Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 321 shtetas, konkretisht: 82 shtetas janë vënë në pranga, 210 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 29 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 27 raste, 5 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 11 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 35 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 34 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 13 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 18 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 20 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 54 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 51 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste. 14 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të shpërdorimit të detyrës. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të përndjekjes. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po punohet për të përcaktuar autorësitë;
-nga 2 raste të vetëgjyqësisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të moskallëzimit të krimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të prishjes së qetësisë publike. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i keqtrajtimit të të miturit dhe dhënies ndihmë për kalim të kundërligjshëm të kufirit, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i marrjes pa të drejtë të fëmijës dhe largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, për të cilin po punohet për të përcaktuar autorësinë;
-nga 1 rast i falsifikimit, përvetësimi i sendeve të vjedhura, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, neglizhencës në trajtimin mjekësor, shpifjes, përvetësimit pa të drejtë të titullit, mbajtjes pa drejtë të uniformës, ndërhyrjes së padrejtë në jetën private dhe kallëzimit të rremë, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është arrestuar dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
1 shtetas është vënë në pranga për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
1 shtetas është ndaluar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
1 shtetas është ndaluar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
1 shtetas është ndaluar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Për 1 shtetas ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për 1 rast të mëparshëm të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 23 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 49 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 18 shtetas janë vënë në pranga dhe 31 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Babunjë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen T. Rr., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital;
-S. Gj., 27 vjeç, banues në Patos dhe D. D., 29 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 28 vjeç, banues në Kolonjë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për përplasjen e 2 mjeteve lundruese, në plazhin e Golemit, bëjmë me dije se në vijim veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 21 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. H., 42 vjeç dhe E. T., 25 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyra respektive pronar, administrator dhe punonjës i një subjekti për dhënien e mjeteve lundruese, me qira, në Golem, pasi dje pasdite, iu kanë dhënë me qira, 2 mjete lundruese, shtetasve P. B., 30 vjeç dhe S. D., 23 vjeç, të cilët nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Shtetasi P. B. që u dëmtua nga përplasja e këtyre mjeteve lundruese, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan shtetasin A. R., 63 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan shtetasin N. M., 31 vjeç, banues në Shënavlash, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. V., 43 vjeç, banues në Shënavlash, dhe eshtë larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e përplasjes janë demtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja D. V., 40 vjeçe, që udhëtonte me të.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Q., 44 vjeç, N. M., 58 vjeç, S. B., 60 vjeç, I. N., 47 dhe A. K., 32 vjeç, banues në Durrës, në Tiranë dhe në Kavajë, me detyrë mjekë në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi E. D., 48 vjeç, banues në Durrës, se në këtë spital ka humbur jetën nëna e tij, shtetasja Q. D., 69 vjeçe, dhe pretendon se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor.
Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi u konstatua në rrugën “Kune-Shëngjin”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. K., 34 vjeç, banues në Fushë-Milot, Kurbin, pasi në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin çek M. B., 48 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe bashkëshortja e tij, që udhëtonte me të;
-A. L., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-M. N., 69 vjeç, banues në Shënkoll, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një mur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. T., 28 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, pasi ka goditur me grusht shtetasin M. T., 82 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. T., 68 vjeç, banues në Laç, i cili dyshohet se në fshatin Lurth, Mirditë, afër banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke në pronësi të tij dhe një pjesë pyllli.
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Kombit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka rënë në kanal. Shtetasi E. H. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 13.07.2025, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi H. V., 72 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, në kushte depresioni, në banesë. Ai është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit I. A., 54 vjeç, K. P., 26 vjeç dhe A. Sh., 40 vjeç, pasi shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 iu gjetën me vete, sasi të vogla Kokaine që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasin G. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën, një shtetaseje. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. M., 47 vjeç, pasi u kap në tentativë për të vjedhur automjete në rrugën “Ylbere Bylykbashi”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan M. Gj., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin italian Th. I., 32 vjeç, pasi dyshohet se më datë 11.07.2025, ka vjedhur një automjet.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 56 vjeç, pasi u kap duke hedhur me automjet, inerte, në kundërshtim me ligjin.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin F. S., 36 vjeç, pasi në Paskuqan, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur te dera e një banese. Gjithashtu, 36-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të kryer testin e alkoolit, kështu që i është marrë mostër gjaku.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik:
-arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi ka goditur me send plastik, një 18-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. B., 60 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, pasi ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe tokë me bimë të egra;
-M. M., 44 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Th. M., 60 vjeç, dhe E. M., 24 vjeç, banues në Ponçarë, pasi dyshohet se kanë kanosur 2 shtetas. Gjatë shoqërimit në komisariat, 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonje referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetaset L. C., 46 vjeçe, dhe L. Sh., 61 vjeçe, banuese në Starje, pasi dyshohet se janë konfliktuar më njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Hudënisht, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Korçë/Më datë 12.07.2025, ka kallëzuar shtetasi Sh. D., 53 vjeç, se i kanë vjedhur disa pajisje elektronike dhe disa bizhuteri, në banesë, gjatë kohës që aty nuk ka patur njeri. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. M., 67 vjeç, banues në Vidohovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, pasi u kap duke kaluar në mënyrë të paligjshme, 2 kafshë, në territorin e Greqisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. H., 29 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., 20 vjeç, të dy banues në Kosovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën atyre, nga një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin L. B., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 57 vjeç, pasi dje, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar dhe për pasojë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., i cili u dëmtua lehtë;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në aksin rrugor “Fierzë-Fushë Arrëz”, shtetasi kroat D. J., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi D. J.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi A. K., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga sëmundje kardiake.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. A., 45 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj 2 të afërmeve të saj.
Më datë 12.07.2025, kallëzoi shtetasja M. Sh., 37 vjeç, banuese në Kuçovë, se më datë 08.07.2025, ishte larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi E. Sh., 45 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin F. Q., 31 vjeç, banues në Krumë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin dhe derën e banesës së fqinjit të tij, shtetasit A. L., për motive të dobëta, si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Morinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, të zhvilluar më datë 25.05.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim M. B., 25 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të kryera në bashkëpunim.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasve: G. N. dhe K. N., të dy 19 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, pasi më datë 11.07.2025, në lagjen Ishull Lezhë, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin F. C., 18 vjeç, banues në të njëjtën zonë.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. B., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. N., 31 vjeç, banues në Shëngjin, se është prezantuar si punonjës i një institucioni shtetëror. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. B. ishte i pajisur me dokument si detektiv privat, por nuk dispononte lejen përkatëse për drejtimin e mjetit motorik.
-F. M., 70 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi u kap në flagrancë duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.
-L. M., 32 vjeç, banues në fshatin Balldre, u konstatua në të njëjtin fshat, duke kryer punime ndërtimi pa leje.
-P. K., 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, pasi në oborrin e banesës së tij u konstatua duke djegur bimësi të thatë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 39 vjeç, banues në fshatin Malecaj, Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi më datë 12.07.2025, rreth orës 14:45, në rrugën “Faik Konica”, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Touran”, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2025, rreth orës 12:35, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin L. K. është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin çek M. B., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë për kontroll mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër:
-ndaluan shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Francë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas francezë, më datë 03.07.2025, kanë vjedhur produkte në një market. Në përfundim të veprimeve procedurale, për të nisi procedimi në gjendje të lirë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Q., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 66-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 39-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 68 vjeç, banues në fshatin Zhepovë, pasi më datën 11.07.2025, në vendin e quajtur “Gurrëz Kosolovë” ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi.
Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë. Vijon puna për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. D., 47 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi në fshatin Ngurrëz e Madhe, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. G., 38 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-P. P., 45 vjeç, banues në Fier, L. D., 25 vjeç, banues në Lushnjë dhe R. Xh., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. F.., 23 vjeç, banues në Ndërmënas, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Kokaine që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. H., banues në Fier, pasi është kapur jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
-E. M., 67 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
-Dh. D., 52 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka prishur disa herë rrethimin e pronës së një shtetasi 60 vjeç;
-A. H., 34 vjeç dhe S. H., 20 vjeç, banues në Kreshpan, pasi në fshatin Shtyllas, kanë tentuar të vjedhin disa dëngje jonxhe në pronën e një shtetasi 36 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 26 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Në datë 12.07.2025, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Xh. Sh., se që prej 20 ditësh është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 72-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike, një mjet prerës (biçak) dhe një maske ngjyrë e zeze, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit A. T., 50 vjeç, dhe F. A., 25 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur dhe kanë goditur fizikisht shtetasin Z. Rr., 60 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. L., F. C., dhe Sh. A., banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ushtronin aktivitetin tregëtar të paregjistruar në organet tatimore;
Më datë 11.07.2025, në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës ka bërë kallëzim shtetasi G. N., 59 vjeç, banues në fshatin Mnel, se është kanosur nëpërmjet celularit nga një person i panjohur i cili ka komunikuar me numër privat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në fshatin Shelqet, shtetasi M. M., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. N., 66 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 12.07.2025, në rrugën e Bypass-it, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore shumën prej 1000 lekësh, me qëllim shmangien e masës administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.07.