Raporti i ngjarjeve, 1,2,3 nëntor 2025

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike.

-Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.

-Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A. M., 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”;
-E. K., 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;
-E. K., 23 vjeç, A. P., 25 vjeç, S. C., 28 vjeç, K. R., 24 vjeç dhe A. H., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi A. M. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit E. K., ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit A. M. u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.

5 shtetasit e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 48 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. T., 38 vjeç, O. B., 34 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe I. T., 62 vjeç, të gjithë banues në Durrës, pasi në lokalin e paregjistruar në organet tatimore, që administronte ky i fundit, 3 të proceduarit e tjerë u kapën duke vënë baste, me celularë.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, dhe si pasojë motomjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. H., 67 vjeç, K. H., 41 vjeç, N. V., 45 vjeç dhe E. T., 56 vjeç, pasi në banesën e shtetasit M. H., 3 të proceduarit e tjerë u kapën duke kryer punime ndërtimi të kundërligjshme;
-J. E., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-E. M., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj;
-E. B., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi mbante në automjet, pa leje, 1 armë sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi produkti ushqimor në pronësi të një shtetasi. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.

Sot, në fshatin Shënavlash, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Gj. Gj., rreth 57 vjeç, banues në këtë fshat Shenavlash. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.10.2025, për largimin nga banesa të shtetases F. M., 46 vjeçe, banuese në Rrogozhinë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, informojmë se ajo është gjetur dhe është kthyer në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, pasi duke drejtuar automjetin, ka akidentuar lehtë një këmbësor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 57 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një objekt për biznes të paregjistruar në organet kompetente, që ai administronte.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. S., 22 vjeç, K. L., 25 vjeç, Xh. F., 25 vjeç, dhe Xh. D., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një 41-vjeçar, për motive të dobëta;
-G. L., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 31-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh., 40 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa shpendë dhe vegla pune në banesën e një 74-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. D., 53 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Pulahë, shtetasi K. Ç., rreth 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi K. Ç., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Berat

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

✅ Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë automjetin jashtë kushteve dhe kufizimeve të përcaktuara në lejen e qarkullimit, nga përdorim vetjak në transport pasagjerësh, si dhe atyre që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.

✅ Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 3 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅ Më tej, gjatë kësaj periudhe:
✔️ janë ndëshkuar administrativisht 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
✔️ janë ndëshkuar 160 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ janë ndëshkuar 99 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ janë ndëshkuar 83 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ janë ndëshkuar 63 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ janë ndëshkuar 310 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ janë ndëshkuar 174 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor .

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, më datë 30.05.2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar K. M., 30 vjeç, i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. Ll., 63 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Dje, dyshohet se si pasojë e problemeve shëndetësore (hipertension), është rrëzuar në banesën e tij, në fshatin Zhej, Kurbin, shtetasi F. M., 75 vjeç, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur këtë shtetas. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. K., banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur dhe goditur me mjet prerës shtetasin J. K..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. S. dhe D. L., të dy banues në fshatin Çarçovë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Vijojnë kontrolle për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Lëvizte me automjet, për të shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa, arrestohet 29-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e lëndës që u gjet në automjet, automjeti tip “Nissan” dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Në vijim të punës informative dhe operacionale, të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Kallmet – Ungrej”, automjetit tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. T..

Nga kontrolli, u gjet në automjet, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila posedohej me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Location”.

Në vitin 2020, bashkëpunoi për transportimin e kundërligjshëm të 19 emigrantëve që synonin të shkonin në shtetet e BE-së, kapet 26-vjeçari.

Ky shtetas është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i adminstrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Location”.

Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, u kap në rrugën “Atë Thanasi”, shtetasi K. M., 26 vjeç.

Gjykata e Apelit e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportoi drejt Tiranës, 19 emigrantë që synonin të lëviznin ilegalisht, në shtetet e BE-së.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. D., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Hajro Çakëri”, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës në kokë shtetasin K. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 01.11.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, shtetasi G. M., 51 vjeç, në banesën e tij, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, është vetëdëmtuar me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin B. M., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 01.11.2025, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, në banesën e tij në Ksamil, shtetasi J. K., 46 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Kontrolle të përditshme, me prioritete ‼️rritjen e sigurisë rrugore dhe ‼️parandalimin e aksidenteve me mjete elektrike.

