Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 64 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, 10 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar nga 2 raste të krimeve ekonomike, falsifikimit, vetëgjyqësisë dhe moskallëzimit të krimit, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste. 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-7 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të shpërdorimit të detyrës. 1 shtetas është ndaluar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të ndërhyrjes së padrejtë në jetën private. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, trafikimit të mjeteve motorike, përndjekjes dhe korrupsionit aktiv, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është ndaluar për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,“Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 26 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike MDMA dhe ekstazi.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 23 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. B., 70 vjeç, banues në Mirditë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Shtetasi N. B. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. G., 63 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shullaz, pasi dyshohet se ka penguar shtetasen Sh. I., të hyjë në një tokë që ai pretendon se i përket atij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
arrestuan shtetasin M. L., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me fokus garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.
nisen procedimin penal për shtetasin K. H., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja Sh. H., 55 vjeçe, me pretendimin se ky shtetas, për motive të dobëta, e ka kanosur me një mjet prerës.
shpallën në kërkim shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, duke shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes që kjo shtetase ka ndaj tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori:
dhe nisen procedimin penal për shtetasin P. A., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur nga depoja e një shtetasi në fshatin Mesopotam, Finiq, dhjetëra litra alkool (raki).
pas kallëzimit të bërë nga një 50 vjeçar, se në Ksamil, në banesën e tij kishte konstatuar se i ishin vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë:
arrestuan shtetasin H. Ch., 24 vjeç, banues në Francë, pasi më datë 11.06.2025, në rrugën “Onhezmi”, Sarandë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më 11.06.2025, në korsinë e biçikletave në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Gjermani, duke drejtuar një monopatinë elektrike, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit elektrik dhe është rrëzuar. Si pasojë 38-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim T. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi nga këqyrja e celularit të tij u gjetën të hapura faqe për bastet sportive, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Romanat, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, e ka dëmtuar lehtë atë, me mjet prerës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
–
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
DVP Kukës
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 19 vjeç, banues në Tropojë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tropojë dhe në Kukës, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dje, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 11.06.2025, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në fshatin Piskovë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur disa mbetje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
–
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, automjeti kamion me drejtues shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat.
Si pasojë është dëmtuar 65-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. S., 30 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti që kjo shtetase posedonte, rezulton i vjedhur në Francë. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 32 vjeç, banues në fshatin Baks, pasi i ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një leje drejtimi që dyshohet të jetë e falsifikuar;
-A. Ll., 42 vjeçe, banuese në Mirditë, pasi ka kallëzuar shtetasja R. Gj., 43 vjeçe, banuese në Lezhë, se dyshon që gjatë vitit 2022, 42-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën si drejtoreshë e një shkolle, duke falsifikuar regjistrat e notave të nxënësve të shkollës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një celular, në autobusin me të cilin shtetas udhëtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. V., 37 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 10.06.2025, ka vjedhur disa pjesë këmbimi për automjete, në subjektin në pronësi të shtetasit L. P., 32 vjeç, në fshatin Bërdicë. Punohet për kapjen e shtetasit A. V.
Dje, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, është paraqitur shtetasi K. N., 52 vjeç, i cili ka deklaruar se më datë 09.06.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin L. N., 78 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si menaxher i një dyqani për pajisje elektroshtëpiake, ka përvetësuar një shumë parash nëpërmjet fshehjes së të ardhurave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq refruan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 38-vjeçar.
–
Më datë 11.06.2025, në fshatin Kamenicë, një shtetas 9 vjeç ka rënë aksidentalisht nga biçikleta me të cilën lëvizte dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 11.06.2025, një shtetas 9 vjeç është dëmtuar aksidentalisht në dorë, me një xham të thyer në banesën e tij. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit D. H., 47 vjeç dhe L. K., 22 vjeç, të dy banues në Kolonjë, pasi dyshohet se vinin baste sportive, me celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. M., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur në tokën e tij, për të djegur mbeturina, ka dëmtuar sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Levan, shtetasi A. Th., 65 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, është vetëhedhur nga kati dytë i banesës së tij, dhe si pasojë ka humbur jetën, në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. Sh., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-R. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 2 armë të ftohta. Lënda narkotike dhe armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 26 vjeç, si dhe identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Nj. P., 28 vjeç, pasi dyshohet se janë përfshirë në konfliktin e datës 10.06.2025, në rrugën “Ali Demi”. Vijojnë hetime dhe kontrolle për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 39 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, me qëllim verifikimin e dokumentacionit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 43 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 52-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 43 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 36-vjeçar. Punohet për kapjen e 24-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin A. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, dyshohet se ka goditur me një send të fortë, një 38-vjeçar. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 33 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 31-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin R. M., 48 vjeç, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja J. T.. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale;
-arrestuan shtetasin B. I., 20 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasin A. D., 34 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. F., 26 vjeçe dhe L. H., 31 vjeç, pasi automjetet që drejtonin, janë përplasur. Si pasojë janë dëmtuar 2 shtetasit, të cilët janë aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Me datë 11.06.2025, shtetasja E. T., 25 vjeçe, ka kallëzuar se është mashtruar nga një shtetas i paidentifikuar prej saj, për këmbimin e një vlere monetare, në subjektin ku është e punësuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
-Me datë 11.06.2025, ka shkuar për ndihmë mjekësore, në spital, një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka konsumuar në banesën e saj, mbidozë ilaçesh. Aktualisht ajo është në kujdesin e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
-Me datë 11.06.2025, në zonën e quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi S. L. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, dhe si pasojë motomjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. L., i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.