Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas.Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore.Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin.Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Mat/ Zbardhet në kohë rekord vjedhja me thyerje e ndodhur gjatë natës në një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit.Identifikohen dhe shoqërohen në Polici dy autorët e dyshuar të vjedhjes, ku për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.Gjendet dhe sekuestrohet kasaforta sëbashku me shumën e parave, që dy të miturit vodhën brenda xhamisë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së informacionit se ishte vjedhur me thyerje një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit, dhe autorët kishin marrë kasafortën me një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpinim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.Kasaforta sëbashku me shumën e parave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve hetimore, dy të miturit për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.Sekuestrohen 40 kilogramë e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë, në fshatin Gocaj, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza.Të tre të arrestuarit, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike drejt Tiranës, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, për dokumentimin e rastit dhe arrestimin e autorëve.Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shkodër – Tiranë”, në fshatin Gocaj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:E. M., 32 vjeç, banues në Tiranë (drejtuesi i automjetit);D. S., 36 vjeç dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë (pasagjerë në automjet).Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike që u gjet në automjetin e marrë me qira nga shtetasi E. M., po transportohej në drejtim të Tiranës, me qëllim shitjen në doza. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 4 celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 23”.Operacioni i finalizuar pas hetimeve 2-mujore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.U kap duke transportuar me automjet (furgon) kundrejt pagesës, 26 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.Sekuestrohet furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 23”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 58 vjeç, banues në Durrës.Në aksin rrugor “Bilisht-Pogradec”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Poliçan/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.U kapën duke transportuar me automjete, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas.Sekuestrohen automjetet e ngarkuara me 9 m3 dru të pashoqëruar me dokumentacion.Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, kanë kapur në fshatrat Zgërbonjë dhe Vodicë, shtetasit M. I. dhe Dh. I., teksa transportonin me automjete (mjet bujqësor me karrocë ose me kamionçinë), përkatësisht 4 dhe 5 m3 dru për zjarr, që dyshohet se janë prerë në kundërshtim me ligjin.Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. I., 47 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe Dh. I., 57 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Gjithashtu, lënda drusore pa dokumentacion dhe automjetet që drejtonin këta shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Mirditë/Kontrolle intensive në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.Në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, plan i cili inicioi ditën e djeshme, operacionin policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSh Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e rrethit dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.
Policia zbulon 3 lokale ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, me kompjuterë dhe/ose me celularë.
Arrestohen 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri.
Sekuestrohen 7 celularë dhe 3 kompjuterë, nëpërmjet të cilëve organizoheshin lojëra fati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale në Fier dhe në Patos, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë dhe/ose me kompjuterë.
-U vunë në pranga shtetasit A. B., 45 vjeç dhe M. O., 24 vjeç, të dy banues në Fier, pasi 45-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga shtetasi M. O.
-U vu në pranga shtetasi F. S., 46 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., 64 vjeç dhe Sh. H., 52 vjeç, të tre banues në Patos, pasi 46-vjeçari kishte vënë lokalin e tij, në këtë qytet, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, ndërsa 2 shtetasit e proceduar u kapën në këtë ambient, duke vënë baste sportive, me celularë.
-U vu në pranga shtetasi K. T., 20 vjeç dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. J., alias A. M., 39 vjeç, pasi u konstatua se lokali i 39-vjeçarit, në lagjen “29-nëntori”, ku ishte i punësuar shtetasi K. T., ishte përshtatur për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.
Për këto raste u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 celularë dhe 3 kompjuterë, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Vijojnë kontrollet, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.Hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë, vihet në pranga pas disa minutash ndjekje 38-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishekë në të.Strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të operacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë konstatuar dhe goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje, në qytetin e Vlorës.Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K alias E. D., 38 vjec, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi E. K dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia.Arma e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 220 shtetas, konkretisht: 81 shtetas janë vënë në pranga, 123 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste- 13 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 5 shtetas të tjerë, të kërkuar për veprimtari kriminale në këtë fushë, janë kapur dhe ndaluar.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 18 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas është vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas është vënë në pranga për një rast të tentativës për vrasje dhe 1 shtetas tjetër është kapur, pasi ka qenë i kërkuar për të njëjtën vepër penale.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 24 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste-2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga. Gjithashtu, 1 shtetas tjetër i kërkuar për këtë vepër penale, është kapur dhe vënë në pranga.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 18 raste, 7 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 8 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 19 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste, me 6 shtetas të vënë në pranga dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-9 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 8 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste në fushën e krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
“Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-“Vetëgjyqësia”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Keqtrajtimi i kafshës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të shpallur në kërkim përkatësisht për falsifikim dokumentesh ose për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, janë kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 19 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 46 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 24 shtetas janë vënë në pranga dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.