Raporti i ngjarjeve, 11 mars 2026

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
– A. Ll, 38 vjeç, banues në Vlorë pasi në afërsi të I.E.V.P Vlorë duke drejtuar momtomjetin e tij ka aksidentuar shtetasen N. T, 70 vjeçe, banuese në Vlorë e cila po lëvizte në këmbë. Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore.
– A. D, 25 vjeç, banues në Vlorë pasi në rrugën Vllahinë-Peshkëpi duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një tjetër automjet me drejtues shtetasin F. D, 37 vjeç, i cili ka marrë ndihmë mjekësorë në spital dhe është larguar ndërsa shtetasi A. D ndodhet i shtruar në sital, jashtë rrezikut për jetën .
– K. A, 26 vjeç, banues në Itali i cili në rrethrrotullimin e Skelës u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori si dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit
A. D, 41 vjeç, banues në Sarandë pasi në vendin e quajtur Kryqëzimi i Reklamave u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. I, 57 vjeç, banues në Delvinë pasi në lagjen Sinan Ballaci ka thyer xhamin e pasëm të automjetit në pronësi të shtetasit G. Z, 48 vjeç, banues në Delvinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shettasve:
– O. H, 36 vjeç, banues në Ksamil pasi në rrugën “Katër Ishujt”, është konstatuar duke kryer ndërtime në një objekt ekzistues pa leje të organeve përkatëse.
– A. P, 58 vjeç, banues në Sarandë pasi është konstatuar se ka ndërtuar pa leje në pjesët e një tarrace hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë.
– u shpall në kërkim shtetasi M. R, 25 vjeç, banues në Sarandë pasi dyshohet se në Bulevard, në një subjekt ka vjedhur telefonin e shtetasit P. L, banues në Sarandë.

Më datë 10.03.2026, rreth orës 23:30, në fshatin Vrugu i Ri, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P. M., 52 vjeç, e cila është djegur pjesërisht.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një shkëndije elektrike .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj shtetases I. F, 33 vjeçe, banuese në Vlorë pasi në lagjen Uji I Ftohtë, në një hotel që e kishte marrë me qera u konstatua rilidhje e paligjshme energjie.

Më datë 10.03.2026, rreth orës 17:30 është gjetur i vetëvaruar nga të afërmit e tij shtetasi B. L, 42 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, ditën e nesërme, në orën 10:00, para Parlamentit.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Tiranës me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet lëvizja, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, në rrugën “George W. Bush”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Maliq

I dënuar me burgim, nga Gjykata e Vlorës, për 2 vepra penale, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që janë shpallur në kërkim për krime të ndryshme, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin S. L., 38 vjeç.

Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. C., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në dyqanin e tij, u gjetën veshje të dyshuara të kontrabanduara, të pashoqëruara me faturat e nevojshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. D., 57 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetaseje, një shumë parash, në portofol.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. L., banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se si pasojë e zjarrit që ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 25 vjeç dhe P. M., 22 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, me një 37-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Rikthimi”, kundër shitjes së drogave të forta.

Vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë.

I arrestuari, me precedent për krime në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen dozë dhe sasi lënde narkotike Kokainë që iu gjetën të arrestuarit, me vete dhe në automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh, finalizuan operacionin e koduar “Rikthimi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli fizik, atij iu gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 23 gramë të së njëjtës lëndë, të siguruara dyshohet me qëllim shitjen.

Bashkë me lëndën narkotike, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. N., Z. H. dhe F. B., pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Më datë 10.03.2026, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak, ka humbur jetën, në rrugë, në lagjen “Guerrile”, shtetasi S. S., 52 vjeç.

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e pakujdesisë, ka rënë zjarr në një objekt dykatësh, në fshatin Rrencë. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe kapën shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në Përmet.

43 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë rast, do të kryhen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Ç., 57 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të kryer në farmacinë e saj, u gjet një sasi ilaçesh, pa pullë fiskale. Ilaçet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 54 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 31-vjeçar, në një lokal në Rrëshen. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 60 vjeç, banues në fshatin Pllanë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, pasi në aksin rrugor “Milot–Laç”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi F. N., 42 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasit Gj. P., 25 vjeç dhe E. F., 25 vjeç, pasi sipas një informacioni të marrë nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, shtetasi Gj. P. është paraqitur për ndihmë mjekësore, në një spital në RMV, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacionit, shtetasi që e shoqëronte, E. F., dhe shtetasi Gj. P. kanë deklaruar se janë përfshirë në një aksident rrugor në qarkun Lezhë dhe se kanë shkuar në Shkup, për të marrë ndihmë mjekësore dhe nuk kanë njoftuar Policinë.

Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;

-referuan materialet në Prokurori, për shtetasen V. M. alias V. Gj., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, me të cilin janë në proces për zgjidhje të martesës, se kjo shtetase, me vetëgjyqësi ka ndërruar bravën e derës së banesës së përbashkët.

Dje, kallëzoi shtetasi O. M., se gjyshi i tij, shtetasi R. M., 90 vjeç, ishte larguar nga banesa, rreth orës 07:00.
Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 06:00 të ditës së sotme, 90 vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal me ujë, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Gjormë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas aksidentalisht ka rënë në kanal. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për qarkullimin rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. I. dhe Gj. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
-shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Sallmone, pasi dyshohet se ka hedhur me automjet, në territorin e fshatit Fllakë, mbetje kartonash. Punohet për kapjen e 60-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak:
-arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Ç., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ka qëlluar me shpullë, djalin e saj, 10 vjeç.

Dje, kallëzuan shtetasit:
-E. B., se më datë 21.01.2026, kishte konstatuar se kishte humbur targën e automjetit, gjatë lëvizjes në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim;
-Xh. S., se i kishin vjedhur në afërsi të banesës, një pajisje (transformator). Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Informacion paraprak/Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Informacion paraprak/Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, automjeti me drejtuese shtetasen V. B., rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi D. N., rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 33 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. Gj., 42 vjeç, pasi në fshatin Vërtop, u konstatua një kamion në pronësi të subjektit që administron 42-vjeçari, i ngarkuar me gurë dekorativë, të pashoqëruar me dokumentet e nevojshme. Gjithashtu rezultoi se drejtuesi i kamionit punonte në këtë subjekt, i paregjistruar në organet tatimore;
-L. V., 51 vjeç, pasi në fshatin Vërtop, u konstatua një kamion në pronësi të subjektit të 51-vjeçarit, i ngarkuar me gurë dekorativë, të pashoqëruar me dokumentet e nevojshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një shtetasi 15-vjeç, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Maqellarës” u kap duke drejtuar një automjet tip “Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi shtetasi A.L., 49 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në një subjekt minerar. Si pasojë, 49-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Vlorë

Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë , arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G. P., 23 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

Ky shtetas u kap më datë 10.03.2026 , rreth orëve të para të mengjesit, në lagjen “24 Maji”, në momentin që po tentonte të vidhte një automjet tip furgon. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur kapjen e tij në flagrancë dhe parandalimin e vjedhjes.

Gjatë kontrollit personal, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se i njëjti shtetas dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje tjetër, të ndodhur më datë 06.03.2026, ku është marrë një shumë parash në një lokal në lagjen “10 Korriku”, në qytetin e Vlorës.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për verifikimin e përfshirjes së këtij shtetasi edhe në raste të tjera vjedhjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. P., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin pa targa, që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Aktualisht, shtetasi A. P. është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.

Dje, kallëzoi shtetasi F. M., se i kishin vjedhur një vegël muzikore, në automjet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Golem i Madh, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një fabrikë për përpunimin e mbetjeve të ullirit. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. X., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, 38-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. O., 60 vjeç, pasi në aksin rrugor “Belsh–Kuçovë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj personit shpallën në kërkim shtetasin A. C., 48 vjeç, pasi Policia e Elbasanit ka siguruar informacion se më datë 09.03.2026, ky shtetas ka kanosur me armë, shtetasin K. G., 46 vjeç, gjatë një konflikti të çastit. 46-vjeçari nuk ka kallëzuar ditën e ngjarjes. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Ll., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. C., pasi nga verifikimet rezultoi se administronte një aktivitet ekonomik (bilardo) të paregjistruar në organe kompetente. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për dorëzimin e celularit, me qëllim kryerjen e verifikimeve të mëtejshme;
-V. M., pasi iu gjetën në celular, faqe aktive për vënie të basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasin G. M., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij. Punohet për kapjen e 22-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë fizikisht, një shtetas, i cili është dëmtuar lehtë;
-shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
-H. Sh., 20 vjeç, pasi iu gjet një shkop metalik, i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-D. K., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, dhe se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. A., pasi në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, u gjetën të hedhura dyshohet në kundërshtim me ligjin, interte dhe dhera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin, S. D.;
-shpallën në kërkim shtetasin F. D., pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një banesë. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Xh., pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, dhe për të kryer kontrolle;
-F. K., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. A.

Më datë 10.03.2026, kallëzuan shtetasit:
-A. T., se ishte kanosur në rrjete sociale, nga shtetas të paidentifikuar prej tij;
-R. S., se i kishin dëmtuar gomat e automjeteve.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.