik me drejtues të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. B., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua motomjeti elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit i cili është larguar pas aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një kompani në Durrës. Gjatë punës, në këtë kompani, ka dëmtuar dorën shtetasi turk A. D., i cili, pas mjekimit në spital, u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një 51-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të tunelit. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në mjet, shtetasi E. T., 32 vjeç, banues në Memëlisht, i cili u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi A. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. M., 30 vjeç, banues në Maliq, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të fshatit Çërravë, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin me targa greke, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Pasi u kap dhe u ndalua, nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtonte automjetin pa leje drejtimi;
-E. B., 37 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-D. B., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa targa, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. S., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, Korçë, në ambientet e jashtme të një lokali, ka vjedhur disa vetrata duralumini.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. Sh., 34 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Më datë 12.12.2025, ka bërë kallëzim shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, se shtetasi Gj. L., 65 vjeç, banues në Korçë, ka fyer me fjalë, vajzën e tij të mitur.
Më datë 12.12.2025, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Pogradec, me profesion avokat, ka bërë kallëzim se dje, në zyrën e tij, ka hyrë një shtetas i panjohur dhe është konfliktuar me të. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dje, në Lushnjë, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi J. D., 34 vjeç, i cili u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi, në Patos fshat, në kasollen pranë banesës, dyshohet se është vetëvarur shtetasja T. Rr., 64 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-O. B., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-I. M., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Berat/Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur 2 raste në qytetin e Kuçovës dhe të Skraparit.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë.
E. S., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde narkotike kokainë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan, pasagjer në mjet, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka përndjekur një 17-vjeçar dhe e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Xh. S., 58 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur ka aksidentuar shtetasen E. Gj., 43 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
-B. R., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. D., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit).
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë:
– arrestuan në flagrancë shtetasin Y. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 12.12.2025, shtetasi F. K., 31 vjeç, banues në Sarandë, në rrugën “Idriz Alidhima”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke goditur një shtetase të mitur 12 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. D., 59 vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Rreth orëve të para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kryebushat, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një subjekt tregtar “supermarket”. Nga zjarri nuk ka pasur shtetas të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
DVP Korçë
Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Vihet në pranga 34-vjeçari që shiste doza kanabisi, në qytet.
34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 34-vjeçarit.
Sekuestrohen doza kanabisi dhe një peshore elektronike, që i posedonte i arrestuari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Korçë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. M., 23 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasi P. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me disa doza kanabisi, që rezultoi se ia kishte blerë shtetasit P. S.
Nga kontrolli në banesën e shtetasit P. S., u gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Kishin marrë një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e shfrytëzonin për prostitucion, vihen në pranga dy shtetase nga Kolumbia.
Procedohet penalisht edhe një shtetas shqiptar për prostitucion.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 11-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Në kuadër të kësaj faze të operacionit “Storm”, të zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës, u arrestuan për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset L. S, 26 vjeçe dhe M.P, 26 vjeçe, të dyja banuese në Kolumbi.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E M., 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në lekë dhe në valutë, 3 aparate celular, një bllok shënimesh dhe disa karta sim.
Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit.
Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjshëm Durrës.
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar/akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin J. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin A. K., 36 vjeç. Këtë shtetas, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; me 10 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”; si dhe i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 42 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin G. H., 41 vjeç. Nga dënimi me 5 vjet burgim, i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 21 ditë burgim. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
