Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 121 shtetas, konkretisht: 32 shtetas janë vënë në pranga, 78 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste, prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. 2 shtetas të shpallur në kërkim, janë ndaluar, ndërsa për rastet e tjera, 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të shpallur në kërkim. Për raste të mëparshme, janë ndaluar 3 shtetas dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kanosjes për shkak të detyrës. 2 shtetas janë arrestuar;
-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat vijon puna për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, auorët;
-2 raste të shpërdorimit të detyrës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i veprave penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, vjedhjes së energjisë elektrike, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, ndërhyrjes së padrejtë në jetën private, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, prishjes së qetësisë publike, trafikimit të mjeteve motorike dhe shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, me 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasen L. Sh., 23 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç, D. A., 34 vjeç, T. D., 46 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, D. H., 19 vjeç, A. B., 27 vjeç, E. P., 30 vjeç dhe G. B., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis, ekstazi dhe 2C-B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vendosur disa shezlongë dhe çadra, në plazhin e Shëngjinit, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi një shtetas 12 vjeç, duke drejtuar monopatinën, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 12-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës. Gjatë kontrollit në cantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. O., 22 vjeç, pasi në lagjen “Skënderbej”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. Gj., 43 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi F. Gj., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi në rrugën rurale “Belsh-Shkëndi”, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 17-vjeçari dhe pasagjeri në motomjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 52 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Rr. R., 41 vjeç dhe një 17-vjeçar, për veprën penale “Kanosja”, pasi 17-vjeçari dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një bashkëmoshatar (djalin e shtetasit Rr. R), për motive të dobëta, ndërsa shtetasi Rr. R. ka kanosur nëpërmjet celularit, 17-vjeçarin (i proceduari).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
-J. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
-arrestuan shtetasin K. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhunë në familje”.
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 23-vjeçare (ish e dashura e tij), se ky shtetas ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike.
Po këta specialistë, më datë 09.06.2025, morën kallëzimin e shtetases A. Y., e cila ka deklaruar se prej dy ditësh i është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me vajzën e saj të mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. A., 50 vjeç, banues në Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim xhaxhai i tij, shtetasi K. A., se në fshatin Piqeras, pas një konflikti me fjalë për motive pronësie, ky shtetas e ka goditur me një shufër hekuri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga kontrolli i ushtruar në biznesin e marrë me qira prej tij, u konstatua se plotësonte fatura jo tatimore, si dhe kishte dy punonjës të pasiguruar, të cilët dyshohet se janë kanosur prej tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar paketa duhani të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Gj. M., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke;
-E. K., 56 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur shtetasja T. D., 55 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
–
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik-Tok” janë hapur dy llogari me emrin e saj, në të cilat janë publikuar foto dhe informacione të rreme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-Më datë 09.06.2025, në fshatin Beltojë, aksidentalisht ka rënë zjarr në oborrin e banesës së shtetasit Z. K., 62 vjeç. Për pasojë janë djegur një magazinë dhe një sipërfaqe toke me shkurre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. V., 69 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. F., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale një 33-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Ll., 19 vjeç, M. D., 19 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe I. D., 43 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur një 52-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, dhe shpallën në kërkim shtetasin V. N., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar ATM-në e një banke të nivelit të dytë. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-kapën dhe arrestuan shtetasin T. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Gjatë shoqërimit për në Komisariat, 26-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. K., 39 vjeç dhe A. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë paguar dy shtetas ende të paidentifikuar për të goditur me grushte një 35-vjeçar, për shkak të një konflikti të mbartur. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin N. B., 30 vjeç, pasi ka kanosur dhe kundërshtuar me dhunë një punonjës policie për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 43 vjeç, pasi për motive pronësie ka kanosur një 26-vjeçare.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin J. D., 28 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 49 vjeç, pasi në autostradën “Durrës-Tiranë”, automjeti që drejtonte kjo shtetase është përfshirë në një përplasje me 2 automjete me drejtues shtetasit Xh. Gj dhe A. D. Si pasojë është dëmtuar Xh. Gj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 46 vjeç, pasi në Kamëz, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe për pasojë ka rënë nga motomjeti. Aktualisht, 46-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Më datë 09.06.2025, shtetasi D. H., 23 vjeç, kallëzon se në rrugën “Kristina Koljaka” ka konstatuar të dëmtuar 2 gomat anësore e automjetit të tij. Punohet për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 53 vjeç, banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 28.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit M. Ç., 40 vjeç, banues në Libohovë, pasi nëpërmjet mashtrimit i kishte marrë një kafshë pune (kalë), shtetasit L. M., bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin M. Ç. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 44 vjeç, banues në Pilur, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen V. M., 48 vjeçe, këmbësore, e cila është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 36 vjeç, banues në Korcë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 19-vjeçare dhe ka dëmtuar xhamat e banesës së saj.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. S., 26 vjeç, banues në Egjipt, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- P., 45 vjeç, banues në Sul, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
- F. 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet celularit, një 52-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin O. B., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Më datë 09.06.2025, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi lituanez V. R., 49 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga motomjeti që drejtonte dhe për pasojë është dëmtuar. 49-vjeçari po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lagjen nr.4, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin R. P. ka përplasur shtetasen F. L., rreth 79 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore.
E aksidentuara po mer ndihmën mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për 3 shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 17 vjeç, banues në Kukës dhe në Has, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasit L. E., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe R. L., 36 vjeç, banues në Kukës, pasi janë larguar nga vendi ku dyshohet se janë përplasur automjetet që ata drejtonin. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin R. L.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e mjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. N., pasi ka ndërtuar një objekt dykatësh, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.