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. B., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, se në vendin e quajtur Livadh, Himarë, pas një debati për motive pronësie, ky shtetas e ka shtyrë dhe e ka nxjerrë jashtë kësaj prone. Rasti është publikuar edhe në rrjete sociale, përmes videove të bëra nga qytetarët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. B., 63 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Ç., 65 vjeçe, banuese në Fushë Vërri, Delvinë, se është dhunuar për motive pronësie prej tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. R., 39 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, si dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 11.07.2025 janë konfliktuar për motive të dobëta, në lagjen nr. 3, Sarandë, me shtetasit S. B.,18 vjeç B. P., 19 vjeç dhe A. J., 18 vjeç, banues në Patos dhe Tepelenë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 13.07.2025, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit A. M., 21 vjeç, dhe S. N., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-A. R., 38 vjeç, banues në Himarë, pasi më datë 12.07.2025, në aksin rrugor Himarë–Livadh, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me një mjet tip “Opel”, dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-M. Z., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 12.07.2025, në rrugën e fshatit Sherishtë, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri A. K., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Xh., 32 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka kërcënuar, nëpërmjet telefonit një 36-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 32 vjeç banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e tyre farmaci që këta shtetas administronin, u gjetën dhe u sekuestruan, një sasi medikamentesh të dyshuara të futura kontrabandë nga Greqia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. P. 30 vjeç, banues në Mesmal, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. B., 46 vjeç, banues në Laktesh, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektronike, në një kantier ndërtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka dëmtuar një sipërfaqe të mbjellë me vreshtari një 63-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.S., 59 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Ushtrim aktiviteti të palicencuar në organet tatimore”, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij tregtar “Parking”, rezultoi se ushtronte aktivitetin të paregjistruar në organet tatimore.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. E., 51 vjeç, banues në fshatin Baks, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasi G. L., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur në gomën e pasme biçikletën, që drejtohej nga shtetasja L. N., 49 vjeçe, e cila si pasojë mori disa dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Z., 25 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:
-E. V., 36 vjeç, banues në Bathore, pasi ka bërë kallëzim shtetasja E. Gj., 22 vjeçe, banuese në Laprakë, se ky shtetas i ka vjedhur një celular në lokalin e saj në Pulaj- Plazh. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-P. Sh., 58 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
-referuan gjithashtu materialet në Prokurori, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi B. M., 45 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka deklaruar se në banakun e magazinës së tij i është vjedhur një shumë parash. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në Lezhë, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. T., 60 vjeçe, banuese në Skuraj, Kurbin, pasi dyshohet se nga ndezja e mbeturinave pranë banesës së saj është përhapur zjarr, që ka përfshirë pjesërisht një sipërfaqe toke në një faqe mali në zonën e quajtur “Skuraj”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
-I. K. 63 vjeç, pasi dyshohet se duke qenë administrator i një subjekti, ka ndërtuar disa bazamente betoni pa dokumentacionin përkatës. Si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. L. 54 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë punonjës IMT, pranë bashkisë Korçë, pasi dyshohet se nuk kanë kryer kontrollet në objektet që janë ndërtuar.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Xh., 32 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka kërcënuar, nëpërmjet telefonit një 36-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 32 vjeç banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e tyre farmaci që këta shtetas administronin, u gjetën dhe u sekuestruan, një sasi medikamentesh të dyshuara të futura kontrabandë nga Greqia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. P. 30 vjeç, banues në Mesmal, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. B., 46 vjeç, banues në Laktesh, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektronike, në një kantier ndërtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka dëmtuar një sipërfaqe të mbjellë me vreshtari një 63-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij).
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në fshatin Tërvol, Gramsh, ku humbi jetën shtetasi H. D., specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh kanë kryer të gjitha veprimet procedurale për rastin. Në përfundim u bë arrestimi i shtetasve S. B., 41 vjeç dhe S. D., 53 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi S. B., gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi në pronën e shtetasit S. D., dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. D., 55 vjeç, pasi në aksin rrugor “Kryqëzimi i Cërrikut- Ura e Shkumbinit”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale, në lokalin e shtetasit M. P..
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– D. X., 22 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-R. Sh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, nga kontrolli në banesë iu gjetën 51 830 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 33-vjeçare. Po punohet për kapjen e shtetasit K. Sh..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për vlerësim sepse;
Në fshatin Gjyralë, dyshohet se për shkak të mbetjeve urbane të grumbulluara në këtë zonë, ka rënë zjarri dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të shtetasve A. Ll. dhe F. B.;
Në fshatin, Fierzë, Belsh, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike të shkaktuar nga kontakti i pemëve me telat e energjisë elektrike, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasit E. I.;
Në aksin rrugor “Lokalitet-Belsh”, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin E. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në automjet dhe nga përhapja e flakëve janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit M. Ç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. Ç., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.07.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Palasë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për:
-shtetasin F. M., 62 vjeç, banues në Levan, pasi më datë 10.07.2025, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, lagjja “Pavarësia 3”, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin N. D., 29 vjeç, banues në Sarandë.
