DVKM Korçë
Vijoi lëvizjen drejt Greqisë, në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë, për bllokim të automjetit që drejtonte pa leje qarkullimi, kapet dhe procedohet penalisht 34-vjeçari.
Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje të RSh-së, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e PKK Kapshticë kanë evidentuar se shtetasi K. Sh., 36 vjeç, banues në Larisa, Greqi, drejtonte automjetin në dalje të RSh-së, i papajisur me leje qarkullimi.
Për këtë arsye shërbimet kanë ndaluar daljen e 36-vjeçarit, jashtë shtetit, si dhe kanë filluar veprimet procedurale për bllokimin e automjetit që drejtonte ai.
36-vjeçari nuk i është bindur këtyre urdhrave, por ka vijuar lëvizjen me automjet, drejt territorit grek.
Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe kanë mundësuar ndalimin e këtij shtetasi dhe bllokimin e automjetit që drejtonte ai, pa leje qarkullimi.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Veprimet e mëtejshme për këtë rast do të kryen nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Multigames”.
Zbulohen 2 lokale ku organizoheshin ilegalisht, lojëra fati, me kompjuterë dhe me celularë.
Arrestohen 3 shtetas (administrator dhe punonjës në këto subjekte).
Sekuestrohen nga të dyja subjektet, 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 celularë dhe bileta me baste sportive.
Në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Multigames”.
Gjatë operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. K, 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç, pasi:
-në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin që administronte 24-vjeçari dhe ishte punonjës shtetasin B. K., dyshohet se viheshin baste sportive, me celularë;
-në rrugën “Mysym Keta” , në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën 2 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N., 57 vjeç, banues në fshatin Ungrej, pasi u kap duke transportuar me automjet, pasagjerë, aktivitet për të cilin nuk ishte pajisur me licencë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K. alias E. C., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. P., 65 vjeç dhe M. P., 62 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se kanë pushtuar një sipërfaqe toke në fshatin Gorre. Gjithashtu, dyshohet se për motive pronësie, i kanë dëmtuar 3 koshere bletësh, një 64-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 35 vjeç, banues në fshatin Rrasfik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi drejtonte motomjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin A. K., 19 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet pa targa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. Y., 27 vjeç, banues në Turqi, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Han i Hotit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-M. B., 20 vjeç, banues në Turqi, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Han i Hotit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetaset M. V., 39 vjeçe dhe J. V., 32 vjeçe, të dyja banuese në Filipine, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, informojmë se nga verifikimet paraprake, dyshohet se shtetasi që humbi jetën, N. K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pasi ka pësuar arrest kardiak. Automjeti më pas është përplasur me një shtyllë dhe me një mur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin D. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi, automjetin, duke e mashtruar se do ta blinte. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 34 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën një sasi Cannabisi që u sekuestrua bashkë me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, dyshohet se për motive të dobëta, i ka ndërprerë rrugën, me automjet, automjetit që drejtonte shtetasi L. M.. Më pas, shtetasi L. S. dyshohet se ka thyer një xham të automjetit të shtetasit L. M., dhe është larguar. Punohet për kapjen e shtetasit L. S..
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Veliqot”, shtetasi N. S., 66 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, një pasagjer në këtë automjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Mat / Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K.N., 36 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se më datë 09.03.2026 ka vjedhur një automjet në pronësi të shtetasit M.N., si dhe një gjenerator elektrik në banesën e shtetases P.S. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, i cili u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet elektrik pa targa. Më tej, gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 grirëse për këtë lëndë dhe 4 armë të ftohta, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 19 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të parkuara. Si pasojë pati vetem dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Mamurras, pasi në fshatin Gosë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 51-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rreziku për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan një-16 vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marëdhënie seksuale me një 14-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi kallëzoi shtetasja E. P., se ai i ka kanosur vajzën;
-shpallën në kërkim shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur shpendë dhe objekte që lidhen me to, në një subjekt për tregtimin e tyre. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje, në 2 lokale në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P., 48 vjeçe, banuese në Laprakë, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte, në një market në fshatin Fermë Sukth.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur një 51-vjeçar.
Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. V., 22 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë verifikimeve në hyrje të RSh-së, ka rezultuar se automjeti që posedonte, ishte i vjedhur në Itali.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Berat
Me automjetin që drejtonte, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte një 42-vjeçar, dhe u largua, identifikohet dhe kapet 19-vjeçari.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Fiat”, me të cilin 19-vjeçari përplasi biçikletën.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 08.03.2026, në aksin “Dimal–Berat”, ku u përplas me automjet, biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi R. T., 42 vjeç, shërbimet e Policisë Rrugore identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin H. M., 19 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan.
19-vjeçari, pasi ka përplasur me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi R. T., është larguar nga vendi i aksidentit, me qëllim shmangien e përgjëgjësisë penale.
42-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të Policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti.
Arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri (i mitur) në automjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, në ajër, për të kanosur punonjësit e Policisë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 40-vjeçari, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale.
Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me municion, e përdorur në këtë rast.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e autorësisë së rastit të datës 09.03.2026, kur rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policise Shkoder zhvilluan operacionin e koduar “Risku”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. B., 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.
Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.
43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.
Gjatë ndjekjes, shtetasi B. B. dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.
Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi B. B., u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.
Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit B. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”.
Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit.
Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.
Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.
Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje.
Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.
Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë.
Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
