Raporti i ngjarjeve, 11 korrik 2025
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 102 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 68 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre në fushën e kultivimit, me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 11 raste, për të cilat po punohet për të identifikuar dhe/ose nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 28 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë arrestuar, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtim të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i prishjes së qetësisë publike. 2 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim;
-1 rast i kryerjes së veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vetëgjyqësisë, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe shkeljes së karantinës së kafshëve, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, është kapur.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-Q. Z., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja N. Z, me pretendimin se ky shtetas ka përfituar një sipërfaqe toke të saj, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
-I. J., 54 vjeç, banues në fshatin Radhimë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. N., se ky shtetas e ka mashtruar duke i premtuar se do t’i jepte një hotel me qira, duke i kërkuar paraprakisht shumën prej 1000 euro në dorë, të cilën nuk ia ka kthyer më.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin I. A., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kërcënuar me fjalë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-M. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 10.07.2025, bashkëjetuesja e tij ka kallëzuar se ky shtetas e ka dhunuar fizikisht.
-E. M., 39 vjeç, K. M., 28 vjeç dhe M. Ç., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi A. K., 39 vjeç, banues në Fier se më datë 08.07.2025, këta shtetas për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
-M. V., 54 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, Himarë, pasi ndaj saj ka kallëzuar shtetasja Z. Xh., 58 vjeçe, banuese në fshatin Borsh, me pretendimin se i ka zaptuar një parcelë plazhi për të cilën ajo ka lidhur kontratë për përdorim.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ç., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sazani”, në Vlorë, u konstatua nga patrulla e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar një motor pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Berat, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” që i është caktuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 29 vjeç, banues në Berat, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar me qëllim verifikimin, automjetin që drejtonte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 61 vjeç, banues në Berat, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka dëmtuar një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 27 vjeç, banues në Dimal, pasi iu gjet në automjet, një sasi e vogël Cannabisi.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 41-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. D., 44 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një 28-vjeçareje;
-E. T., 39 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me shërbimet e AZDM-së, u konstatuan mjete që kryenin gërmime, në kundërshtim me ligjin, për llogari të subjektit që administron ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. D., 37 vjeç, pasi ka kundështuar punonjësit e Policisë, në lidhje me një masë administrative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 shpallën në kërkim shtetasin E. T.(B.), 43 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 automjet. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasen A. K., 29 vjeçe, pasi iu gjet në automjetin që drejtonte pa leje, një sasi Kokaine;
-shpallën në kërkim shtetasin F. T., 46 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 41-vjeçar dhe i kanë dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e 3 shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin Th. M., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 automjet. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me aksidentin e datës 09.07.2025, në autostradën “Tiranë-Durrës”, kryen arrestimin e shtetasit F. Z., 38 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin E. M.;
-arrestuan shtetasin S. Gj., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Më datë 10.07.2025, kallëzuan shtetasit:
-O. A., 31 vjeç, se i kanë vjedhur çantën në ambientet e një lokali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit;
-M. D., 35 vjeçe, se i kanë vjedhur elektromotorin e kondicionerit në subjektin ku punon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Më datë 10.07.2025:
-dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një banesë në rrugën “Tefta Tashko”. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në këtë banesë dhe në 4 banesa në afërsi.
-dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, gjatë lojës në oborrin e banesës së saj, një 6-vjeçare. Aktualisht, ajo është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim të metejshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 56 vjeç, pasi dje, motomjeti që drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. R., me pasojë vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Z., 51 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Grizhë, se 28-vjeçari i ka marrë me qira një automjet dhe nuk ia ka kthyer sipas marrëveshjes. Po punohet për kapjen e shtetasit E. K. dhe për gjetjen e automjetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër:
-ndaluan shtetasin francez, të shpallur në kërkim, Y. S., 26 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, për të nisi procedimi në gjendje të lirë, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas francezë, të shpallur në kërkim, më datë 03.07.2025, kanë vjedhur produkte në një market. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një objekt për reklamim, në lagjen “18 shtatori”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi iu gjetën në banesë: 2 doreza boksi elektrike, 1 dorezë metalike dhe 1 aparat zbulues-gjurmues.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte 1 kartë identiteti të shtetit të Italisë, të dyshuar false.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, dyshohet se duke vënë materiale metali dhe betoni në rrugë, në lagjen “Gurrë”, Këlcyrë, ka penguar lëvizjen e mjeteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 60 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, ndërkohë që ishte në hetim për të njëjtën vepër penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi ka dëmtuar me automjet, portën e oborrit të banesës së shtetasit H. L., 71 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Sh., pasi në fshatin Balëz, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. L., 38 vjeçe, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente.
Gramsh/Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.07.2025, për largimin nga banesa të shtetasit B. Xh., 69 vjeç, informojmë se ky shtetas u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore. 69-vjeçari ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
–
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.