Raporti i ngjarjeve, 12 shkurt 2026

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni i koduar “Portali 1”.

Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari.

I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë.

Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.

Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.

Vijon puna në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Vijon operacioni koduar “Eko-Toxic”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xh. G., 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 03.02.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. F., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. R., banues në Durrës, pasi ka kanosur me mjet prerës shtetasin L. T., banues në Durrës, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku dhe nisi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin B. Q., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Xh., 55 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Më datë 11.02.2026, rreth orës 22:30, në Golem, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të shtetases B. M., 29 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, informojmë se kjo shtetase u gjet dhe u kthye në banesën e saj, në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. Y., 54 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 17-vjeçar, pasi shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një shtetase;
-A. Ll., 64 vjeç, dhe V. Ll., 66 vjeç, (vëllezër), banues në Fier, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte 1 shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Berat / Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Sh., 22 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. H., pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një shtetas;
-referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. M., pasi dyshohet se ka postuar në një rrjet social, tekste me përmbajtje fyese dhe denigruese ndaj një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., pasi dyshohet se në subjektin e tij nuk lëshonte kupona tatimorë dhe kishte punësuar në menyrë të paligjshme, disa shtetas;
-A. E., pasi iu gjet një vulë e dyshuar e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. H. dhe A. H., pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte, për motive të dobëta;
-K. Z., pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin A. M., për motive të dobëta;
-S. P, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase, për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan një shtetas të mitur, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve në dy dyqane;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., me detyrë administrator i një subjekti privat, pasi gjatë montimit të një kondicioneri, dyshohet se është rrëzuar punonjësi në subjekt, shtetasi E. Gj., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit italianë M. C., 56 vjeç dhe A. B., 33 vjeçe (mjekë në një klinikë private), pasi dyshohet se kanë mjekuar në mënyrë të pakujdsshme një shtetase të huaj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për Xh. T., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. T., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., pasi dyshohet se ka goditur me grusht një shtetas, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur pasi dyshohet se janë konfliktuar me një shtetase të mitur, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u identifikuar dhe për të paraqitur dokumentacionin e automjetit;
-po punojnë për shoqërimin e shtetasit turk O. T., pasi nuk i ka shlyer një detyrim një shtetaseje, duke e mashtruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. P., pasi dyshohet se ka goditur një shtetase, për motive të dobëta;
-E. F., pasi në banesën që ka patur me qira, është gjetur një gëzhojë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasen D. B., 28 vjeçe, banuese në Dibër, pasi dyshohet se në menyrë të vazhdueshme ka përndjekur gazetaren e një emisioni invenstigativ dhe ka dëmtuar xhamat e ambientit të punës së saj, sepse ajo ka trajtuar në emision, një rast ku përfshihet 28-vjeçarja;
-në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim K. B., 44 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
– arrestuan shtetasin A. D., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Sh., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur 2 automjete dhe 2 këmbësorë. Si pasojë janë dëmtuar 2 këmbësorët, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë 48-orëve:
-shtetasi G. D. kallëzoi se është hapur profil fals në një rrjet social, në të cilin janë postuar tekste me përmbajtje fyese për të. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-shtetasja V. M. kallëzoi se nëpërmjet një profili fals në rrjete sociale, i kanë dërguar një video të montuar që i dëmton imazhin;
-shtetasja Dh. Th. kallëzoi se i është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi F. D. Punohet për gjetjen e tij;
-shtetasja E. K. kallëzoi se janë larguar 8 shtetas të huaj, të mitur, nga qendra pritëse ku ajo punon, në Linzë. Punohet për gjetjen e tyre;
-A. R. kallëzoi se është vjedhur një shumë parash në subjektin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit;
-K. S., kallëzoi se i kanë hapur profil fals në një rrjet social. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve;
-A. Xh. kallëzoi se shtetas të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në një platformë komunikimi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Vorë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni i koduar “Midnight”.

Vodhën shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, dhe tentuan të vidhnin në 2 subjekte të tjera, gjatë ditëve të fundit, identifikohen 2 shtetas.
Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.

Procedohet penalisht babai i të arrestuarit, pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të disa kallëzimeve për vjedhje/tentativë për vjedhje, nga pronarët e disa subjekteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Në kuadër të operacionit u kap dhe vu në pranga shtetasi J. C., 31 vjeç, banues në Vorë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. A., 35 vjeç, banues në Vorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit shkurt, kanë vjedhur shuma parash/produkte të ndryshme, në 3 subjekte, si dhe kanë tentuar të vjedhur në 2 subjekte të tjera, në Vorë. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer këta shtetas.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 59 vjeç, banues në Vorë, babai i shtetasit J. C., pasi iu gjet një shkop gome si ato që përdor Policia, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. D., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Stacionit të Policisë Livadhja referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në fshatin Pandalejmon, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë në fshat.

Në vijim të njoftimit të dhënë dje, për zjarrin që ra në një stallë në fshatin Armen, në pronësi të shtetasit B. H., bëjmë me dije se nga hetimet dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë monitorimin e qarkullimit të mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve, evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt dhe/ose shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 ditëve të fundit, janë arrestuar/proceduar penalisht 7 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-G. K., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Sukth-Maminas”, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. H., 21 vjeç. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale;

-G. B., 43 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në lagjen nr.1, Durrës, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. Xh., 22 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit, nga i cili janë shkaktuar dëme materiale;

-B. J., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, ka përplasur automjetin me drejtuesin shtetasin M. P., 39 vjeç;

-M. Sh., 22 vjeç, banues në Shijak, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

-A. F., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Monitorimi i qarkullimit rrugor do të vijojë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë në misionin e përbashkët, garantimin e sigurisë rrugore.

DVP Fier/Goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin marrë me qira për këtë qëllim.

Sekuestrohet një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, mbi aksidentin në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 49-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe N. S., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. U., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ka përvetësuar truallin e shtetases R. Sh., 72 vjeçe, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. U., 18 vjeç, banues në Shkodër dhe F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi;
-G. M., 55 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. D., 67 vjeçe, dhe H. M., 50 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:

-R. K., 61 vjeç, banues në fshatin Kandërr, pasi, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 42-vjecar.
-A. U., 44 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, pasi ka kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z.Gj., 67 vjeç, banues në Burrel, pasi në ambientet e lokalit të tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Klos / Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, të datës 12.02.2026, në urën e Vashës, shtetasi E. M., 41 vjeç, duke udhëtuar me automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse të urës.

Si pasojë, 41-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjithashtu, 25-vjeçari ka kundërshtuar efektivët, gjatë shoqërimit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 31 vjeç dhe D. V., 30 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin, u gjet 1 armë gjahu artizanale dhe 1 armë pneumetike me ajër, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. K., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se kanosur ish-bashkëshortin e saj;
-shpallën në kërkim shtetasin I. J., 56 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 56-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Bruksel, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit S. H., 32 vjeç, të lindur në Elbasan.

32-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

DVP Elbasan

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug.

Finalizohet pas disa javësh hetime operacioni policor i koduar “Jug & Veri”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëve.

Gjithashtu, vihet në pranga një tjetër bashkëpunëtor, i cili ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes, njëri nga drejtuesit e automjetit (i arrestuar), ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një hetimi disa javor me metoda speciale hetimi, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Jug & Veri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. G., 31 vjeç,
E. Q., 29 vjeç,
F. P., 35 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur ndalimi me iniciativë i shtetasit: M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij shtetasit F. P., me qëllim transportimin e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë.

Nga kontrolli në automjetin me drejtues shtetasin A. G. dhe pasagjer shtetasin E. Q., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me 32 fishekë luftarakë, e cila dyshohet se do të trafikohej.

Ndërsa në automjetin tip “Volkswagen Golf”, me drejtues shtetasin F. P., u gjet dhe u sekuestrua 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim trafikimin drejt Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë.

Shtetasi F. P. dyshohet se ka transportuar lëndën narkotike nga Shkodra drejt Elbasanit, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.