Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. S., P. S., N. M. dhe M. T., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet procedurale në Prokurori:
-ku nisi procedimi penal për 4 shtetas të moshave 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-në lidhje me djegien e automjetit të shtetasit N. A., dyshohet si pasojë e një defekti. Nga ky rast pati vetëm dëme materiale, ndërkaq, po hetohet për të dokumentuar rrethanat.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin M. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje, një motomjet pa targa.
Dje, kallëzoi shtetasi R. M., 24 vjeç, se ishte goditur me sende të forta, nga 2 shtetas të panjohur prej tij, në lagjen “Besëlidhja”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., pasi mbrëmë, përplasi me automjetin që drejtonte, 4 automjete të parkuara në rrugën “Josif Budo”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. T. dhe B. Xh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 16-vjeçar pasi po drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., 34 vjeç, banues në fshatin Verbas, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas 29 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. K., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-O. B., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-E. Sh., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. B., 24 vjeç, banues në fshatin Shënepremte, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij;
-V. Q., 64 vjeç, banuese në Divjakë, pasi ka zaptuar një pronë(apartament), që nuk është në pronësi të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Në vijim të operacionit të koduar “Skema”, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, E. B., 34 vjeç, banues në Divjakë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar 2 ditë më parë, i kanë marrë një 55-vjeçari, 40 000 euro, duke e mashtruar nëpërmjet mesazheve elektronike, se ishin të njohur të tij. Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në rrugën “Gjeneral Nikols”, informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi M. R., 77 vjeç. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që e përplasi, shtetasit E. M., 37 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-arrestuan shtetasin A. C., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin R. M.. Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarit, u gjet 1 përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. M. dhe E. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për ndalimin e shtetasit M. M., 54 vjeç, i cili është dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 punojnë për shoqërimin e një shtetasi të mitur të identifikuar si autor i vjedhjes së një motomjeti, me të cilin dyshohet se ka përplasur një automjet, në rrugën “Njazi Meka”. I mituri ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Motomjeti është sekuestruar me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin I. E., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në një dyqan;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., pasi dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, gjatë punës në subjektin që administron, shtetasi A. I., 21 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. C., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ish-bashkëjetuesen e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen H. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e saj;
-shpallën në kërkim shtetasin E. H, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, shtetasin O. H.. Punohet për kapjen e shtetasit E. H., si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
-shpallën në kërkim shtetasin K. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin F. N.. Punohet për kapjen e shtetasit K. T.
Më datë 12.01.2026:
-kallëzoi shtetasja Z. L., se në rrjete sociale, ishte hapur një llogari në të cilën publikoheshin pa autorizim, fotografi të saj. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve të rastit;
-kallëzoi shtetasi J. I., se ishte larguar nga banesa, djali i tij i mitur. Punohet për gjetjen e të miturit;
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi A. M., 22 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, në këmbë, gjatë punës në një subjekt privat. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
