Raporti i ngjarjeve, 13 shkurt 2026

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin O. A., 38 vjeç, banues në fshatin Malinat, Berat, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar këta dy shtetas, mbi fshatin Trestenik, Devoll, dhe iu kanë bërë thirrje për të ndaluar. Shtetasi F. Sh. nuk i është bindur urdhrit, por është larguar me shpejtësi. Shtetasi O. A., pasi u ndalua nga Policia, deklaroi se shtetasi F. Sh. do ta ndihmonte për të kaluar kufirin grek, në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës 100 euro. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit O. A. iu gjet një pasaportë me vula të dyshuara false. Po punohet për kapjen e shtetasit F. Sh. dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Bulgarec, Korçë, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-I. Q., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, i ka penguar hyrjen në banesë, shtetases Z. F., 59 vjeçe, në apartamentin që kanë në bashkëpronësi, duke i ndërruar bravën e derës, me vetëgjyqësi;
-A. K., 19 vjeç dhe J. T., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodheshin, në lagjen nr. 10, Korçë, gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe aktive për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. P., 75 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-F. P., 43 vjeçe, banuese në fshatin Bahçallëk, Pogradec, pasi në kundështim me vendimin e Gjykatës, ka shqetësuar vjehrrën e saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2026, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti me drejtues shtetasin E. C., ka aksidentuar shtetasin Z. B., rreth 78 vjeç, banues në Zëmblak, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin E. C., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 38 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit në lokalin që ai administronte, në fshatin Lekaj, Kavajë, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 55 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua në aksin rrugor “Manëz-Sukth”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 21 vjeç, dhe për 2 shtetas të mitur, pasi u konstatuan në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin egjiptian A. T., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., banues në Durrës, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje, në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. S., 23 vjeç dhe K. C., 47 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u konstatuan të dy, në lokalin e 23-vjeçarit, në lagjen nr.17, duke vënë baste sportive me celular. Celulari u sekuestrua në cilësine e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., 23 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka kanosur një 34-vjeçar, për motive të dobëta.
-M. B., 62 vjeçe, banuese në Golem, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një armë e ftohtë (shufër metalike), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 59 vjeç, banues në Ksamil, pasi është konfliktuar me shtetasin M. Xh., 73 vjeç, banues në Ksamil, për motive të dobëta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. Zh., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kallëzuar shtetasi F. T., 72 vjeç, banues në Vlorë, se në vitin 2024, i ka dhënë 39-vjeçarit, një shumë të konsiderueshme parash, që t’i kryente disa punime në banesë, por ai nuk i ka kryer punimet dhe as nuk i ka kthyer pagesën.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy shtetas 17 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar pa leje drejtimi, automjete, njëri prej tyre pa targa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. D., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kallëzuar shtetasja F. A., 65 vjeçe, se ai i ka vjedhur çantën me sende personale;
-F. T., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar në rrugë, duke lëvizur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Sarandë/Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. T., 33 vjeç, banues në Elbasan, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit F. Xh., 59 vjeç.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. R., 24 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin L.Ç., 22 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar xhamat e automjetit të shtetasit B. B., 53 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ll., 22 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.

-Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka kallëzuar shtetasja S. M., 67 vjeçe, se i është larguar nga banesa, mbesa e saj 14-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Rotondo”.

Lëvizte me automjet, i armatosur me mjet prerës, për të shpërndarë lëndë narkotike, arrestohet 27-vjeçari.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë) dhe sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në fshatin Bregu i Lumit, Shkodër.

Ai u kap në flagrancë, te rrethrrotullimi i fshatit Stom Golem, duke lëvizur me automjet tip “Land Rover”, ku nga kontrolli, u gjet një sasi Cannabisi.

