Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.
Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që dyshohet se posedonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete.
Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.
Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Plesat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, në vitin 2022, e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin H. L., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Valare-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. N., D. B. dhe A. M., pasi nga kontrollet në subjektet e tyre, u konstatua se shitnin produkte të dyshuara të kontrabanduara, të papajisura me fatura blerjeje. Produktet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. R., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte.
–
Laç/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, është rrëzuar në rrugë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore, shtetasi Gj. M., rreth 82 vjeç. Gjatë transportimit me autoambulancë drejt spitalit, ai ka humbur jetën.
Vijon puna për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
DVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi.
Kaloi ilegalisht kufirin, me një automjet me produkte ushqimore pa faturë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 53-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti dhe produktet.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin S. V.
Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. V., 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit E.D., dhe D.T., të dy 20 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se kanë kanosur një 32-vjeçar. Punohet për kapjen e tyre.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I.D., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F.K., 70 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ch. T., 44 vjeç, pasi në lokalin e marrë me qira prej tij, u gjetën 8 njësi kompjuterike, 12 monitorë dhe 1 celular, me të cilat dyshohet se luheshin lojëra fati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 65 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, një 40-vjeçareje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-kapën shtetasin E. A., 33 vjeç, pasi kishte dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç. dhe S. Z., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetaset C. G. dhe T. G., pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me qiranë e një apartamenti ditor, nuk kanë lejuar një 39-vjeçare, të largohet nga apartamenti;
-shtetasin S. D., 65 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjëse të Policisë Bashkiake;
-shtetasin E. A., 33 vjeç, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt;
-shtetasin E. R., 37 vjeç, pasi me zhurmën që shkaktonte motomjeti që drejtonte, ka shqetësuar kalimtarë. Gjithashtu, ai ka ndaluar këtë motomjet, në trotuar, dhe si pasojë ka penguar lëvizjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasen E. P., 42 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshortin e saj;
-2 të mitur të moshës 14 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan 5 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi më datë 10.09.2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Ali Begeja”, dyshohet se kanë goditur me armë të ftohta, shtetasit A. A., 22 vjeç, H. R., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u gjetën në vendngjarje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë të ftohta, të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. N., 20 vjeç, E. F., 31 vjeç dhe J. B., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 37-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin E. I., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin E. K., 59 vjeç, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë punës në banesën e 59-vjeçarit, shtetasi F. L., 42 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, në spital;
-shpallën në kërkim shtetasin E. B., 35 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, ka goditur me sende të forta, shtetasin B. K., i cili është në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin F. T., 50 vjeç, pasi ka dëmtuar automjetin e Policisë Bashkiake, gjatë kryerjes së detyrës nga shërbimet e kësaj policie, për lirimin e një hapësire publike në zonën “Kombinat”;
-6 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-shtetasin F. M., 41 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi A. E., se i ka goditur me shpullë, djalin e mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin T. M., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, 28-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale;
-arrestuan shtetasin I. S., 25 vjeç, pasi me derën e automjetit që drejtonte, ka përplasur aksidentalisht, motomjetin që drejtonte shtetasi J. T., i cili është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 46 vjeç dhe për një 15-vjeçar, pasi automjeti që drejtonte 46-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte i mituri. Si pasojë, ky i fundit është dëmtuar dhe është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. A., 24 vjeçe, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi H. H., i cili si pasojë është dëmtuar dhe është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
PKK Bllatë/ Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të kalonte kufirin; kapet dhe arrestohet 31-vjeçari nga Tirana.
Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që janë nën masa sigurie për vepra të ndryshme penale, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Bllatës ndaluan në dalje shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 31-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin, në lagjen “Belishovë”, në fshatin Cakran, u kapën në flagrancë, duke u kujdesur për 17 bimë narkotike, shtetasi S. M., 51 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja B. M., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Gorishovë. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi S. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, Fier, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorët, shtetasit S. M., 80 vjeç dhe L. M., 69 vjeçe, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 49 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim juridik të rastit të shtetasit N. U., 63 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasit A. K., 28 vjeç (punonjës i FNSh Shkodër) dhe A. K., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi mbrëmjen e djeshme, në sheshin “Balshaj”, dyshohet se kanë kanosur me fjalë punonjësin e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, shtetasin A. P., i cili ishte në shërbim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacione të siguruara nga një hetim në vijim, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Ç., 66 vjeç, i arrestuar më datë 06.09.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit, janë gjetur të fshehura në bodrumin e banesës dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, pjesë armësh zjarri dhe armësh gjahu dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi holandez M. R., 41 vjeç, duke zbritur nga trageti i linjës “Bajram Curri-Koman”, aksidentalisht është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
-Më datë 10.09.2025, ka kallëzuar shtetasi E. V., 51 vjeç, kujdestar në institucionin “Shtëpi Familje për të rinj”, se është larguar një 16-vjeçar që qëndronte aty. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 37 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, rreth orës 14:00, në Fshat Maliq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë e u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha tokë me bimësi. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Goditet një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore.
Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.
Arrestohen 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.
Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.
Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.
Policia e Shtetit gjen dhe një herë rastin të falënderojë Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, partnerët ligjzbatues amerikanë DSS/OCIU këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, të cilët kanë koordinuar dhe bashkërenduar ngushtë punën me agjencitë e tyre homologe në Republikën e Kosovës dhe Republikën Domenikane, por dhe me partnerë të tjerë ligjzbatues në Policinë e Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar.
Kukës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se sot, rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët jashtë rrezikut për jetën, si dhe 2 automjete të parkuara.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj. dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
PKK Port Sarandë
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Ky shtetas tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me gjeneralitete të tjera, por u identifikua nga gjurmët e gishtave, pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
-Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky shtetas është paraqitur në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë verifikimit të pasaportës që ka paraqitur, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë.
Pas verifikimeve të imtësishme, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.
50-vjeçari shtë dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Itali.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Si rezultat i një hetimi 8-mujor, finalizohet operacioni policor i koduar “Prova”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste Cannabis në doza, në Kuçovë.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit.
Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit.
Si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Kuçovë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Prova”.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., 33 vjeç, L. M., 24 vjeç dhe D. D., 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve