Raporti i ngjarjeve, 11 nëntor 2025

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër vunë në pranga shtetasit:
A. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq dhe F. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. K., disa vegla bujqësore dhe pune. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veglat e vjedhura;
-N. Ç., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. Sh., 35 vjeç dhe N. L., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi kanë goditur me grushte një 32-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Rabie, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur një armë armë gjahu e dëmtuar dhe e ndryshkur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Iliria”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. S.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi posedonte një sasi të vogël Cannabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë, djalin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. L., dhe M. L., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Më datë 10.11.2025, kallëzoi një shtetase 30 vjeçe, se në një llogari false në rrjete sociale, janë postuar fotografi të saj, me mbishkrime fyese. Punohet për identifikimin e autorit/ëve të rastit dhe nxjerrjen e tyre, përpara përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. V., S. T., S. V., R. V. dhe M. C., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u larguar nga ambientet e lokalit ku po qendronin, te Liqeni i Farkës, objekt mbi të cilin do të zbatohej një vendim i IMT-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetasit e mitur pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasen E. M.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. D, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke ndezur fishekzjarre;
-A. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M, pasi ka kanosur shtetasen A. F;
-A. C, pasi iu gjet pasi një radio policie dhe disa sende të dyshuara të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 10.11.2025:
-L. M, kallëzoi se është krijuar një reklamë false, në lidhje me subjektin e tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-M. L, pasi kallëzoi se është kanosur nga një profil fals. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit;
-në Vorë, në ambientet e punës, duke punuar për riparimin e një automjetit, aksidentalisht ka dëmtuar këmbën shtetasi G. Z, i cili pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë.

Më datë 11.11.2025, shtetasja S. T, kallëzoi se në dhomën ku po qendronte një person ende i paidentifikuar, i ka vjedhur në dhomë 20 euro dhe kartën e bankës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, të kryera në kuadër të operacionit “Hapësirat publike”, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe/ose shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, kishte pushtuar një hapësirë publike, të cilën e shfrytëzonte si subjekt për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishte regjistruar tek organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka marrë celularin, një shtetasi, për ta kanosur që t’i jepte para;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., banuese në Fier, pasi dyshohet se ka penguar një shtetas, të hyjë në banesë, me pretendimin se objekti është pronë e saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 33 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 52 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk i ka dhënë pagën, një punonjësi në subjektin e tij, të cilin nga verifikimet rezultoi se nuk e kishte siguruar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 30 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
•G. M., 39 vjeç dhe F. A., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe dy mjete prerëse (thika).
•I. S., 57 vjeç, banues në Sarandë, pasi me automjetin e tij, në rrugën “Telat Noga”, ka bllokuar rrugëkalimin e automjetit të zjarrfikëses.
•O. P., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F. O., 32 vjeç, se ky shtetas i ka bërë thirrje telefonike me qëllim prishjen e qetësisë së tij.
Vlorë/Rreth mesnatës, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka vendosur zjarr në pjesën e jashtme të një mobilerie në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë është djegur një mobilje pranë vatrës së zjarrit.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. D., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-N. T., 20 vjeç, banues në Korçë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në lagjen nr. 14, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. H., 34 vjeç, dhe A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë përgjegjës teknik në një fabrikë këpucësh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë punës në fabrikë është dëmtuar një punonjëse, e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.11.2025, për një rast të lojërave të fatit, për të cilën u shpall në kërkim shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Korçë, si bashkëpunëtor i të arrestuarit, shtetasit E. J., bëjmë me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë kapur shtetasin L. M. U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 26-vjeçarin.

Korçë/Më datë 10.11.2025, shtetasi K. E., 53 vjeç, banues në Korçë, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.

Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. L., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin “Plepa – Rromonat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 26-vjeçari dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-F. M., 66 vjeç dhe S. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. E., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Shkon 34 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale.

Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin A. F., 65 vjeç banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan shtetasin Gj. M., 41 vjeç, banues në fshatin Bogë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. V., 43 vjeç, pasi u konstatua duke transportuar pasagjerë, me automjetin e tij, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. C., 33 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Në orë e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin I. B., 38 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. M., 86 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi M. M., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin I. B. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.