Në zbatim të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me fokus parandalimin e qarkullimit të mjeteve që nuk plotësojnë kushtet ligjore për qarkullim, dhe që përbëjnë rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Nga nisja e planit të masave deri më datë 2 nëntor 2025, janë konstatuar në paligjshmëri dhe janë bllokuar gjithsej 1462 mjete elektrike, konkretisht:
1336 monopatina elektrike;
126 motomjete elektrike.

Më tej, 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt (8 prej tyre në gjendje të dehur dhe tjetri pa leje drejtimi).

Kontrollet janë kryer në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit të automjeteve apo mjeteve motorike, elektrike dhe biçikletave që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. B, 34 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 eferuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. K., 28 vjeç, pasi dyshohet se në banesë, është konfliktuar verbalisht me babain e tij;
-G. R., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. M., 33 vjeç, pasi në anë të celularit ka kanosur shtetasen A. K;
-J. B dhe E. B, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-A. Sh., 25 vjeçe, N. Sh., 20 vjeçe dhe S. B., 25 vjeçe, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me shpulla një 21-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin A. K., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. S, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-Xh. A, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka kanosur shtetasen L. A;
-R. M, A. M dhe A. M, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. Ç, 24 vjeç, sepse nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë të bëjë testin e dytë të alkoolit, pasi nga testi i parë rezultoi se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Për këtë arsyje iu mor një kampion gjaku;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar biçikletën me të cilën një shtetas i mitur, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

-me datë 03.11.2025, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, shtetasi E. Xh, 43 vjeç, ka dëmtuar duart dyshohet me një mjet prerës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë
Gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat, u arrestuan 7 drejtues mjetesh dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur që drejtonin mjetet në gjëndje të dehur/pa leje drejtimi.
Në harkun kohor janar–nëntor, në qarkun e Vlorës, 493 shtetas janë arrestuar/proceduar penalisht, nga të cilët 376 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (në gjëndje të dehur/pa leje drejtimi) dhe 117 shtetas për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kontrollet vijojnë 24/7 dhe janë përqendruar kryesisht në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur të automjeteve dhe këmbësorëve, duke përfshirë testet e alkoolit, verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, kontrollin për përdorimin e celularit gjatë drejtimit, vendosjen e kaskës mbrojtëse dhe të rripit të sigurimit.
Vetëm gjatë fundjavës, u evidentuan 9 drejtues mjetesh, 2 prej të cilëve të mitur, që drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan:
•K. K., 44 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•A. S., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
•Xh. J., 25 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
•A. Sh., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
•A. S., 37 vjeç, pasi drejtonte një ciklomotor elektrik në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
•L. E., shtetas finlandez, 30 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
      • O. A., shtetas turk, 43 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 2 të mitur (16 dhe 17 vjeç), të cilët u kapën duke drejtuar automjete tip “Audi” dhe “Fiat”, pa leje drejtimi.
Vetëm gjatë javës së fundit, janë vendosur mbi 3000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndër to:
•940 për tejkalim të shpejtësisë;
•140 për parakalime të rrezikshme;
•80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalimet e rrezikshme dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit me drejtues shtetasin M. H., 33 vjeç, fillimisht me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., humbi jetën 33-vjeçari, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasi E. Ll., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 31 vjeç, A. H., 31 vjeç dhe R. L., 35 vjeç, të tre banues në fshatin Goriçaj, pasi u kapën duke kryer gjueti të paligjshme, në vendin e quajtur “Rezervuari i Thanës”, Lushnjë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë gjahu dhe 115 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D.M., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Ford”, pa u pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.Ç., 70 vjeç, banues në Klos, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip “Land-Rover”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. T., 36 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore, të cilat po i transportonte me një automjet bujqësor (tip zetor), në pronësi të shtetasit Sh. K.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Sh. K. drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, ku ndaj tij nisi procedimi për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në fshatin Vorfë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi K. Sh., 27 vjeç, banues në Theth, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është lënduar lehtë pasagjeri në automjet, shtetasi P. K., 49 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 43 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar në organet tatimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ushtronte aktivitetin në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, në lagjen “Manush Alimani”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një thikë (biçak), që e mbante pa leje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, ka kallëzuar se shtetasi I. M., 64 vjeç, banues në Shkodër, ka prishur nga pakujdesia një pjesë të tavanit të banesës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi R. G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi G. M. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Interpol Tirana

Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.

Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.

Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 72”.

Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës.

Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy të mitur 15 e 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën 15 vjeçarit pasagjer në motomjet një sasi lënde të dyshuar narkotike (kanabis), së bashku me një grirëse si ato që përdoren për grirjen e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa 16 vjeçari po drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. H., 34 vjeç, banues në Golem, dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi nuk iu bind udhërit të punonjësve të policisë për ta ndaluar automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit.

Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe për shtetasin B. K., pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis.

-Po këta specialistë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datën 31.10.2025, rreth orës 18:00, në lagjen “Mustafa Matohiti”, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, dyshohet e vetëvarur, shtetasia H. Ll., 70 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, shtetasi P. Dh., 55 vjeç, banues në fshatin Pëllumbar, ka konstatuar të dëmtuar automjetin e tij, të parkuar përpara banesës. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. G., 63 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. M., 35 vjeç, pasi në PKK Tre Urat, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 267 fishek gjuetie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Malësi e Madhe/Zbulohen tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët”.

Zbulohen 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe shpallet në kërkim një 33-vjeçar.

Ndalohen gjithashtu 4 punonjës të OSHEE-së dhe procedohen penalisht edhe 2 punonjës të tjerë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sekuestrohen 1110 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 1 kg e 800 gramë e kësaj lënde në formë boçe, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

Në vijim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Shkodër dhe me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Në këtë kuadër u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Neonët”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit S. P., 48 vjeç, L. P., 69 vjeç (kushërinj), si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit G. H., 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj; L. V., 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj; Xh. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë; dhe A. S., 57 vjeç, banues në Koplik, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. H., 57 vjeç, banues në Bajzë, dhe A. H., 41 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në 3 ambiente (2 banesa dhe një stallë) në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit K. P.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Juridiksion të Përgjithshëm, Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 50 vjeç, banues në Kurbin, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Gj., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

E. T., 30 vjeç, banues në Rrëshen, pasi ka përndjekur një 27 vjeçare;

A. P., 54 vjeç, banues në Kurbin, pasi në mbikalimin e qytetit të Rrëshenit u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar një mjet tip kamion, me të cilin transportonte lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim R. T., 28 vjeç, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 2 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 29.10.2025, për largimin nga banesa të shtetases M. M., 46 vjeçe, banuese në Cërrik, informojmë se kjo shtetase u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 49 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:

A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 37-vjeçar;

A. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi pas konflikteve që ka pasur me bashkëshorten e tij, kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet duke dëmtuar të dyja duart me një mjet prerës (brisk).

Në vijim të njoftimit të dhënë më datën 10.10.2025, ku ishte shpallur në kërkim shtetasi O. M., 49 vjeç, i cili kishte vjedhur në banesën e një 72-vjeçari, në fshatin Libonik, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 49-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Kamëz
Mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit dhe dilte në rrugë i veshur si punonjës policie, vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohen uniforma policie, stema/grada policie, 1 armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;
•1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës;
•uniformë e Policisë së Shtetit;
•16 stema dhe grada të ndryshme;
•3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B,  20 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të metejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga dhe një tjetër shtetas, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një pajisje për bllokimin e valëve, 2 automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” shpërndaheshin lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Bashkëpunimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-D. Ç(S)., 30 vjeç, dhe A. Ç, 38 vjeç, vëllezër, të cilët kishin marrë me qira lavazhin dhe M. Z., 30 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 vëllëzerit dhe nuk e kallëzoi atë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit që 2 vëllëzërit kishin marrë me qira dhe në 2 automjetet e tyre, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabisi, një sasi kokaine, një armë sportive, një paisje për bllokimin e valëve, 3 aparate celular, 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. B., 29 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•L. D., 46 vjeç, dhe Xh. K., 25 vjeç, me detyra respektive administrator dhe inxhinier teknike në një firmë ndërtimi, pasi gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi R. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
•E. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin shtetases Sh. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. F., Gj. S. dhe N. A., pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. T., pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasen S. B.;
•shpallën në kërkim shtetasin A. N., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një lokal. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•arrestuan shtetasin V. P., 37 vjeç, pasi, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. I., D. S., A. A., si dhe për një shtetas të mitur, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
•arrestuan shtetasin M. L., 45 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 45-vjeçari ka goditur me një mjet prerës shtetasin E. M., i cili e ka goditur me grusht. Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 35 vjeç, pasi u konstatua jashtë banesës, në shkelje të masës së sigurisë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•Y. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin;
•M. S., 36 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K., 48 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 48-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 01.11.2025, në rrugën “Balzak”, Kamëz, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases L. C., 77 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Xarë, Sarandë

Goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt kufirit me Greqinë.

Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt.

Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 44 vjeçe, banuese në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një shtetase 41 vjeçe;
-shpallën në kërkim shtetasin L. O., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, derën e marketit në pronësi të një shtetasi 64 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasit L. O.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë

Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.

32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.

Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë.

Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.

Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Vlorë/Informacion paraprak në vijim

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia e Shtetit

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.

Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit I. V., 40 vjeç, dhe B. X., 52 vjeç, banues në Gos, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për një të mitur 13-vjeçar, pasi:
shtetasi I. V., në bashkëpunim me të miturin në orët e para të mëngjesit, kanë vjedhur sende të ndryshme në dyqanin në pronësi të shtetasit B. X., i cili, pasi ka identifikuar autorët në kamerat e sigurisë, ka mbajtur të miturin në dyqan, pa dëshirën e tij.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
E. M., 18 vjeç, dhe E. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.
Gjatë kontrollit të shtetasit E. N., në celularin e tij u konstatua gjithashtu një faqe aktive për baste sportive.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
O. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Dëmtim prone”;
F. L., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka mashtruar dhe ka kanosur shtetasin I. A., 59 vjeç, të cilit nuk i ka shlyer një shumë parash për punimet që ky i fundit ka kryer në banesën e tij.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Durrës

Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Sekuestrohen 4 celularët e tyre.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;
-arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.

Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasen E. F., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 10 muaj e 21 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. K., 27 vjeçe, pasi dyshohet se në rrjetet sociale ka shpërndarë disa foto me përmbajtje fyese të një 26-vjeçareje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në banesën e një 33-vjeçareje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Y. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. A., 46 vjeçe, banuese në fshatin Dunicë, pasi ka dhënë deklarim të rremë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

DVKM Gjirokastër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku në Pkk Kakavije efektivët e Policisë kanë kontrolluar një autobus dhe kanë zbritur pasagjerët dhe bagazhet e tyre, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore në Pikën Doganore Kakavije , në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, autobusin e linjës Athinë-Tiranë.

Gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontrabandë, dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, (shoferët e autobusit), për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

P. L., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi ndaj tij kanë bërë kallëzim prindërit e tij, për shkak se, për motive pronësie, i ka kanosur ata me fjalë;

P. L., 37 vjeç, dhe M. L., 63 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•J. A., 32 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë;
•A. B., L. M., A. C. dhe E. M., pasi dyshohet se kanë kanosur shtetasin E. K. dhe kanë prishur qetësinë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet dhe po punojnë për shoqërimin e një të mituri, 16 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
•ndaluan shtetasen Xh. N., 27 vjeçe, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në Pikën Kufitare Morinë, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr duke djegur disa degë ullinjsh dhe shkurre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L. T., 33 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për gjashtë shtetas të mitur, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Devoll

Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:

A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;

M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Posta e Rreme”.

Goditet një grup i huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Vihen në pranga dy shtetas kinezë.

Sekuestrohen 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas njoftimeve të marra nga qytetarë për dërgimin e SMS-ve mashtruese që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare, me qëllim përfitimin e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Posta e Rreme”, me objektiv identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe teknike, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit e huaj C. F., 51 vjeç, dhe H. Y., 45 vjeç.

Hetimet kanë treguar se këta shtetas kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 27 tetor 2025 dhe kishin krijuar një faqe interneti identike me atë të Postës Shqiptare, për të mashtruar qytetarët dhe për të mbledhur të dhëna personale e bankare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e mundshëm të autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhëna kompjuterike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Policia e Shtetit rikujton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale apo bankare dhe apelon:

Mos klikoni në lidhje (linke) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;
Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;
Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;
Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

⚠️ Thirrje për qytetarët:
Nëse ndonjë qytetar i është përgjigjur mesazheve mashtruese dhe ka vendosur të dhënat e tij personale apo bankare në faqet e falsifikuara, i bëjmë thirrje të paraqitet sa më shpejt në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, ose të kontaktojë menjëherë për të raportuar rastin dhe për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi sigurinë kibernetike.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. Gj., 36 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit”.

Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Zh., 33 vjeç, banues në lagjen Uznovë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një shtetase 41-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 44 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, familjarët kanë gjetur të varur në ullishten e tij shtetasin Z. D., 62 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shtetasi Z. D., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. M., 35 vjeç, pasi në PKK Tre Urat, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. G., 63 vjeç, banues në Dropull, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan shtetasin K. Ç., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza lëndë narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. L., 67 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e ka kanosur me sopatë, në banesë.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi:
•më datë 31.10.2025, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi V. R., 56 vjeç, i cili kurohej në Spitalin Psikiatrik Vlorë;
•më datë 31.10.2025, është shtruar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve shtetasja A. P., 49 vjeçe, pasi dyshohet se në kushte depresioni ka konsumuar një sasi të madhe medikamentesh gjumi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekuatuan masën e sigurisë “Arest me burg”, për shtetasen E. F., 31 vjeçe, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 10 muaj e 21 ditë burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. K., 27 vjeçe, pasi dyshohet se në rrjeteve sociale ka shpërndarë disa foto me përmbajtje fyese të një 26-vjeçare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasin F. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 aparar celular, në banesën e një 33-vjeçareje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Y. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen L. A., 46 vjeçe, banuese në fshatin Dunicë, pasi ka dhënë deklarim të remë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroris, së Korçës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.

Gjithashtu, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 16-vjeçari, pasi u kap duke drejtuar motomjet pa leje drejtimi.

Specialistet per Hetimin e Krimeve te Komisariatit tw Policise Diber referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal per shtetasin G.R., 39 vjec, banues ne Peshkopi, pasi teksa prodhonte asafalt në fabriken e tij, makinerite kane çliruar sasi te medha tymi duke ndotur ajrin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin N. T., 33 vjeç, me detyrë Specialist Strehimi pranë Bashkisë Shkodër, për shkak të detyrës;
-Q. D., 61 vjeç, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi pa leje;
-A. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. L., 30 vjeçe, se ky shtetas e ka ofenduar dhe nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, pasi është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin N. L., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. P., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, dhe M. M., 67 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shitnin lëndë narkotike në doza, kapen në flagrancë 3 shtetas.

Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohet në gjendje të lirë tjetri (i mitur).

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në fshatin Balldre, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin shtetas që shitnin lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Volkswagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, shtetasit L. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
-nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Policia e Tiranës kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme ekonomike dhe shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Përgjatë 24-orëve të fundit, Strukturat të DVP Tiranë organizuan disa kontrolle të përbashkëta, në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e informalitetit.

Në përfundim të kontrolleve proceduan penalisht 68 shtetas dhe u arrestuan në flagrancë 10 shtetas, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme ekonomike në subjektet e tyre të llojit “parking privat”, në Tiranë. Nga verifikimet rezultoi se subjektet në fjalë:
❌ushtronin aktivitetin pa u regjistruar në organet kompetente;
❌nuk ishhin të pajisur me kasë fiskale;
❌kishte të punësuar shtetas të pasiguruar, duke shmangur detyrimet ligjore ndaj shtetit.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në disa akse kryesore të kryeqytetit, u proceduan 37 shtetas të tjerë, pasi kishin parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe rënduar trafikun.

Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e rendit dh sigurisë dhe zbatimin e ligjit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për zbatimin me rigorozitet të detyrimeve ligjore nga subjektet private që ushtrojnë veprimtari ekonomike, si dhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e mjeteve.

Policia e Shtetit

Operacioni policor mbarëkombëtar “Hapësirat publike”

133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

45 drejtues automjetesh të proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

Prej 24 orësh, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë operacionin policor të koduar “Hapësirat publike”.

Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.

Ky aksion ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shtetasve që i kanë zaptuar, duke i shfrytëzuar si vendparkime apo lavazhe, me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme.

Njëkohësisht, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit po vijojnë me intensitet kontrollet dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:

133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.

Konkretisht:
78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.

Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të mos cenojnë të drejtën e qytetarëve për të shfrytëzuar bashkërisht hapësirat publike, si dhe të respektojnë me rigorozitet normat e ligjit tatimor dhe të Kodit Rrugor.
Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi do të ndëshkohet.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke kontribuuar në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

Fier/Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar “Imazheria”.

I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.

Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”.

Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe arrestohen 4 shtetas të cilët e ndihmuan shtetasin në kërkim që t’i fshihej Policisë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.

Gjatë operacionit, u kapën edhe shtetasit që shoqëronin 32-vjeçarin, E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi 1 automjet në Yrshek, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi:

-D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.