Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 33 vjeç, pasi iu gjet një përforcues grushti.
Këta specialistë gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. R. dhe E. P., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin;
-N. A., J. F. dhe Gj. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-Sh. D., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin Ch. L.;
-N. Gj., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasin Sh. M..
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin I. T., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Këta specialistë gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Xh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin L. M.;
-A. P., pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, shtetasin V. M.;
-E. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen R. C.;
-J. C. dhe H. V., pasi dyshohet se në lokalin që kanë përkatësisht në pronësi dhe në administrim, vihej muzikë në tejkalim të nivelit të lejuar, dhe si pasojë prishej qetësia publike në zonë.
-A. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin A. Ç..
Më tej, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të kallëzimit të shtetases J. K., se shtetasi A. D. kryen veprime kanosese ndaj saj.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. P., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar objektet në lokalin ku ka qenë i punësuar, me pretendimin se nuk është paguar për punën e kryer në këtë subjekt;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., pasi dyshohet se ka tërhequr nga krahu, një shtetas të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të kallëzimit të shtetases O. L., se një mësuese i ka bërtitur djalit të saj të mitur.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin E. I., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 35-vjeçare;
-4 të mitur, pasi dyshohet se kanë mashtruar një të mitur tjetër, për t’iu dhënë shumë parash.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. B. dhe E. G., pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-L. B., pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur shtetasen K. R..
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. Xh., 33 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi E. P., si dhe këmbësoren, shtetasen A. J.. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe këmbësorja, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
•Më datë 09.10.2025, kallëzuan shtetasit:
-V. N., se i kanosin vajzën e saj të mitur, në rrjete sociale. Punohet për kapjen e autorve, të cilët janë identifikuar nga Policia;
-Z. K., se është përndjekur. Punohet për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga Policia;
-A. Ç., se në lokalin që administron, në rrugën “Irfan Tomini”, është vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
•Pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, duke komunikuar pa etikë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të të 2 punonjësve, përkatësisht Inspektor H. I. dhe Inspektor L. A., oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5. Gjithashtu, në zbatim të nenit 121 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor, për 2 punonjësit, për shkelje të rëndë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. A., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pronar i një firme ndërtimi, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, janë konstatuar 2 mjete të kësaj firme, një skrep dhe një kamion i ngarkuar me zhavorr që dyshohet se është marrë në mënyrë të paligjshme nga lumi Drino;
-A. T., 55 vjeç, banues në fshatin Hundëkuq, pasi dyshohet se ka dëmtuar automjetin e shtetasit Z. B. dhe ka vjedhur aty, një shumë parash.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 08.10.2025, në lagjen “Pllakë”, janë vjedhur me thyerje në 2 autobusë të parkuar, disa veshje dhe sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 47 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nipit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi D. H., 67 vjeç, banues në Këlcyrë, dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke që nuk është në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, një rast i kontabandës së mallrave.
U kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (produkte deti, medikamente dhe veshje), me vlerë të konsiderueshme dhe autobusi.
Procedohet penalisht një doganier i Degës Doganore Kakavijë, për shpërdorim detyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, goditën një rast të kontrabandimit të mallrave nga Greqia.
Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Mallrat dhe autobusi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasit:
-K. L., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 33-vjeçar;
-E. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar një 70-vjeçar, se 46-vjeçari nuk ka kryer punimet e ndërtimit në banesën e kallëzuesit, për të cilat është paguar që në vitin 2023.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 43 vjeç, pasi u kap duke hedhur dhera në tokën e tij, dyshohet në kundërshtim me ligjin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasit:
-E. R., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje dhe bizhuteri, në një banesë në lagjen nr. 3;
-shtetasin V. W., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë.
Punohet për kapjen e të dy shtetasve.
Shërbimet e Policisë së Durrësit referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të këtyre ngjarjeve:
-mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 11, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases M. M.. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti;
-mesditën e djeshme, dyshohet se gjatë punës në një subjekt privat, ka rrëshqitur shtetasja A. Q., 55 vjeçe, banuese në Durrës, e cila është dëmtuar lehtë dhe është aktualisht në kujdesin e mjekëve;
-një 13-vjeçar që posedonte një mjet prerës.
Dje, kallëzoi shtetasi A. H., se ishte larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi H. H., 31 vjeç. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Prishën qetësinë publike, gjatë natës, me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin pa leje, në sheshin “Taulantia”, arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen 2 motomjetet tip “Yamaha”.
Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin.
Për këtë paligjshmëri, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Gj., 65 vjeçe, banuese në fshatin Razëm, pasi ka kallëzuar shtetasja M. Q., 60 vjeçe, banuese në fshatin Reç, se 65-vjeçarja i ka dëmtuar rrethimin e tokës, pas një konflikti verbal për motive pronësie.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në sheshin “Rus i Madh”, shtetasi A. K., 81 vjeç, ndërkohë që lëvizte me biçikletë, është mbështetur në pjesën e pasme të një automjeti të ndaluar, pasi nuk është ndjerë mirë, dhe në momentin që drejtuesi ka lëvizuar automjetin, 81-vjeçari është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spitalin e Shkodrës.
-Më datë 08.10.2025, ka kallëzuar shtetasi R. R(D)., 39 vjeç, banues në fshatin Obot, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja K. R., 31 vjeçe, bashkë me djalin e tyre 1 vjeç. Po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 44 vjeç, banues në Kosovë dhe A. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 46 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë se shtetasi P. N. e ka dëmtuar qëllimisht, me automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. S., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. H., 18 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se është konfliktuar me 2 bashkëmoshatarë të tij, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 09.10.2025, në fshatin Çërravë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një stallë bagëtish në pronësi të shtetasit O. K., 40 vjeç dhe si pasojë e flakëve janë djegur 170 bagëti të imëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë disa bagëti të imëta, një 44-vjeçari.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. A., 49 vjeç, banues në Libonik, pasi dyshohet se i ka vjedhur disa shpendë një 72-vjeçari.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se i ka marrë 3 celularë, nëpërmjet mashtrimit, një 40 vjeçari, i punësuar në një servis celularësh.
Në lidhje me informacionin e dhënë më datë 04.10.2025, për largimin e një 15-vjeçareje, nga banesa, kjo shtetase është paraqitur dje, në komisariat dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj. Po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 47 vjeç dhe E. P., 3P vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. A., 33 vjeç, banues në Fier (shtetas me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 52 vjeç, banues në fshatin Gorre, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në një banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Dhërmi, pasi është konstatuar duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, shtetasin S. H., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflitki për motive të dobëta ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin K. T., 65 vjeç.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ismail Qemali”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pogradec
Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni i koduar “Portions”, goditet një rast i shitjes së lëndës narkotike kokainë.
Nga hetimet, identifikohen 5 shtetas që shitnin kokainën, në qytetin e Pogradecit.
Njëri prej tyre u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin u gjet një sasi kokaine.
Vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për godtijen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Portions”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
E. A., 29 vjeç, D. A., 18 vjeç, A. Sh., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në Pogradec.
Shtetasi A. Sh. u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi kokaine.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. G., 20 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë shitur lëndë narkotike kokainë, në doza, në qytetin e Pogradecit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Transferta”.
Mashtroi shtetasin që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Hyundai Tucson”.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të një rasti mashtrimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në koordinim me Prokurorinë, finalizuan operacionin “Transferta”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se një 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç, pasi kanë tentuar të vjedhin një motomjet, në ambientet e komisariatit të Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Spanja, 1 shtetas që akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë.
Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Madrid, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
J. D., 34 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se shtetasi J. D. ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë.