DVP Korçë
Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Prioritetet janë kontrollet me testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, parakalimet e gabuara, sidomos ato në kthesa ku fushëpamja është e kufizuar, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe tejkalimet e shpejtësisë, të cilat janë burime aksidenti.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01.09.2025 – 09.09.2025:
Janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi;
Janë vendosur 694 masa administrative, për shkelje si:
-drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
-tejkalim shpejtësie;
-parakalime të gabuara;
-përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
-mosvënie e rripit të sigurisë.
Gjatë kësaj jave, janë planëzuar shërbim të shtuara policie në segmentin e rri rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, i cili monitorohet me kamera, radar dhe dron, me qëllim konstatimin e shkeljeve dhe identifikimin e shkelësve.
Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, janë veprime të rrezikshme, që rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesive dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
‼️ Policia apelon për kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo orar, në të gjitha rrugët e qarkut. ☎️ Çdo rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit mund të denoncohet në numrin 112.
#STOP# shkeljevegjatëdrejtimittëautomjetit
#mbrojetën
#zbatorregullateqarkullimit ✅
Tiranë
Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllëzërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Memaliaj/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.
Kishin kultivuar bimë narkotike në pyllin e fshatit Selckë e Madhe, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, goditën në kuadër të planit operacional “Koordinata”, një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Konkretisht, gjatë kësaj faze të planit operacional, u vunë në pranga shtetasit S. A., 33 vjeç dhe H. A., 36 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Selckë të Madhe.
Nga hetimet dyshohet se ata kishin kultivuar 32 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur “Daullëz”, në fshatin ku banonin.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
PKK Qafë Thanë/Kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Gjermani, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
PKK Kapshticë/Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim kombëtar për armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht 1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim apo të atyre që tentojnë në kalojnë kufirin, në mënyrë të parregullt, janë kapur 2 shtetas në kërkim dhe është goditur 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë me vulë false, konkretisht:
1-në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi nga verifikimet rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbanden/Gjermani, për veprën penale “Mashtrimi”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani;
2-në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Selenicë e Pishës, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. A., 55 vjeç, banues në fshatin Plasë, pasi në PKK Kapshticë, në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij është konstatuar një vulë e dyshuar e falsifikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 53 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka kallëzuar shtetasja A. P., 23 vjeçe, se ky shtetas i ka marrë një shumë parash, për të kryer punime në banesën e saj, por nuk ia ka përfunduar punimet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj xhaxhait të tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për dy aksidente të ndodhura dje, në rrugët:
-“Mjedë-Hajmel”, ku automjeti që drejtonte shtetasi F. B. u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi P. M., 49 vjeç. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi P. M. dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në automjet;
-në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi N. Rr., 59 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, pa targa dhe pa dokumentacion, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 14 vjeç, pasi ka kallëzuar një bashkëmoshatar i tij se është ndjer i kanosur dhe fyer prej tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., 34 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një 34-vjeçarje;
-M. D., 28 vjeçe, në rrugën “Reshit Petrela”, gjatë kontrollit i është gjetur një mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. M., pasi për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë një 50-vjeçar;
-E. K., pasi për motive të dobëta ka kanosur një 39-vjeçar.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasit F. Q., 24 vjeç dhe J. K., 26 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e 24-vjeçarit, shtetasin F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës, një 24-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas 53 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. I., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 56 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. H., 19 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë, pasi ka kallëzuar shtetasi K. H., 25 vjeç, banues në Shëngjin, se 19-vjeçari e ka kanosur me mjet prerës (thikë). Punohet për kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në dalje të qytetit të Mamurrasit, ka aksidentuar shtetasin H. Sh., 73 vjeç, banues në Mamurras, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 09.09.2025, në spitalin e Lezhës, është paraqitur me dëmtime në këmbë, shtetasi R. T., 29 vjeç, banues në Filipine, i cili ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht në banesën ku qëndron.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 22 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi ka prishur qetësinë publike, duke bërë manovra me automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar një sipërfaqe toke me bimësi një 37-vjeçari.
Korçë/Më datë 09.09.2025, në fshatin Neviçisht, shtetasi E. H., 42 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar për vjedhje në bashkëpunim.
Në pranga edhe 2 shtetas të dënuar për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- D. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Po në kuadër të këtyre kontrolleve, u ndaluan edhe dy shtetas në kërkim, të dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Vlorë, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, konkretisht:
- F. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 4 muaj burgim.
- L. B., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 muaj burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për të tre rastet.
DVP Fier/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim.
Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
-B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve në oborrin e banesës së tij, të asgjësuara nga Policia, më datë 28.08.2025;
-F. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
-një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
—
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Këta specialistë arrestuan në flagrancë dhe shtetasit L. K., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. L., 41 vjeç, banues në Cakran, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Dh. D., 52 vjeç, banues në fahatin Shën Pjetër, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka prishur me vetëgjyqësi, gardhin rrethues të tokës së shtetasit A. Ll.;
-A. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka djegur disa vegla pune të vëllait të bashkëshortit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 16 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni “Again”.
Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.
Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin “Again”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, konkretisht:
-M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve. Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;
-R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.
Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Vodhi një shumë parash dhe mallra në një lokal dhe tentoi të vidhte me thyerje në një dyqan, gjatë natës, identifikohet dhe arrestohet 25-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet e kryera mbi dy kallëzime, dyshohet se gjatës natës, në lagjen nr. 7, ky shtetas:
-ka vjedhur një shumë parash dhe mallra të ndryshme në një lokal;
-ka tentuar të vjedhë në një dyqan, pasi ka dëmtuar kangjellat dhe ka thyer xhamat.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.
Kishte kultivuar 137 bimë narkotike, në pronë publike në fshatin Jubicë, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
PKK Kakavije
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin G. V., 22 vjeç, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.
-Më datë 09.09.2025, shtetasit U. S dhe P. G., kallëzojnë se janë konfliktuar fizikisht me 3 shtetas të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.