Raporti i ngjarjeve, 11,12,13 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 190 shtetas, konkretisht: 50 shtetas janë vënë në pranga, 121 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 19 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 26 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 12 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 6 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 22 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 12 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-9 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të pastrimit të produkteve të veprave penale, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kanosjes për shkak të detyrës, me 4 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shpërdorimit të detyrës, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit. 1 shtetas është ndaluar, 3 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik dhe goditjeve për shkak të detyrës, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i përndjekjes, moskallëzimit të krimit, dhunimit të banesës, mbajtjes pa të drejtë të uniformës, neglizhencës në trajtimin mjekësor, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 15 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 52 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 30 shtetas janë vënë në pranga dhe 26 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.