Raporti i ngjarjeve, 13 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 112 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 83 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, 11 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste. 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 14 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 2 raste të vetëgjyqësisë, krimeve ekonomike dhe të trafikimit të mjeteve motorike. Secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i keqtrajtimit të të miturit, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i krimeve kibernetike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, prishjes së qetësisë publike, mbajtjes pa të drejtë të uniformës dhe posedimit pa leje të armës së ftohtë, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

DVP Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë  shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi S. P., 33 vjeç, banues në fshatin Kryevidh, se më datë 11.06.2025, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja D. P., 29 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

DVP Dibër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 61 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.H., 62 vjeç, banues në Klos, pasi në aksin rrugor “Klos–Rruga e Arbërit”, shtetasi Sh.K., teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin e shtetasit A.H., i cili, ky i fundit, drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

 

Nga përplasja e automjeteve, mbeti i dëmtuar lehtë shtetasi A.H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në ambientet e një subjekti minerar ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A.B., 61 vjeç.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin B. P., 53 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin në komisariat, me qëllim dhënien e sqarimit në lidhje me një rast;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 37 vjeç dhe R. Q., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për uljen e muzikës në subjektin ku ata qendronin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar një mjek, gjatë kryerjes së detyrës.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. M., 41 vjeç, pasi u kap duke hedhur inerte, në një sipërfaqe toke në fshatin Zall-Dajt, dyshohet në kundërshtim me ligjin;

-A. C., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 19-vjeçar;

-A. B., 49 vjeç dhe N. Gj., 46 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin I. V., 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, gjatë procedurës për ndëshkimin administrativ, për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 24 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 24 vjeç, pasi përkatësisht kanë kundërshtuar dhe kanë goditur një punonjës Policie, gjatë kryerjes së kontrolleve fizike ndaj tyre. Punohet për kapjen e 24-vjeçarit.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin L. M., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 30 vjeç, pasi te mbikalimi i Saukut, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Me datë 12.06.2025:

 

-ka kallëzuar shtetasja F. O., 36 vjeçe, se prej 1 viti, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A. O., 42 vjeç, duke braktisur fëmijët e tyre të mitur dhe duke marrë kursimet e tyre familjare. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;

 

-ka kallëzuar shtetasi E. M., 34 vjeç, se është kanosur nëpërmjet një mesazhi në celular, nga një numër i panjohur prej tij. Punohet për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;

 

-në rrugën “Migjeni”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur monopatinën me të cilën lëvizte shtetasi O. D., 19 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit;

 

-në aksin rrugor “Greps-Nikel”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi O. M., 30 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve;

 

-gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Mafshqet, Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjetën dhe asgjësuan nëpërmjet djegies, 102 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Fierzë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasin T. N., 52 vjeç, banues në Kukës, me detyrë administrator i një firmë të kontraktuar për nxjerrjen dhe eksportin e skorjes, pasi në qytetin e Kukësit, u konstatuan dy kamionë të firmës, të ngarkuar me skorje, pa fatura shoqërimi.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasin I. A., 42 vjeç, banues në fshatin Sopot, pasi në aksin rrugor “Krumë-Kukës”, u konstatua duke transportuar me furgon, pajisje elektroshtëpiake dhe hidrosanitare, pa fatura shoqëruese.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

  1. L., 38 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi për motive të dobëta, ka goditur 2 shtetas të mitur, të moshave 12 dhe 13 vjeç;

 

  1. F., 58 vjeç, dhe A. M., 50 vjeç, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. Z., 75 vjeç dhe F. B., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se për motive pronësie, shtetasi Xh. Z. ka goditur me sende të forta, nënën e 46-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte, shtetasin Xh. Z..

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 28 vjeç dhe për një shtetas 16 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 58 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 60 vjeç, të dy banues në Orman (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. 58-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës, pasi 60-vjeçari ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 33 vjeç, banues në Vreshtas, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. L., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet si autori i vjedhjes në një banesë në fshatin Mëmëlisht.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-A. A., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

-Sh. Sh., 45 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë dekorative.

 

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja R. Z., 61 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 22.05.2025, ka humbur kontaktet me nipin e saj, shtetasin N. Z., 21 vjeç, i cili ndodhet në Zvicër, prej një muaji. Po punohet për gjetjen e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Pogradec/Më datë 12.06.2025, në orën 22:10, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi E. A., 43 vjeç, banues në Pogradec.

 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fushë Gjormë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin B. Q., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Për shkak të dëmtimeve, njëri nga pasagjerët, shtetasi L. Q., 78 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe M. Ç., 54 vjeçe, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. D., 26 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. Ç., 22 vjeç dhe A. Ç., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 51-vjeçar. Punohet për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kurbin/Më datë 13.06.2025, Policia ka marrë njoftim se gjatës natës ka rënë zjarr në stallën e derrave në pronësi të shtetasit P. N., në fshatin Fushë Gjormë. Si pasojë janë djegur rreth 450 derra.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi ka prerë pemë ulliri në parcelën e shtetasit A. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. B., banues në fshatin Selckë, Dropull, me detyrë kryeplak i fshatit Selckë, pasi ka kallëzuar një shtetase se shtetasi Dh. B. jep kullota me qira, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin A. P., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga hetimet e kryera për zbardhjen e vjedhjes së disa pjesëve këmbimi për automjete, më datë 10.06.2025, në subjektin në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç, në fshatin Bërdicë, dyshohet se 43-vjeçari ka bashkëpunuar për këtë vjedhje, me shtetasin A. V., 37 vjeç, i identifikuar nga hetimet dhe i shpallur në kërkim;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. F., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja I. B., 20 vjeçe, se 22-vjeçari e ka shqetësuar vazhdimisht nëpërmjet thirrjeve telefonike, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasen A. K., 45 vjeçe, për motive të dobëta.

Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Bashkimi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 24 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17-vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në aksin rrugor “Shkodër-Muriqan”, automjeti që drejtohej nga shtetasja F. N., 60 vjeçe, banuese në Shkodër, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin R. B., 71 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja A. P., pasagjere në automjetin e 60 -vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.