Më tej, nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, u konstatua se kishte me vete, 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt dhe me rastin e ditës së fundit të kësaj jave ndërgjegjësuese, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, dëshiron të përcjellë një apel të rëndësishëm për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.
Nga të dhënat e përfituara nëpërmjet bashkëpunimit me NCMEC (National Center for Missing & Exploited Children – Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar), një organizatë amerikane që bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën, për identifikimin dhe raportimin e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, rezulton një rritje shqetësuese e rasteve të raportuara.
Gjatë vitit 2025, Policia e Shtetit ka marrë 5 707 raporte të referuara nga NCMEC, që përkthehet në një mesatare prej rreth 475 raportesh në muaj. Ndërkaq, vetëm gjatë muajit janar të vitit 2026 janë administruar 655 raporte, duke treguar një rritje të ndjeshme të fenomenit.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për prindërit që:
• Të monitorojnë dhe të jenë të vëmendshëm ndaj aktivitetit online të fëmijëve të tyre;
• Të komunikojnë hapur me ta, mbi rreziqet e internetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale;
• Të përdorin mjete kontrolli dhe masa sigurie në pajisjet elektronike.
Njëkohësisht, apelojmë fuqimisht që prindërit dhe çdo qytetar të ruajnë privatësinë dhe intimitetin e fëmijëve të mitur, duke mos shpërndarë apo ripostuar materiale të papërshtatshme. Këto përmbajtje identifikohen nga NCMEC, përmes teknologjive të specializuara, dhe të dhënat e poseduesve apo të shpërndarësve të tyre, i referohen Policisë së Shtetit, për ndjekje të mëtejshme ligjore.
Mbrojtja e fëmijëve në hapësirën digjitale është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, prindërve dhe komunitetit, mund të garantojmë një përdorim më të sigurt të internetit, për çdo fëmijë.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:
-L. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. P., 39 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. C., 30 vjeç, dhe D. S., 34 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-D. B., 39 vjeç, banues në fshatin Çukas, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës, Mallakastër, pasi bazuar në një video të publikuar në portalin “JOQ”, dyshohet se ka nxitur qentë për të sulmuar një kafshë (mushkë), e cila si pasojë e sulmit, ka ngordhur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan:
-ndaluan shtetasen në kërkim M. L., 58 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin irakian I. Sh., 41 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasin M. Sh., 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka kallëzuar shtetasi Ç. S., 60 vjeç, banues në Shkodër, se 62-vjeçari i ka marrë një shumë parash, duke e mashtruar se do ta ndihmonte për një proces legalizimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. H., 52 vjeç, banues në fshatin Vukatanë, dhe H. Z., 68 vjeç, banues në fshatin Shëlqet, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-K. M., 73 vjeç, pasi dje, në fshatin Hoten, Vau i Dejës, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 75 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konfliktuar me vëllanë e tij, shtetasin B. Ç., 73 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë

Si rezultat i hetimeve intensive me metoda proaktive, finalizohet operacioni i koduar “Fake cash”.

Hetimet identifikuan 3 shtetas që dyshohet kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Kapen 2 prej tyre (vëllezër), punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara dhe 4 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Fake Cash”.

Nga hetimet u identifikuan 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin, kanë hedhur në treg, kartëmonedha false, duke blerë vazhdimisht me to, në subjekte në ndryshme në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë kapur 2 prej tyre, shtetasit E. Gj., 27 vjeç dhe J. Gj., 28 vjeç (vëllezër), të dy banues në Vlorë,dhe kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ka caktuar Gjykata e Vlorës, secilit prej tyre, me vendimin e datës 10.02.2026.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash (dollarë) të dyshuara të falsifikuara, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertimit, dhe 4 celularë.

Strukturat e DVP Vlorë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-një 17-vjeçar, pasi iu gjet me vete, një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-shtetasin P. T., 19 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 18-vjeçar.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Shëngjin, pasi në aksin rrugor “Rrilë–Shënkoll”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. H., 61 vjeç, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.

Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç.

33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, për shtetasin P. M. që humbi jetën dyshohet si pasojë e rënies aksidentale, nga skela, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasit E. Z., 40 vjeç dhe L. T., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Nga verifikimet rezultoi se të arrestuarit kishin nënkontraktuar shtetasin P. M., për rikonstruktimin e një banese në lagjen “Uznovë”.

Këto shërbime gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. S., 39 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se 39-vjeçarja gjithashtu i ka postuar në rrjet social, fotografi, pa pëlqimin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. B., pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente, me qëllim fitimin e pronësisë mbi një sipërfaqe toke në fshatin Poshnje;
-E. A., 44 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka përdorur gjenealitetet dhe fotografitë e një 35-vjeçareje, për të aktivizuar llogari në rrjete sociale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. K., 26 vjeçe, banuese në Poliçan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj, në banesën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. B., 22 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. F., pasi dyshohet se është pajisur me një certifikatë pronësie duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin turk F. C., 29 vjeç, pasi dyshohet se në një apartament të marrë me qira, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të huaj 32 vjeçe. Gjatë kontrollit në këtë ambienti u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, për këtë rast u arrestuan shtetasit B. O., 29 vjeç dhe M. D., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar për krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. C. dhe N. V., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 1 shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas të mitur, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kontrollin e automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-ndaluan shtetasin R. Sh., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. Sh. dhe M. R., pasi dyshohet se kanë kanosur një shtetase.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen F. V., 56 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier

Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.

Vihet në pranga pronari i subjektit.

Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin:

-Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.

Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.

Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M. Ç., 37 vjeç, i lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

DVP Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëmblaku”.

Përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.

Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientin e një lokali shitej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe si rezultat me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zëmblaku”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. C., 36 vjeç, banues në Korçë;

-A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;

-P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit A. C., në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR.

Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të shtetasit A. H., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. Gj., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit A. C., dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike, në vitin 2022, lokalizohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim.

Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt.

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, nga një shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit “Eksponenti”, u ndalua shtetasi E. H., 28 vjeç, i cili nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas, më datë 01.02.2026, ka kanosur shtetasin D. D., në banesën e këtij të fundit.

Më tej, dyshohet se shtetasi E. H., më datë 08.02.2026, ka vjedhur në një banesë në Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026, ka vjedhur në 2 kompani në rrugën e fshatit Prush.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha veprimtarive kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVKM Shkodër

Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:

-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112