-shtetasin M. R., 33 vjeç, banues në qytetin Lipjan, Kosovë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë, duke pretenduar se i është vjedhur një automjet tip “Golf”, të cilin e kishte marrë me qira në Kosovë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
-dy shtetas të mitur, të moshës 15 vjeç, pasi më datë 10.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta dy shtetas të tjerë.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, shtetasja ukrainase O. S., 41 vjeçe, ndërsa vajza e saj U. S, 18 vjeçe, ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-M. M., 44 vjeç, banues në fshatin Gjilekë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim vëllai i tij, D. M., 35 vjeç, se e ka dhunuar fizikisht.
-E. B., 49 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi më datë 10.07.2025, është kallëzuar nga shtetasi F. F., 30 vjeç, banues në Kamëz, se e ka goditur me një shufër hekuri, duke i shkaktuar dëmtime në dorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për dy shtetas të mitur, 14 dhe 15 vjeç, pasi më datë 10.07.2025, ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasja H. H., 38 vjeçe, banuese në Sarandë, se më datë 09.07.2025, vajza e saj 12 vjeçe është dhunuar dhe filmuar nga këta shtetas, dhe më pas videoja është shpërndarë në rrjete sociale.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori, pas kallëzimit të shtetases M. P., 31 vjeçe, banuese në Beograd, se më datë 10.07.2025, në rrugën e Ksamilit, është goditur me grusht pas koke nga një person i panjohur. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 08.07.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Ll. B., 65 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Sarandë.
Specialistët e Stacionit të Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. K., 44 vjeç, banues në fshatin Dhivër, Finiq, pasi dyshohet se më datë 09.07.2025, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases F. B., 57 vjeçe, banuese në fshatin Dhivër.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet policore, në aksin rrugor Sarandë–Borsh, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin Dh.D., 41 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M.L., 44 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet që ishte pa targa dhe dokumentacion përkatës.
Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit;
-P. B., 69 vjeç, banues në Burrel, pasi në aksin rrugor “Burrel-Ulëz”, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar dy pasagjere, të cilat, pasi morën ndihmën mjekësore, janë larguar në banesat e tyre.
-një 14-vjeçar, pasi në fshatin Kastriot, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti mbeti i dëmtuar 14-vjeçari dhe një pasagjer që udhëtonte me të, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.
-një 15-vjeçar, pasi në Bulqizë u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa dhe pa dokumentacion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. S., 44 vjeç; D. H., 47 vjeç; A. H., 55 vjeç; S. H., 59 vjeç; A. T., 50 vjeç, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për subjektin në administrim të shtetases Xh. L., 32 vjeçe, pasi shtetasja F. J. ka kallëzuar se, pas një trajtimi të kryer në këtë subjekt, ka pësuar dëmtime të lëkurës dhe nuk i është lëshuar kuponi tatimor për shërbimin e marrë. Vijon puna për verifikimin e kallëzimit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. U., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, pa leje.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin A. F., 32 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i shkaktuar ankth dhe frikë;
-referuan materialet për shtetasin A. M., 55 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 22-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen M. Sh., 23 vjeçe, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 25-vjeçare dhe më pas i ka marrë telefonin. Aktualisht, 25-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Sina”, nga plasja i disa fishekzjarreve ka rënë zjarr në ballkonin e banesës së shtetasit D. H. Punohet për shoqërimin e tij;
-referuan materialet për shtetasin K. E., 31 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë;
-referuan materialet për shtetasit F. K., 45 vjeçe, Z. K., 51 vjeç dhe A. K., 19 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin F. M., 32 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Ll., Xh. Ll., Q. R. dhe M. R., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në Paskuqan, për motive të dobëta.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një shkop metalik (shufër) i ngjashëm me atë të Policisë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. F., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Mafqesh, pasi gjatë kontrollit të territorit, në një sipërfaqe pyjore në tokë shtetërore në fshatin Mafqesh, u konstatuan 397 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Gjithashtu:
-më datë 11.07.2025, në rrugën “Iliria”, ka plasur aksidentalisht një bombul gazi në banesën e shtetases K. S., 65 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 65-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-më datë 11.07.2025, shtetasi J. Z., 44 vjeç, ka kallëzuar se persona të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në profilin personal në një rrjet social, ku tashmë publikohen foto dhe zhvillohet veprimtari që nuk kryhen prej tij. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.