Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me dy krëhra e municion luftarak, arrestohet poseduesi.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas, pasagjer në një automjet, që qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në Laprakë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krëhra dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 26-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve policore kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.
Në pranga vihet dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 26-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 26-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit A. K., 59 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K., mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 26-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.
Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 26-vjeçari, shtetasin K. D., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kamëz
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 operacioni policor i koduar “Doses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Arrestohen 3 shtetas, 2 prej tyre autorë të dyshuar për shitje lëndësh narkotike ndërsa tjetri ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Kamzës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. H., 18 vjeç, L. K., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Bathore tre shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Mallakastër/Dhanë deklaratë të rreme në Polici, për të fshehur ngjarjen, vihen në pranga 2 vëllezërit.
Në pranga dhe shtetasi që për motive të dobta plagosi me mjet prerës dy vëllezërit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër menjëherë pas njoftimit të marrë se në spitalin e Ballshit janë paraqitur 2 shtetas për mjekim, të plagosur me mjet prerës (thikë), kanë shkuar dhe kanë marrë kontakt me shtetasit e plagosur.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mallakastër shtetasit E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Ballsh, për të dhënë deklaratën mbi ngjarjen e ndodhur. Dy vëllezërit kanë deklaruar se janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke fshehur ngjarjen.
Nisur nga deklarimet kontradiktore të dy vëllezërve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Prokurorinë kanë thelluar hetimet dhe si rezultat bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 76 vjeç, banues në Ballsh, (fqinji i tyre).
Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve E. P., 28 vjeç, dhe J. P., 26 vjeç, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqsore”, dhe shtetasit A. B., 76 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Operacionalja 19”, çon në pranga një 45-vjeçare e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga me qëllim ekstradimi shtetases E.Sh, alias E.Sh, 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.
Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.
DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ”Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër/Finalizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Minoreni”.
Mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani (i dyshuar i trafikuar), për ta shfrytëzuar për punë, Policia vë në pranga një 18-vjeçar dhe shpall në kërkim vëllanë e tij. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve.
Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga Interpol Tirana, për një minoren nga Afganistani, që mbahej me forcë, në një servis në fshatin Berdicë e Mesme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Minoreni”.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja e minorenit, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu:
-u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;
-u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç (vëllai i 18-vjeçarit të arrestuar) banues në fshatin Bërdicë, për veprën penale “Trafikim i të miturve”;
-u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. P., 31 vjeç dhe A. P., 57 vjeç (vëllai tjetër dhe babai i 18-vjeçarit të arrestuar), të dy banues në fshatin Berdicë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Levan-Qarr”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 28 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi ka goditur me grusht dhe me sende të forta një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 195 shtetas, konkretisht: 54 shtetas janë vënë në pranga, 131 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste, njëri prej tyre, në fushën e kultivimit, janë me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera në këtë fushë, 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 35 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 40 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 12 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit kibernetik janë evidentuar 2 raste, njëri prej të tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastin tjetër, 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 26 raste, 10 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste-4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 20 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 27 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-7 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga;
-3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”, me 6 shtetas në total, të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetase të shpallur në kërkim.
1 shtetas i kërkuar për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë, është kapur dhe ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 28 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 12 shtetas janë vënë në pranga dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.