Raporti i ngjarjeve, 12 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 135 shtetas, konkretisht: 31 shtetas janë vënë në pranga, 95 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. Janë ndaluar 2 shtetas për raste të mëparshme, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për krime ekonomike janë vënë në pranga 3 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas.

Janë evidentuar 11 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas ëstë arrestuar dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 13 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të kryerjes së veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatave, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të marrjes së padrejtë të fëmijëve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit. Për njërin vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale, ndërsa për tjetrin është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, është ndaluar 1 shtetas;

-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe shtrëngimit me anë të kanosjes, për dhënie pasurie, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore dhe keqtrajtimit të të miturit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të përcaktuar përgjegjësinë penale.

5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

1 shtetase është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në veprimtarinë kriminale të prostitucionit.

1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, është ndaluar.

Kanë ndodhur 11 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 11 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 22 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.